Në fundjavën e kaluar (04 dhe 05 mars), zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë mbajtur takime me përgjegjës të gjithsej 21 objekteve hoteliere (hotele dhe motele) që veprojnë në rajonin Tetovë-Gostivar informon Tetovasot. Në kuadër të këtyre takimeve të mbajtura nga Departamenti i Parandalimit, punonjësit e policisë i njohën ata më për së afërmi me dispozitat e Ligjit për të Huajt dhe me domosdoshmërinë e respektimit të plotë dhe të qëndrueshëm të tyre, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për regjistrimin dhe ç’regjistrimin e shtetasve të huaj dhe rregullimi i qëndrimit të tyre në zonë. Ata u njoftuan edhe për implikimet…
Author: Hamdi Kumanova
SHA EMV më 05.03.2023 prodhoi 18.203 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 15.118 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.085 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 05.03.2023.
Sot kur po shënojmë 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi ishte rrethuar nga forcat e shumta ushtarake dhe policore serbe, kujtimi ynë merr një dimension epik, jo vetëm për shkak të karakterit të ngjarjeve, por edhe për shkak të efektit që prodhoi kjo epope, e cila në qendër kishte rezistencën e familjes heroike Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Sulmi i tretë i forcave serbe në lagjen Jasharaj, që kishte ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishte…
Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti derisa ka komentuar vendimin e Ahmetit për të emëruar Bujar Osmanin për koordinator të Çairit, ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim me statutin e partisë sepse nuk ka kaluar në organet partiake dhe ka për qëllim të heshtë ata që mendojnë ndryshe. “Është vendim jo-statutor që nuk ka kaluar nëpër organet partiake”, tha shkurt Mexhiti. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme BDI e ka caktuar Bujar Osmanin si koordinator për degën e Çairit.
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 39-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pasi i njëjti ishte raportuar se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmjen e djeshme (05-mars) rreth orës 22:10, kanë privuar nga liria 39-vjeçarin T.M. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me sende të mprehta. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet…
Mbrëmë (06-mars) në orën 15:30, 36-vjeçarja I.P. nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën “Andreja Saveski-Kikish” në Tetovë ka rënë zjarr në garazhin e tyre ku ka qenë e parkuar një veturë. Me intervenim të Ekipit Teritorial kundër Zjarreve-Tetovë zjarri është lokalizuar dhe nuk ka persona të lënduar, ndërsa sot (06-mars) një ekip nga SPB Tetovë do të kryejë inspektimi të plotë.
Ditëve të fundit, kërcënimet për “bomba”, vijnë nga adresa elektronike në Iran dhe Rusi, kurse pagesat e shërbimeve VPN janë me kriptovaluta që vështirëson gjetjen e autorëve – përcjell KlanM deklaratën e Ministri të Brendshëm, Oliver Spasovski, për Tv24. “Intenzivisht po punohet për të gjetur autorët. Disa raste janë zbardhur. Nuk bëhet fjalë pvetëm të kërcënime që ndodhin vetëm në vendin tonë, por me problemin e njëjtë përballen edhe vendet e rajonit. Ditëve të fundit e-mailat janë dërguar nga adresa në Iran dhe Rusi, kurse pagesat në shërbimet VPN janë me kriptovaluta që vështirëson gjetjen e autorëve” – ka deklaruar…
Nga LSDM përmes një komunikate thonë se masa e Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës po respektohet. Nga kjo parti shtojnë se pushteti po mbron qytetarët në kohë krize. “LSDM mbrojti qytetarët dhe nuk lejoi përfitime në kohë krize. Masa për ngrirjen e çmimit të bukës për maksimum 33 denarë dhe obligimi për furnizim me të njëjtën po jep rezultate. Furrat e mëdha të cilat e bojkotuan obligimin për dy ditë, bukën e bardhë prej 450 gramësh e dërgojnë në tregje me çmim prej maksimumi 33 denarë”, thonë nga LSDM.
Dy vetura janë dëmtuar ndërsa një punonjës i pikës së karburantit është lënduar pasi gjatë ditës së djeshme në fshatin Marino, në një pompë benzine ka shpërthyer zjarr brenda një veture. “Më datë 04.03.2023 në SPB-Shkup është raportuar se rreth orës 19:40 në një pikë karburanti në fshatin Marino, komuna e Ilindenit, ka shpërthyer zjarr në veturën e pasagjerëve “Fiat” me targa të Shkupit, në pronësi të L. V. (59) nga Ilindeni. Gjegjësisht, sipas raportit, derisa punonjësi M.K.(20) nga fshati Jurumleri i Shkupit, po derdhte gaz në veturë, ka shpërthyer zjarri dhe i njëjti është lënduar. Nga zjarri është dëmtuar…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton qytetarët se sipas Ligjit për mbështetje financiare të kategorive të rrezikuara të qytetarëve për përballje me krizën energjetike, listat e përfituesve të mbështetjes financiare sipas këtij ligji janë publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Mjetet financiare për përfituesit e mbështetjes financiare për përballimin e krizës energjetike do të paguhen më 13 mars 2023. LINK PËR LISTËN: https://mtsp.gov.mk/pocetna-ns_article-spisoci-mart.nspx Ankesa mund të dorëzohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ose përmes e-mailit: [email protected].
Në ndërkohë, autoritetet e qytetit i hodhën poshtë pretendimet se u kishte borxh, por nga kontrolli rezultoi se Qyteti i Shkupit e ka gabim. Ndërkaq, kryetarja Arsovska akuzoi transportuesit privatë se kanë bërë tarifa për pesë vjet dhe nuk kanë raportuar asnjë biletë të shitur. Siç theksoi ajo, dy kompanitë private publike të qytetit “Makekspres” dhe “Sloboda prevoz” në pesë vitet e fundit, përkatësisht nga viti 2017 e deri më sot, nuk kanë regjistruar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin për dy shoqatat, edhe pse kanë paraqitur se kanë vozitur rreth 400.000 kilometra në muaj…
Në periudhën promocionale deri më 31 mars, ProCredit Bank ofron një normë tërheqëse fikse për depozitat. Inkurajimi i kulturës së kursimit, investimi në edukimin financiar dhe bankat e përgjegjshme janë postulatet kryesore ndaj të cilave angazhohet pa kushte operimi i ProCredit Bank. Duke marrë parasysh faktin se ProCredit Bank është e vetmja bankë në treg që ka një vlerësim kredie nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Fitch Ratings, e cila konfirmoi edhe këtë vit vlerësimin e lartë të kredisë “BBB-“, kursimtarët mund të jenë të sigurt se afati i tyre depozitat do të jenë të qëndrueshme dhe të sigurta. Një tregues…

