Author: Hamdi Kumanova

Mënyra më e mirë e Partisë Demokratike për t’u futur në zgjedhjet vendore të 14 majit është përmes koalicionit me Partinë e Lirisë. Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë. Berisha shtoi se dalja me kandidatë të pavarur nuk është strategjia e duhur për të grumbulluar vota. “Në mbledhjen e Kryesisë diskutuam për mënyrën se si do të regjistrojmë kandidatët. Mënyra më e mirë deri tani është ajo e koalicionit. Diskutuam nëse mund të dalim me kandidatë të pavarur por kjo nuk është mënyra e duhur se nuk mbledh vota”, tha…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten kritikoi disa vendime të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Serbisë, të cilat i referohen një granti prej 600 milionë euro për atë vend si dhe një paketë ndihme financiare prej 2.2 miliardë eurosh. Ai kërkoi nga Komisioni Evropian shpjegim për ato veprime, siç tha ai, “duke e ditur se presidenti serb Aleksandar Vuçiq e përdor BE-në si bankomat personal”. “Më 28 shkurt, Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim i dorëzoi Serbisë një paketë të mbështetjes financiare në vlerë prej 2.2 miliardë euro, nga të cilat 600 milionë euro janë grante. Ky është granti më i madh i…

Lexo më Shumë

A KA KORRUPSION NË NDËRTIMIN E KORRIDORIT 8 DHE 10D?! Qeveria Kovaçevski hyn në skema biznesi të dyshimta në procedurën për ndërtimin e autostradave në Maqedoni, ku 22 milion euro marrin firmat që paraprakisht kishin patur ndalesë për shkak të veprimeve joetike dhe të jashtëligjshme. Akuza, sic percjell KlanM, vjen nga VMRO-DPMNE-ja ku pretendojnë se kanë informacione për firmën që mbikqyr ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D si dhe sipas tyre për implikime të kapitalit rus. “Konzorciumi I udhëhequr nga EPTISA fiton tendering, pasi paraprakisht Konzorciumi nga IGH, në përbërjen e së cilës ka qenë firma e…

Lexo më Shumë

Duke prezantuar si dëshmi mendimin e 1 mjekëve nga Ndihma e Shpejtë, ekipi i të dënuarit Bojan Jovanovski – Boki 13, ka kërkuar nga Gjykata Penale që të lirojë të dënuarin Boki 13. “Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Boki 13, pamundësinë për trajtim në kushte të burgut, e gjithë kjo e argumentuar edhe në mendimin e atyre ku bazohet edhe Gjykata Penale, por edhe me vërtetim nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore, e cila 11 herë ishte e thirrur në burgun “Idrizovë”, duke dhënë vërtetim se nuk është e mundur të aplikohet terapia, as të mbahet regjimi i higjienës…

Lexo më Shumë

Numri i familjeve që marrin ndihmë financiare nga shteti për ngrohjen e shtëpive është i vogël dhe duhet të rritet. Kryetari i Komisionit Rregullator Energjetik, Marko Bislimovski, propozon një model të ri me të cilin shteti do të mund t’u përgjigjet më shumë amvisërive që nuk kanë para të mjaftueshme për të paguar faturat e energjisë elektrike. Ai thotë për Alsat se shteti duhet të mbulojë një pjesë të faturave, në vend që të transferojë para në xhirollogari. “Një amvisëri, nëse ka të ardhura më të ulëta, duhet të marrë më shumë ndihmë. Siç rriten të ardhurat e asaj…

Lexo më Shumë

Sipas metodologjisë për harmonizimin e pensioneve, nga ky muaj do të rriten për shtatë për qind, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Me këtë rritje pensioni mesatar, i cili arrin në 17.422 denarë, rritet për 1.219 denarë dhe do të jetë 18.641 denarë, përkatësisht do të jetë pak më shumë se 300 euro. Sipas metodologjisë së MPPS-së, pensionet rriten çdo gjashtë muaj (mars dhe shtator) me një përqindje që është shuma prej 50 për qind e rritjes së pagës dhe 50 për qind e rritjes së kostos së jetesës.

