Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Në vitin 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermanisë është aktualisht shtatë përqind, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë, transmeton…
Author: Hamdi Kumanova
Një femër është sulmuar seksualisht në Ferizaj. Policia e Kosovës dje ka arrestuar një mashkull nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjykata spanjolle ka urdhëruar një biznesmen që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 204 mijë euro për 25 vjet punë të papaguar në shtëpi. Ish-bashkëshorti i Ivana Moral u urdhërua të paguante këtë shumë në bazë të pagës minimale të aplikueshme gjatë jetës së tyre martesore. Çifti ka dy vajza dhe vendimi thotë se Ivana e kaloi pothuajse të gjithë kohën e saj duke u kujdesur për anëtarët e familjes dhe duke bërë punët e shtëpisë gjatë gjithë martesës. Ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu duhet t’i paguajë asaj një pension prej 498 euro në muaj si dhe mbështetje mujore prej 399 euro…
Platforma për Barazi Gjinore dy ditë më parë paralajmëroi marshin e 8 Marsit në shenjë proteste për gjendjen në të cilën gjenden gratë dhe vajzat në vend, transmeton Portalb.mk. Sipas kësaj Platforme, të jesh grua ose vajzë në këtë shtet nënkupton çdo ditë të përballesh me pyetje të re për mbijetesë: Nëse do ta mbijetoj këtë vozitje me taksi? Nëse do ta mbijetoj këtë muaj? Nëse do ta mbijetoj martesën? Nëse do ta mbijetoj lindjen e fëmijës? Nëse do ta mbijetoj këtë operacion? Nëse do ta mbijetoj dhunën? Ata than se të jesh grua në Maqedoni nënkupton të zgjohesh çdo…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një serb gjatë ditës së djeshme. Mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për serbin Zlatan Arsiq, 45 vjeçar, nga fshati Hajnoc i Kamenicës. Arsiq u arrestua në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Për çka dyshohet Arsiq? Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se Zlatan Arsiq dyshohet se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në muajin mars 1999, në stacionin policor në Kamenicë në cilësinë e personit zyrtar dhe në bashkëkryerje…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke iu drejtuar parlamentit të Kanadasë të martën gjatë një vizite për të forcuar mbështetjen për Ukrainën, tha se Evropa nuk do të pranonte kurrë kërcënimet ruse për sigurinë e saj. “Ne kurrë nuk do të pranojmë që një fuqi ushtarake me fantazi të perandorisë të lëvizë tanket e saj përtej kufirit ndërkombëtar”, tha ajo në një fjalim më shumë se një vit pas pushtimit rus të Ukrainës. “BE nuk do ta pranojë kurrë këtë kërcënim për sigurinë evropiane dhe për vetë themelin e komunitetit tonë ndërkombëtar”, shtoi ajo. Von der Leyen…
Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur edhe si Dita e Nënës, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta. Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë. Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare…
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për largimin e mjekëve nga vendi ynë. Në një postim në Facebook, Vasili i bën thirrje kryeministrit që të rrisë pagat e mjekëve dhe të mos vjedhë paratë publike, si një zgjidhje për të parandaluar largimin e mjekëve. Postimi i Petrit Vasilit: Shkollepak mos vidh më dhe rrit rrogat, se vetem keshtu nuk ikin mjeket! Ka disa jave qe thote se mjeket qe te formohen ne universitet paguajne vetem 1/16 e asaj qe paguan shteti dhe per kete arsye duhet te mbahen rob dhe te…
Vetëm në vitin 2022, në Kosovë janë raportuar 2768 raste të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale. Kjo u bë e ditur sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës, në raportimin nëKomisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione. Majori në Policinë e Kosovës, Ramadan Ahmeti tha se ka rritje rapide të dhunës në familje, sidomos nga viti 2017 e tutje. “Nga viti 2010 kur kemi pasur 944 raste deri në vitin 2017 kanë qenë 1269 raste. Pastaj prej vitit 2017 e tutje,…
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres është nisur për në Ukrainë që të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ky është udhëtimi i tretë i tij qysh nga fillimi i agresionit rus, njofton zëdhënësi i tij, shkruan “AFP”. “Sekretari gjeneral sapo ka arritur në Poloni rrugës për në Ukrainë”, ka thënë Stephane Dujarric në deklaratë për shtyp.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mban mbledhjen e 134-të. Në fillim të mbledhjes së Qeverisë, me ftesë të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski, përfaqësuesve të Qeverisë iu drejtua ambasadorja e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhejn, e cila u fokusua në prioritetet dhe aktualitetet e udhëheqësisë suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian. “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, tha ambasadorja suedeze Ami Larson Xhejn dhe theksoi se presidenca suedeze është seriozisht e përkushtuar ndaj këtij procesi, për të cilin, siç tha ajo, “situata gjeopolitike ka sjellë urgjencë të re. ” “Maqedonia e Veriut u tregua…
TRAJANOV: FUNKSIONARËVE TË INKRIMINUAR T’U MERRET E DREJTA PËR VEPRIMTARI POLITIKE Partia Lidhja Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend një propozim ligj për luftë kundër formave të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Deputeti i kësaj partie, Pavle Trajanov, sic njofton KlanM, tha se, ligji parasheh formimin e një agjencie e cila, mes tjerash, do të zbulojë pronat e fshehta të funksionarëve shtetëror dhe funksionarëve të përfshirë në krime dhe korrupsion, do t’u merr të drejtën për t’u marrë me politikë për një kohë të caktuar. “Me këtë ligj formohet agjenci e pavarur jashtë qendrave të fuqisë…

