Përfituesit e bursave studentore dhe mbështetjes financiare për ushqim të studentëve, do të marrin mjetet e tyre gjatë këtij muaji, transmeton Portalb.mk.
“Deri në mesin e muajit mars të gjithë shfrytëzuesit e bursave të nxënësve , bursave të studentëve dhe racionit të subvencionuar për studentë do t`i marrin mjete financiare që u përkasin përfundimisht nga ky muaj”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria sqaroi që nxënësit dhe studentët që janë përfitues të bursave nga viti i kaluar, gjithashtu do të kenë rritje të vlerës së bursës, por duhet të ndjekin procedurën për nënshkrimin e aneks marrëveshjes për bursa.