Lexo më Shumë

Të gjitha prokuroritë themelore në Maqedoninë e Veriut janë në “hall” për prokurorë, por përkundër kësaj, shumica e kandidatëve të sapo diplomuar për prokurorë publikë janë të interesuar që të punojnë në Shkup. Për këtë arsye, nga Këshilli i Prokurorëve kanë vendosur që shpallja e re për prokurorë të jetë e hapur vetëm për qytetet me numrin më të vogël të prokurorëve, dhe jo në Shkup. Nga 31 vende të lira për prokurorë publik do të mund të aplikojnë 28 kandidatë, të cilët sapo kanë kaluar Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, edhe atë në këto prokurori: Shpallja për Prokurorë…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se duhet të arrihet konsensusi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese, nga të cilët varet rruga evropiane e vendit, raporton KlanM. Osmani, sic percjell KlanM, në një intervistë për portalin “racin.mk” thotë se duhet të lihen anash interesat e politikës ditore, të ulet e të analizohen të gjitha aspektet “për” dhe “kundër” ndryshimeve me të cilët Bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. “Ju siguroj se edhe në nivel e ekspertëve dhe në atë politik dhe në cilin do nivel tjetër, do të dominojnë argumentet “për” ndryshimet kushtetuese, për shkak se kanë të…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike ngriti akuza këtë të hënë ndaj Policisë së Shtetit dhe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë. PD thotë se Policia e Shtetit po shpërdoron 670 mijë USD për 67 makina. Zëdhënësja e PD akuzoi se për 67 makina Hyundai, Policia e Shtetit do të shpenzojë 2.2 milionë euro. Pas katër vitesh përdorim këto mjete do t’i kthehen koncensionarit. “Me një përllogaritje të thjeshtë, një makinë do të kushtojë 30 mijë euro për katër vjet, dhe në fund të kësaj periudhe do t’i kthehet tregtarit, i cili do të mund ta rishesë për të nxjerrë një fitim të…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE kanë kritikuar qasjen e ekzkutivit pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë, përcjell TV21. Nga VMRO thonë se Qeveria deri sa lavdërohet për këtë veprim, ekzekutivi për vete furnizohet me bukë 30 deri 100 për qind më të shtrenjtë. “Flasin për çmime prej 33 denarëve, ndërsa Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta pranë Qeverisë ka lidhur kontratë për blerjen e bukës së bardhë me çmim prej 41,4 denarë prej 450 gramëve, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Por që të jetë më e madhe hipokrizia e…

Lexo më Shumë

Stjuardesa tregon pse nuk duhet të hani gjithmonë ushqim në fluturime të gjata Stjuardesa tregon pse nuk duhet të hani gjithmonë ushqim në fluturime të gjata Publikuar 12:30 4 Mars, 2023 Një stjuardesë ka folur se pse nuk është gjithmonë ideja më e mirë të hani ushqimin tuaj në një fluturim të gjatë. Kris Major është një stjuardesë me përvojë e cila ka punuar në aeroplan për më shumë se dy dekada, kështu që ajo njeh shumë mirë disa nga këshillat dhe truket më të mira të tregtisë. Por ajo shpjegoi se ndërsa është joshëse të marrësh ushqimin që të…

Lexo më Shumë

Tragjedia e Larisës la pas dhe shumë rrëfime që dëshmojnë dhimbje dhe dëshpërim. Një nga viktimat e përplasjes kishte plane të mëdha për jetën, por fundi do të ishte tragjik. Dimitris Aslanidis ishte 26 vjeç dhe ditën e tragjedisë fatale ishte nisur në Athinë për të propozuar të dashurën e tij për martesë. I pikëlluar nga dhimbja, babi i tij shprehet se të birit iu prenë krahët në një moshë shumë të re. Trupi i viktimës nuk është gjendur ende ndërsa pritet testi i ADN. Familja është në pritje të identifikimit të trupit në…

Lexo më Shumë