Për vizitë në Kosovë po qëndrojnë sot një delegacion i lartë i zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikanë.
Ata do të priten në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi pritet të mbahet në ora 12:00.
“Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane”, thuhet në njoftimin për media nga Presidenca./21Media