DIMEVSKI: LARJE HESAPESH MES GRUPEVE KRIMINALE Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, Prokuoria ka vazhduar hetimet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dy ditë më parë në Shkup ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti I plagosur. Eksperti I sigurisë, Zllate Dimevski e quan vrasje mafioze dhe shumë profesionale ekzekutimin e dy të rinjëve. Ai thotë se që nga mënyra e futjes në lokal e deri tek ekzekutimi, vrasësisitë kanë pasur objektiva të qarta. ”Gjithmonë grupet kriminale mes veti i pastrojnë hesapet e tyre edhe këtu pikërisht ajo ndodhi… Ajo që ishte ndryshe nga përvojat që kemi…
Author: Hamdi Kumanova
Në këtë 8 mars, vëmendja e Kombeve të Bashkuara ishte më së shumti tek gratë në Afganistan, të cilat po jetojnë nën atë që përshkruhet si “vendi më represiv për të drejtat e femrave në botë”, e ku autoritetet praktikisht po i mbyllin gratë e vajzat në shtëpitë e tyre. Rreth 20 prej tyre mbajnë një protestë të rrallë në Kabul duke kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të mbrojë afganët. “Kërkesa jonë është që Emirati Islamik t’i rihapë dyert shkollave, universiteteve dhe zyrave për femrat në mënyrë të arsimohen, të kenë mundësi zhvillimi, që t’i shërbejnë vendit të tyre dhe…
Të ndihesh sëmurë është një gjendje dhe ndjesi e sikletshme, pasi përpos kollës dhe hundëve që rrjedhin, mund të kesh edhe humbje të oreksit dhe të joshesh për të porositur fast food. Epo, mendohu dy herë, sepse kur je sëmurë, është shumë e rëndësishme që të rrisësh imunitetin dhe të hash shëndetshëm, duke konsumuar ushqime të pasura me fibra, vitamina dhe minerale. Fatmirësisht, në kuzhinë ose frigorifer mund të gjesh shumë ushqime që të ndihmojnë të tejkalosh një grip sezonal. Ç’duhet të hash/ pish që të rrisësh imunitetin dhe të kalosh gripin? Supë pule Limonë dhe portokaj Qepë dhe hudhra…
“Kur shikoj potencialin e tij mendoj se ai mund të bëhet më i miri në botë. Më besoni, pas disa vitesh të gjithë do të thonë se jemi me fat që e kemi në kombëtaren e Holandës”.Autori i 11 golave mund të ishte transferuar në Madrid. Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari ishte në Spanjë ku kreu testet mjekësore dhe ishte pranë nënshkrimit të marrëveshje. Megjithatë, “Los Blancos” nuk i premtuan aktivizimin në skuadrën e parë duke i propozuar që të transferohej tek ekipi i dytë. Një fakt që nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili më pas kaloi në Holandë,…
Dje (07-mars) rreth orës 11:50 minuta në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.T. (23) nga Treboshi i Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent”, i dënueshëm sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pak më vonë, gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një kompjuter laptop, i cili përdorej për menaxhimin e klientëve dhe plotësimin e kredive, si dhe një sasi të caktuar parash.…
Një 30-vjeçar nga fshati Tanushë ka ndërruar jetë në një aksident , mbrëmjën e djeshme në qarkoren e veriut të qytetit të Shkupit, respektivisht në drejtimin nga Kumanova drejt Tetovës, në afërsi të Stenkovecit. 30-vjeçari R.E. nga Tanusha është goditru nga një kamion, bashkë me dy persoan tjerë, të cilët janë rëndë të lënduar. “Një kamion ka goditur B.XH.(31) nga fshati Rramanli i Kumanovë, SH.E.(34) dhe R.E.(30), të dy nga fshati Tanushë në Shkup, të cilët ndodheshin pranë një kamioni të parkuar me targa të Kumanovës, pas çka shoferi i kamionit është larguar nga vendi. R.E. ka ndërruar jetë në…
Në një deklaratë për mediat, ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, mes tjerash ka folur edhe për praninë e korrupsionit në vend, ajo potencoi se po bën gjithçka në drejtim të përmirësimit të kësaj situate. “Unë kam ardhur këtu nga muaji nëntor, siç e dini të gjithë ndërsa korrupsioni ka qenë në këtë shtet shumë më herët, nuk është një problem që mund të zgjidhet për disa muaj, ekzistojnë sisteme në vend që kërkojnë ekzaminime, është shumë e rëndësishme që jam sot këtu dhe të shoh se si ndiqet krimi. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për…
Komuna e Tetovës ka informuar se me rastin e 8 Marsit, udhëtimi me autobusët e NP “Tetova Transport” për gjininë femërore do të jetë falas. “Nesër, me rastin e festës së gruas, 8 Marsit, për gjininë më të bukur, udhëtimi me autobusët e NP “Tetova Transport” – Tetovë do të jetë falas. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin!”, theksoi NP “Tetova Transport” – Tetovë.
Në Maxhari të Shkupit, gjatë ditës së djeshme një person ka sulmuar fizikisht dy kontrollorë të autobusëve të NQP-së. “Më datë 06.03.2023 në ora 14:30 në SPB-Shkup, B.S.(55) nga Shkupi ka raportuar se në lagjen Maxhari, në një autobus të NQP-së, derisa bashkë me kolegun S.F.(59) nga Shkupi ishin duke kryer punë si kontrollorë, janë sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në fillim të seancës së 107-të, njoftoi se Zoran Dimitrovski ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit për Vetëqeverisje Lokale. Xhaferi thekson se Dimitrovski nuk ka dashur të shfrytëzojë të drejtën për të shpjeguar arsyet e dorëheqjes. Dorëheqja e Dimitrovskit vjen pas daljes së partisë së tij Lidhja Demokratik nga koalicioni qeveritar.
SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në fëmijë nga Shkupi është arrestuar pasi tek i njjëjti është gjetur metamfetaminë dhe marihuanë. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (07-mars) rreth orës 14:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë ndaluar një 17-vjeçar nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe amfetamina. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, pati një takim me përfaqësuesit e zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) në Vjenë, me të cilët u diskutua për aktivitetet aktuale projektuese që kjo organizatë realizon në vend, por edhe për mundësitë e fillimit të projekteve të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit. Zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili është koordinator i aktiviteteve të shtetit për fondin e gjelbër për klimën dhe Sonja Gerbert, menaxhere e projektit, Menaxhimi i portofolios në Ballkanin Perëndimor, diskutuan për projektin “Climaproof”, i cili…

