Me një manifestim solemn, Universiteti i Tetovës e shënoi 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 8 Marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë kanë bërë në të gjithë botën për ta përmirësuar jetën e tyre. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti tha se kontributi i tyre është shumë i çmueshëm dhe këtë kontribut ne nuk e kujtojmë vetëm sot me 8 mars, pasi në vazhdimësi, me punën dhe angazhimin e tyre profesional na bëjnë që të vetëdijesohemi se zëri i gruas në këtë institucion është shumë i rëndësishëm. “Ajo që e bën të rëndësishëm rolin tuaj është fakti se jeni edhe nëna, motra, jeni pjesë e familjes suaj, prandaj të merreni edhe me punën kërkimore shkencore dhe punën akademike është një sfidë, është një moment shumë i rëndësishëm që ndoshta e bënë edhe më të vështirë punën tuaj, për atë arsye ne përulemi para veprave tuaja dhe ju premtojmë se universiteti do të vazhdoj ta motivojë këtë formë të miratimit, këtë formë të avancimit të gruas edhe në organet të cilat përfaqësoheni dhe na përfaqësoni”, u shpreh Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Referatin për këtë ditë të shënuar e paraqiti Prof. Dr. Fatmire Lumani. Ajo tha se, 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Femrave është një ditë e lavdishme, që na përkujton luftën e femrave për liritë dhe të drejtat e tyre: civile, politike, ekonomike dhe sociale. “Është ditë që na përkujton një nga luftërat më të gjata në historinë e njerëzimit në mbarë botën që kanë bërë femrat, luftë kjo që ende nuk ka mbaruar. 8 Marsi është dita kur rikujtojmë betejat e përgjakura dhe plot sakrifica në nivel global, për të mos harruar kauzën e tyre që vazhdon të përcillet brez pas brezi edhe sot, deri sa të realizohen në tërësi liritë dhe të drejtat e femrave. Njëkohësisht i falënderojmë këto femra heroina dhe guximtare, që janë shembull dhe motiv për të vazhduar luftën për të arritur drejtësi dhe barazi ndërmjet femrave dhe meshkujve”, theksoi profesoresha Fatmire Lumani.
Ditën Ndërkombëtare të Grave sot e festojnë shumë organizata në mbarë botën. Disa organizata kërkojnë që kjo ditë të jetë festë shtetërore në vendet e tyre.
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani