Akuzat që VMRO-DPMNE ka lëshuar ndaj tij dhe eksponentëve të tjerë të Aleancës për Shqiptarët, sekretari organizativ i kësaj partie dhe ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, i ka cilësuar si shpifje që kanë për qëllim vetëm hakmarrjen politike. Ai tha se është nga njerëzit që bashkë me subjektin, ASH-në, ia prishën VMRO-së ëndërrat kundër Bashkimit Evropian dhe perëndimit. “Mua më vjen mirë që VMRO ka drejtu akuza drejt meje, sepse ashtu si në 2017 edhe në 2023 ne e kemi shkatërruar ëndërrën e tyre që është ëndërra anti BE dhe anti perëndimit. Dhe këto akuza te unë kanë qenë të derejtuara për arsye sepse unë kam qenë një nga këto njerëz brenda ASh që ka kontribuar që të krijohet kjo ekodistancë mes tyre. Akuzave të tyre prokuroria u ka dhënë përgjigje seë janë tpavërteta. Mandej shtrohet pyetja se dy vite më parë ata mkanë dhënë votën me unanimitet për mu që të jem anëtar i KSHZ dhe në mungesë të fakteve për të sulmu ASh-në dhe eksponentë të saj ata janë marrë me të pavërteta dhe duke ushqy pjesën e tyre të popullit dhe militantëve me gënjeshtra që skanë të bëjnë me të vërtetë”, deklaroi ministri Lloga.
Data 03.11.2026
Aktuale
- Katari: SHBA-ja dhe Irani po shqyrtojnë propozimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje
- LSDM paraqet interpelancë ndaj ministrit të vetëqeverisjes lokale, Ivan Stoilkoviq
- Ndahet nga jeta Samka Ibraimovski, ish-deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
- Studentët larguan deputetët e PD nga protesta, Berisha nuk tërhiqet: Bashkohemi sërish në mbështetje të të rinjve të shtunën
- Operacioni ndërkombëtar i krimeve ekonomike: Bastisje në Kosovë dhe Evropë
- MPB-ja dënoi 434 shoferë për gjashtë orë, një kallëzim penal për vozitje të pakujdesshme
- Rritje pagash për ushtarët dhe punonjësit e mbrojtjes: Misajllovski paralajmëron rritje prej 10% në vitin 2027!
- Alarm në ajër: Sëmuret piloti gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente në Shkup!



