Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar. Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon. “Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën të dielën zgjedhjet për pushtetin vendor. 30 vendvotime janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin…

Lexo më Shumë

Një 67-vjeçar është gjetur pa shenje jete në banesën e tij. Rasti ka ndodhur gjatë së dielës në veriun e Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun Besim Hoti. Hoti tha se në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja të dhunës. “Besohet se vdekja është natyrale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, tha Hoti. Ai theksoi se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lexo më Shumë

Rezervistët rusë ka të ngjarë të përdorin “lopata” për luftime në Ukrainë për shkak të mungesës së municioneve, thotë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. Në fund të shkurtit, rezervistët përshkruan se u urdhëruan të sulmonin një pozicion ukrainas “të armatosur vetëm me armë zjarri dhe lopata”, tha kjo ministri në përditësimin e fundit të inteligjencës. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë përmendi një lopatë të njohur si MPL-50. Mjeti u projektua në vitin 1869 dhe kishte ndryshuar pak, tha ministria. closevolume_off “Vdekshmëria e mjetit të rrënjosjes së standardit MPL-50 është mitologjizuar veçanërisht në Rusi”, tha ministria. Përdorimi i vazhdueshëm…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës sot do të zhvillojë seancë solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Seanca pritet të nis në ora 12:00. Me këtë rast para deputetëve do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. “Në orën 12:00, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Seancën Solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së”. Po ashtu deputetëve dhe të pranishmëve nesër pritet t’u dhjetohet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në seancën solemne për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë…

Lexo më Shumë

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë turke, pasi akuzohet se kanë vrarë dy persona, të cilët i akuzuan se u kanë vjedhur delet. Njëri prej të akuzuarve, i identifikuar si Siraç Özgür shpjegoi ngjarjen duke thënë se gjithçka ndodhi pasi nuk kishte parë delet e tij në vendin e vet në kullotë, dhe teksa ishte duke kërkuar kishte parë që disa persona ia kishin grabitur. Ai drejtoi gishtin ndaj tre personave, Samet Karan (32 vjeç), Ercan Ortatepe (35 vjeç) dhe djali i tij Utku Ortatepe (8 vjeç), me të cilët nisi të debatojë. Por, në zënkë…

Lexo më Shumë

Ai e vlerëson si shumë të gabuar politikën e subvencioneve, e cila, sipas tij, i ka bërë shumë kompani sterile dhe të paafta të përballen me ritmin e ekonomisë, në kohën e krizës së madhe ekonomike botërore. Sipas tij, zgjidhja qëndron në tregun e lirë, në forcimin e konkurrencës, që më pas mundëson çmime më të lira. “Për këtë nuk mund të akuzohen inspektoratet apo institucionet që dalin në terren dhe bëjnë monitorimin, por çfarë nëse këtë e bëjnë kur formimi i çmimeve është në dorë të prodhuesit. Ata mund të bëjnë manipulime në çmime dhe nuk…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar në lidhje me tenderët që kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradës së korridorit 8 dhe 10. Nga kjo parti thonë se Qeveria e Kovaçevskit po hyn në skema të dyshimta biznesi dhe se këto biznese prej 22 milionë eurove i marrin kompani që paraprakisht kishin ndalesë për shkak të veprave joetike dhe joligjore. Deputeti opozitar, Bojan Stojanovski pohon se tenderin publik për mbikëqyrje gjatë ndërtimit të autostradës, e merr një konzorcium i udhëhequr nga kompania spanjolle EPTISA, e cila së bashku me dy kompani nga Maqedonia u zgjodh si ofrues më i volitshëm. Njëra prej tyre…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona nga Batinca e Shkupit pasi të dy kanë plagosur me thikë një person, ndërsa e kanë goditur me armë në kokë. Nga Prokuroria thonë se dy vëllezërit nga batinca do të ndiqen për dhunë, që dënohet sipas nenit 286 të Kodit Penal. “Dy të dyshuarit, të moshës 40 dhe 44-vjeçare, më 2 mars në një kafe bar në fshatin Batincë, kanë kryer dhunë të rëndë dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore një personi. Ndërsa pala e dëmtuar ishte ulur në objekt me dy njerëz të tjerë, të dyshuarit hynë dhe u nisën…

Lexo më Shumë

Luis Suarez ka dhënë një intervistë të plotë për “Placar”. Asi uruguajan iu referua Neymar dhe treshes që kishin ndërtuar bashkë me Lionel Messin në Barcelonë. “Nuk më pëlqen shumë të flas për këtë, por erdhi koha kur ai ishte tashmë një lojtar i madh dhe ne shkuam me Messin dhe folëm me Neymar dhe i thamë: “Jo, nëse doni të fitoni gjithçka, qëndroni me ne”. Ai na dëgjoi dhe tha “Po, po, dua të qëndroj”. Por më pas ishte i gjithë mjedisi, i cili ndonjëherë është i vështirë për t’u kontrolluar. Ne si miq e këshilluam të…

Lexo më Shumë

Katër prej viktimave të aksidentit mes dy trenave që ndodhi më 1 mars në Greqi janë shqiptarë, ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, pas komunikimit me autoritetet greke. “Në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare. Ata janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato”, ka deklaruar Ministria e Jashtme. Gjithashtu, autoritetet shqiptare bënë të ditur se po presin rezultatet e ADN-së edhe për një shtetas tjetër shqiptar që është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij…

Lexo më Shumë

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, gjatë vizitës në Ukrainë më 4 mars bëri thirrje që ky shtet të lejohet të nisë gjatë këtij viti negociatat për anëtarësim në bllokun evropian. “Kam shpresë se negociatat për pranim mund të nisin gjatë këtij viti”, tha Metsola gjatë vizitës në Lviv, qytet në perëndim të Ukrainës. “E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin Evropian”, theksoi ajo. Qershorin e vitit të kaluar, Brukseli i dha Kievit statusin e kandidatit, katër muaj pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës. Por, procesi për anëtarësim në BE mund të marrë disa vite. Vendimi final varet nga qeveritë…

Lexo më Shumë