Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme ka publikuar në Facebook se çfarë ka bërë në periudhën 2017-2022. Marrja e Ministrisë së Brendshme nënkuptonte marrjen e një borxhi 40 milionë euro, asnjë kapital, projekt infrastrukturor, asnjë objekt të rinovuar, punonjës policie pa pajisje, pa uniforma, me gjyqe enorme për mospagesë të bonusit dhe pagave dhe një sërë problemesh të tjera me të cilat punonjësi i policisë, strumbullari i institucionit, u harrua në margjina. MPB për QYTETARË 2017-2022: – Borxhi i kthyer 40 milionë euro -78 objekte të rikonstruktuara, me efikasitet energjetik, me 30% kursim të energjisë elektrike -Tre rritje pagash nga 5%…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,47% në raport me vendimin e datës 20.1.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon. Ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕUROSUPER BS-95 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,228 den/kg dhe do të jetë 41,042 den/kg. Nga data 24.1.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do…

Lexo më Shumë

Pasi një ditë më parë ekipi i Klan hasi ekipe të dyshimta në rrugët e Shkupit të cilët patrullonin me vetura dhe furgone të dyshimta. Në pyetjen e Klan M drejtuar MPB-së se a operon ky njësit, nga atje as nuk e mohojnë dhe as pohojnë këtë. ”Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe sanksionimin e shkelësve të ligjeve, dhe duke e bërë këtë, sipas një analize dhe vlerësimi të bërë më parë të shërbimeve profesionale, punonjësit e policisë nga njësitë e ndryshme organizative angazhohen, me…

Lexo më Shumë

Teknologjia do të ketë një nga rolet kryesore në ekonominë e re të riglobalizuar, duke kontribuar në të gjitha sistemet, nga tregtia dhe investimet, përmirësimi i inovacionit dhe rezistencës së sektorit privat, fuqia punëtore, deri te ballafaqimi me ndryshimet klimatike dhe tranzicioni energjetik. Vlerësimet janë se rreth 70 për qind e vlerës së re të krijuar në ekonominë globale do të rezultojë nga teknologjia digjitale, shkruan në kolumnën e tij të fundit, ministri i Financave, Fatmir Besimi. Teknologjia është jashtëzakonisht e rëndësishme në uljen e kostove gjatë tregtimit dhe rritjen e tregtisë së shërbimeve. “Jetojmë në një kohë ku teknologjitë…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të cilat mes tjerash akuzohen ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili dënohet me 2 vjet burg dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet gjithashtu me 2 vjet heqje lirie. Sasho Mijallkov dënohet me 2 vjet burg Menduh Thaçi dënohet me 2 vjet burg Bedredin Ibrahimi dënohet me 2 vjet burg, i llogaritet dhe koha e paraburgimit. Aneta Stefanovska dënoeht me 2 vjet burg Vllatko Shajkovski dënohet me 2 vjet burg dhe Sasho…

Lexo më Shumë

Në Bruksel sot vazhdon skriningu bilateral për kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Zv/Kryenegociatorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE znj. Drtia Abdiu Halili, zv/kryeministri për çështje ekonomike z.Fatmir Bytyqi si dhe ministri i ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij kapitulli dhe lidhjen horizontale që ai ka nëmes klasterëve dhe fushave/kapitujve delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë takim të skriningut bilateral e përbëjnë përfaqësues nga: Ministria e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë sitës së djeshme kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur para. “Me datë 22.01.2023 në ora 10:45 para një lokali hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (28) nga Tetova. Ai dyshohet se ka marrë para nga portofoli i një personi në lokalin hotelierik. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës”,…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale Shkup sot pritet të jep aktgjykim të ri për rastin “Titanik 2”, në të cilin në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, përcjell TV21. Me aktgjykimin e parë të shpallur me 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me burgim, por në dhjetor të po atij viti, Giykata e Apelit në Shkup shfuqizoi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim. Përveç Mijalkovit dhe Thaçit, të akuzuar janë edhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, si dhe Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev nga…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 28 vjeçarin K.B. nga Tetova. Personi në fjalë dyshohet se paraprakisht në një restorant kishte marrë të holla nga portofoli i një personi. Paratë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, derisa personi i dyshuar është ndaluar në stacionin policorë, shkruan Alsat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj K.B. do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës prej 60 centimetra, në Mavrovë 10, ndërsa tetë në Llazaropolë, njoftoi DPHM. Më së shumti shi, gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Demir Kapi 19 litra në metër katror, në Mavrovë 15 dhe në Ohër nëntë litra. Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të jenë më të mëdha (mbi 30 litra në metër katror). Në male, ndërsa pasdite edhe në disa vende më të larta do të ketë reshje të borës. Do…

Lexo më Shumë

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Luiziana të SHBA-së ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur 12 persona. CNN bën me dije se sipas dëshmitarëve që ndodheshin brenda “Bar& Lounge” ku ndodhi ngjarja, përleshja nisi me dy grupe klientësh të cilët më pas nxorrën armët dhe filluan të qëllonin. Shefi i komisariatit të Baton Rouge, thotë se nga 12 personat e qëlluar, tre prej tyre kanë marrë lëndime serioze për jetën. Mësohet se të rinjtë po organizonin një festë me shokët e shkollës. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen rrethanave…

Lexo më Shumë