Author: Hamdi Kumanova

Pas një vit luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e informacionit, shpesh duke përsëritur deklaratat e njëra-tjetrës nëpër mediat shtetërore, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar Perëndimin, thuhet në një raport të ri. Studimi njëvjeçar i kryer nga Aleanca për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall, gjeti se mesazhet nga zyrtarët kinezë dhe mediat kineze evoluan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, për të ofruar “mbulesë retorike më të madhe për Kremlinin” pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit se është palë neutrale në…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut ka bërë progres të kufizuar në fushën e arsimit, vendi nuk ka realizuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të fundit nga Komisioni Evropian. Nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme pohojnë se arsimi ballafaqohet me shumë probleme pasojat e së cilit i vuajnë vetë nxënësit. Për gjendjen aktuale të sistemit arsimor kritik shprehen edhe ekspertët. Pyetjes sonë se “çfarë bënë Ministria e Arsimit në për zhvillimin e arsimit cilësor në vendin tonë”, nuk iu përgjigjen nga ky institucion, shkruan Portalb.mk. Arsimi, edhe pse një fushë jetike për një të ardhme më të mirë të vendit,…

Lexo më Shumë

Një punonjës i Twitter i ka bërë thirrje Elon Musk në platformë për të pyetur nëse ai ishte shkarkuar. Në një postim në Twitter drejtuar shefit ekzekutiv të firmës, Halli Thorleifsson shkruan: “Drejtori juaj i HR nuk është në gjendje të konfirmojë nëse jam i punësuar apo jo”. Zoti Musk u përgjigj duke pyetur: “Çfarë pune keni bërë?” Thorleifsson i tha BBC-së se nëntë ditë pasi u bllokua nga llogaritë e Twitter, ai nuk e dinte nëse ishte shkarkuar apo jo. Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh me zotin Musk, të cilat lexoheshin si një intervistë e drejtpërdrejtë për…

Lexo më Shumë

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se personat që konsumojnë rregullisht një sasi të vogël të arrave, kanë gjasat e ulëta që të kenë rrahje të çrregulluara të zemrës.Studimi ka treguar se konsumimi i arrave të paktën tre herë në javë lidhet me uljen e rrezikut për fibrilim atrial për 18%.Kjo gjendje e rrahjeve të çrregulluara të zemrës është një nga shkaktarët e arrestit kardiak.Afërsisht 1.3 milionë njërës në Britani janë diagnostifikuar me këtë gjendje, dhe rreth 500,000 të tjerë kanë rrahje të çrregulluara të zemrës mirëpo pa diagnozë.

Lexo më Shumë

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve…

Lexo më Shumë

Nga 19 rekomandimet që UNESKO-ja u ka dhënë autoriteteve që rajoni të mos përfshihet në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtje, vetëm katër janë përmbushur pjesërisht, akuzuan 17 organizata joqeveritare nga rajoni i Ohrit, Strugës dhe Podgradecit. “Urbanizimi i pakontrolluar është përmendur me katër fjali në këtë raport dhe është problem shumë i rëndësishëm që po ndodh në Parkun Kombëtar. Rregullisht dorëzohen raporte që vetëm fshehin problemin dhe hedhin mbeturinat nën qilim”, tha Nikolla Kiselinov – Shoqata Turistike e Ohrit. Nga Lëvizja qytetare Ohër SOS, kujtojnë rekomandimin për Mision monitorues reaktiv nga viti 2020, i cili u…

Lexo më Shumë

Policia gjermane tha se ka shkatërruar në bandë ndërkombëtare të krimit kibernetik, që kishte kërcënuar kompanitë e mëdha dhe institucionet për vite me radhë, duke u marrë miliona euro. Duke punuar me forcat e tjera partnere ligjzbatuese, përfshirë edhe Europol-in, Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe autoritetet në Ukrainë, policia në Dyzeldorf tha se arriti të identifikonte 11 persona të lidhur me këtë grup që ka operuar në disa vende që nga viti 2010. Në vitet e fundit, grupi është njohur me emra si Indrik Spider, Double Spider dhe Grief. Në mesin e…

Lexo më Shumë

Distanca prej 500 metrave deri te objekti ku organizohen lojërat e fatit nuk është i vetmi nen kontestues në ndryshimet e propozuara të ligjit. Një sërë kufizimesh, rregullore të rrepta dhe rritje të shpenzimeve ndaj shtetit nga kompanitë e këtij sektori janë rregullat e reja që Qeveria po përpiqet t’i kalojë. Një nga nenet kyçe të propozuara të ligjit është që kompensimi i licencës për një bastore të rritet nga 105 mijë euro në 200 mijë kurse numri i pikave të pagesës është gjithashtu i kufizuar dhe me një licencë mund të jenë maksimumi 25 objekte. Secila licencë e radhës…

Lexo më Shumë

Rikonstruimi i fundit i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila aktualisht udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski (kryeministër) e ka rritur numrin e shqiptarëve që drejtojnë ministri në këtë vend. Përveç se janë në numër më shumë, zyrtarët qeveritar të përkatësisë shqiptare gjithashtu drejtojnë pozitat më të rëndësishme në Maqedoni, siç janë: shëndetësia, arsimi, ekonomia, politika e jashtme dhe të tjera. Me ndryshimet e fundit që u bënë në kabinetin qeveritar, gjegjësisht inkuadrimin e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, numri i ministrive që drejtohen nga shqiptarët shkon në tetë. closevolume_off Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka 16 ministri ndërsa…

Lexo më Shumë

Më shumë se një në dhjetë persona hipin pas timonit të një automjeti në Zvicër ndërsa janë nën ndikimin e substancave të rrezikshme, sipas një studimi të ri, përcjell albinfo.ch. Midis 10-15% e shoferëve që morën pjesë në studim kishin konsumuar një substancë që mund të dëmtonte aftësinë e tyre gjatë 24 orëve të mëparshme, tha Marc Augsburger i njësisë së mjekësisë ligjore në universitetet e Gjenevës dhe Lozanës. “Ne prisnim të gjenim kanabis ndër substancat ilegale më të përhapura. Por, doli që nuk është kështu – është kokaina”, i tha ai televizionit publik zviceran, RTS. Policia është e…

Lexo më Shumë

Sali Berisha deklaroi sot se ka vetëm një Parti Demokratike, dhe ajo u përket anëtarëve të saj. Një orë pasi PD dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar me emrin e Lulzim Bashës si kryetar të saj, Berisha akuzoi Bashën dhe Alibeajn, si pengje të kryeministrit. SALI BERISHA KRYETAR I PD “Ekziston fraksioni i pengjeve të edi ramës që përbëhet nga dy persona: Lul brava dhe Alibasha, kaq. PD është një dhe vetëm një. Është ajo e anëtarësisë që ka mbështetjen masive nga qytetarët shqiptarë.…

Lexo më Shumë

Dyshimet e ngritura ndaj kredibilitetit të kompanive që do të mbikëqyrin punimet në Korridorin 8 dhe 10-d, duket se akoma nuk kanë arritur në veshin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi. “Ministria e Financave vazhdon të mbrohet në heshtje duke mos dhënë asnjë arsyetim se si u bë që kompania spanjolle EPTISA, nga një kompani e cila sipas Qeverisë në nëntor të vitit 2020 kishte vepruar në mënyrë jo etike dhe jo ligjore, në shkurt të vitit 2021 të shndërrohet në kompani etike dhe ligjore dhe institucionet shtetërore dhe komunat të mund t’i besojnë projekte…

Lexo më Shumë