Shumë krime në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të ngelin të pandjekura për shkak të mungesës së theksuar të prokurorëve. Përderisa nevoja për ndjekje më serioze të krimit dita e ditës po rritet, paralelisht dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për këtë, në vend ka qytete në të cilat nuk ka fare prokurorë ndërsa kur diçka urgjente ndodhë në këto qytete, hetimi duhet të kryhet vetëm pasi prokurorët të kenë arritur nga një qytet tjetër. Në Dellçevë, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë nuk ka asnjë prokurorë të vetëm ndërkaq në Berovë, Gjevgjeli, Radovish dhe Reshnjë ka vetëm nga 1 prokuror. Në qytetin e…
Author: Hamdi Kumanova
Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze. Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Qindra…
Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dje në takim me qytetarë ka folur për rëndësinë e ekzistimit të BDI-së në skenën politike shqiptare, dhe jo vetëm. “Në Gostivar fola për epokën e artë të shqiptarëve që do njihet si epoka e Ali Ahmetit, njeriu që themeloi një politikë të re, një drejtim të ri politik, një shkolle të re politike që shndëroi një popull të margjinalizuar, të përjashtuar, të nënçmuar e diskriminuar në një popull që sot është bërë zot në shtëpi të vet që ka marrë fatin në duar të veta”, ka shkruar ministri Osmani në…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot para objektit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve të TV21 të siguruara nga terreni, në këtë aksident janë lënduar 4 persona. Të lënduar janë dy shoferët e veturave, një bashkëudhëtar i njërit shofer dhe një këmbësor.
Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dëgjuar një incizim të dalë nga një sinjalizues nga Specialja që dëshmon tërheqjen e dëshmive nga disa dëshmitarë ndaj Hashim Thaçit. Grenell ka thënë se këtë incizim ia ka treguar sot një gazetar në Tiranë. Sipas tij, arsye për këtë është pasi që ish-kryeprokurori Jack Smith ka përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për të manipuluar dëshmitë e tyre. “Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër…
Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në pikën kufitare në Glloboçicë ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet A.V, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Dhunimi”. Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. “Sot, në ora 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.…
Paralajmërimet për rritjen e shumicës parlamentare për analistin politik Ismet Ramadani janë të arsyeshme në kontekst të ruajtjes së kursit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të vendit. Sipas tij zgjedhjet e parakohshme do të merrnin kohë që është në kundërshtim me rethanat politike të vendit në këtë periudhë. “Kur janë në pyetje koncepte të kësaj natyre të rëndësishme edhe për rajonin edhe për shtetin ndonjëherë disa koalicione edhe kur na duken se nuk janë të arsyeshme duhet t’i pranojmë si të tilla si të arsyeshme them për faktin se duhet të ruhet ky orientim, përcaktimi është për antarsim në BE për të…
Pas shumë vështirësive, në fillim të themelimit ka filluar të funksionoj drejtoria e Parkut kombëtar Malit Sharr, pasi tani më janë bëre punësimet e para dhe ketë vit do ketë punesime të tjera thotë Drejtori, Ibrahim Dehari. Ai më tej shtoi se janë krijuar disa opinone tek banorët që janë rezident, për të drejta dhe ndalesat që kanë. Sipas Deharit, pronat shtetërore janë të shtetit dhe jo të banorëve që jetojnë afër tyre. Ndërsa prona private është e garantuar.Dehari tha se drejtoria që udhëheq ka sjellë një vendim që banorëve që janë në brendësi të parkut t’ua lehtëson furnizimin me…
Kuvendi i ASH-së ka zgjedhur organet partiake pas Kongresit të mbajtur para disa javëve kur kryetar u zgjodh Arben Taravari. Kuvendi është drejt përfundimit, ndërsa siç mëson KlanM, tashmë janë zgjdhur edhe nënkryetarët e partisë. Deputetja Ilire Dauti, deputeti dhe ish sekretari organizativ Elmi Aziri dhe ish nënkryetarja Bujare Abazi janë treshja e nënkryetarëve të ASH-së, të votuar nga kuvendarët. Përveç nënkryetarëve në Kuvend u zgjodhën edhe Kryetari i Kuvendit – Ziadin Sela, Sekretar i Përgjithshëm – Krenar Lloga dhe Sekretar organizativ – Isen Shabani./KlanMacedonia
Rritja e paralajmëruar e pagës minimale në pranverë do të barazojë pagat në shumë veprimtari. Paga minimale në muajin mars duhet të jetë pak mbi 21 mijë denarë, kështu që sipas vlerësimeve, të punësuarit nga profesione të ndryshme do të kenë përafërsisht të njëjtën pagë. Që të mos ndodhë kjo dhe të ketë revoltë te punëtorët, është e nevojshme që rritjen ta ndjekë edhe pjesa tjetër e pagave. Autoritetet thonë se këtu nuk mund të reagojnë dhe e lënë këtë në marrëveshjen mes punëdhënësit dhe punëtorit. “Nuk guxon të ketë pagë më të ulët se paga minimale. Gjithçka tjetër është…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarë (ASH), Arben Taravari, thotë se nëse shumica nuk arrin t’i sigurojë 80 vota në Kuvend për ndryshime kushtetuese, nuk ia vlen që Qeveria të zgjerohet me partnerë të rinj. “Personalisht mendoj se nëse nuk ka numër 80 nuk ja vlen të zgjerohet Qeveria. Por them se ka gjëra të cilat mund të ndihmojnë edhe duke u zgjeruar Qeveria. Mendoj se para anëtarëve të Kuvendit do t’i shpalosi të gjitha faktet dhe argumentet të cilat i kam, ta bisedojmë, ta diskutojmë dhe ta vendosim bashkë”, tha Taravari para fillimit të mbledhjes së Kuvendit qendror të ASH-së…
Dhjetëra parregullsitë e konstatuara nga Fondi Shëndetësor pas kontrolleve të jashtëzakonshme financiare në gjithsej 33 klinika mund të përfundojnë thjeshtë në letra, pa dhënë përgjegjësi ligjore askush. Deri tani, asnjë institucioni të hetuesisë nuk i kanë bërë përshtypje gjetjet e këtyre raporteve, e as institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë, nuk i ka denoncuar këto shkelje. Edhe atë, sipas raportit, ish-drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova vetëm në 9 muajt e para të vitit të kaluar për kujdestari kishte marrë gjithsej 23,300 euro ndërsa sipas listës së evidencës, asaj i takonin 8,900 euro, që janë 14,400 euro më pak se…

