Një situatë e papritur shëndetësore në lartësi prej mijëra metrash ka detyruar një avion pasagjerësh të kompanisë ajrore SunExpress të ndërpresë fluturimin nga Këlni drejt Antalias dhe të ulet urgjentisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Incidenti ka ndodhur më 2 nëntor, pasi bashkëpiloti ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë udhëtimit, duke bërë që ekuipazhi të aktivizojë kodin ndërkombëtar të emergjencës 7700. Fatmirësisht, avioni ka aterruar pa probleme, ndërsa bashkëpilotit i është ofruar menjëherë ndihmë mjekësore.
Një avion i kompanisë ajrore SunExpress, që po fluturonte nga Këlni drejt Antalias, është detyruar të bëjë ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, pasi bashkëpiloti ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë fluturimit.
Incidenti ka ndodhur më 2 nëntor, ndërsa ekuipazhi ka aktivizuar kodin 7700, që sinjalizon gjendje emergjente në aviacion.
Avioni i tipit Boeing 737-800 ka aterruar në mënyrë të sigurt në Shkup, në orën 05:06, ku bashkëpilotit i është ofruar ndihmë mjekësore.
Kompania ajrore e ka konfirmuar incidentin për televizionin gjerman RTL, por nuk ka dhënë hollësi mbi gjendjen shëndetësore të bashkëpilotit.
Ndërkohë, udhëtarëve u janë siguruar pije freskuese derisa është organizuar vazhdimi i udhëtimit drejt Antalias me një avion tjetër.



