Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe do t’i dorëzohet notë proteste në lidhje me veprën e rëndë penale të kryer ndaj një shtetasi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me identitet bullgar dhe sekretar i organizatës “Car Boris III” në Ohër, thuhet në njoftimin në ueb faqen e MPJ-së. Ambasadorja do të thirret të premten pasdite, thanë për BTA nga zyra e shtypit e ministrisë. Më 19 janar shtetasi është sulmuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai u shtrua në një spital, thuhet në njoftimin…
Author: Hamdi Kumanova
Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht H.P., sekretarin e klubit bullgar në Ohër, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. “Nëpunësit policorë nga SPB Ohër, sot (20.01.2023) pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me PThP Ohër për zbardhjen e rastit me sulmin fizk ndaj H.P.(21) nga Ohri, i denoncuar më 19.01.2023 rreth orës 22:30, kanë arrestuar S.K., S.K. dhe I.S. të gjithë nga Ohri. Pas zbardhjes së plotë të rastit deri te prokuroria përgjegjëse në Ohër do të parashtrohet kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21. Për këtë rast kanë reaguar edhe krerët…
Në buxhetin e shtetit, nga 366 milionë denarët e planifikuar për financimin e 15 masave, janë realizuar rreth 74 milionë denarë, përkatësisht 20% të reformave në drejtësi. Enti Shtetëror ka kryer revizion nëse është zbatuar plan veprimi strategjik për 2017 – 2022 dhe arriti në përfundimin se nga 130 masat e përfshira, vetëm 52% u zbatuan plotësisht, 34% janë zbatuar pjesërisht dhe 14% nuk janë zbatuar fare. Sipas Revizionit kjo është si pasojë e përcaktimit joadekuat të masave për arritjen e qëllimeve, afateve joreale, mos vlerësimi i burimeve financiare si dhe koordinimi i pamjaftueshëm midis institucioneve. “Nga 146 milion denarë…
Pas vendosjes së flamurit shqiptar para objektit të Komunës Çashkë, ka reaguar edhe kryesuesi i Grupit të zjarrit në BDI, Izet Mexhiti. Ai thotë se do të vazhdojnë të punojnë për Çashkën shqiptare, duke marrë kështu meritat për këtë akt, transmeton TV21. “Emocion i veçantë të shohësh se si para Komunës së Çashkës për herë të parë valëvitet flamuri kombëtar shqiptarDo të vazhdojmë pandërprerë të punojmë për Çashkën shqiptare#vazhdojmë IM”, shkroi Mexhiti në Facebook.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,90% në raport me vendimin e datës 16.1.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 7,084 %, te nafta për 4,546 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,351 % dhe te mazuti për 5,491%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në…
NEDELKOV: “LIGJI ËSHTË DISKRIMINUES DHE ANTIKUSHTETUES” Rrogat nuk mund të jenë lineare por kjo duhet të varët nga pozita e punëtorit, propozim ligji për pagat në sektorin publik është diskriminues dhe antikushtetues. Kështu thotë kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov. Ligji kufizon pjesëmarrjen e sindikatave në vendimmarrjet e Qeverisë dhe heq mundësinë e rregullimit të pagave me marrëveshje kolektive. “Sidikata në këtë mënyreë nuk do të ketë ndikim aspak në dialogun social, për negociata me kompetentët dhe vlersojmë se kjo nuk është në rregull. Kalkulimet tona janë në qoftë se ky ligj kalon për 10 vite pagat do të barazohen me…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton se së bashku me Shërbimin Pedagogjik inicojnë proces për përpilimin e ligjit të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Kjo sipas tyre bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së teksteve shkollore si dhe përmirësimit të procesit të blerjes dhe miratimit të teksteve në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk. “Duke respektuar parimet e transparencës dhe krijimit inkluziv të politikave dhe zgjidhjeve ligjore, MASH dhe Shërbimi Pedagogjik ftojnë të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë zgjidhjen ligjore ekzistuese të publikuar në linkun në vazhdim, i cili është…
Papunësia në Strugë ka pësuar rënie me 10% në krahasim me vitin e kaluar. Një nga arsyet është edhe trendi i migrimit. Personat e kualifikuar largohen drejt vendeve të Evropës, për kushte më të mira. Nga zyra rajonale e Entit për punësim thonë se mungojnë punëtorët e kualifikuar në sektorin e hotelerisë dhe personel mjekësor. “Në bazë të kërkesave të punëdhënësve kemi deficit të kuadrove, sidomos të kuadrove të cilët janë kualifikues dhe zanat, por kemi deficit edhe të laborantëve, motrave medicinale kemi edhe të mjekëve. Duke e marrë parasysh se Struga është vend turistik, po ashtu kemi kërkues edhe…
“Një nga iniciativat e Open Balkans është “paketimi” i rajonit si një rajon tërheqës për turizmin, për gastronominë, një rajon me ushqim të mirë dhe tërheqës për verën e mirë”, tha koordinatori kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe iniciativat rajonale, Marjan Zabrçanec në “Utrinski Peçat” “. Ai tha gjithashtu se ka mbështetje nga SHBA për të “paketuar” rajonin si treg të vetëm për të tërhequr më shumë investime të huaja. “Vlerësimi im për bashkimin e vendeve të reja në Ballkanin e Hapur do të rritet me rritjen e rezultateve të projekteve. Sepse kur bien lejet e punës, do të…
Stabiliteti i mazhorancës parlamentare nuk kushtëzohet nga amendamentet kushtetuese dhe nuk bëhet fjalë nëse mazhoranca do të sigurojë 80 deputetë, por me vullnetin e opozitës për të marrë pjesë në proceset shtetërore për të cilat është e nevojshme mazhoranca 2/3, thotë deputetja dhe kryetarja e LDP-së, Monika Zajkova. Duke dëgjuar deklaratat e opozitës, por edhe nga sa mund të vërej në prapaskenat informale, nuk kam shpresa të mëdha, gjë që është në dëm të interesit të shtetit, megjithatë nuk do të përjashtoja një ndryshim të mundshëm të qëndrimit të tyre. në të ardhmen, sepse ka edhe argumente që e kërkojnë…
I pyetur për përçarjet brenda BDI-së dhe paraqitjes së grupit të pakënaqur në këtë parti dhe nëse kjo do të ndikonte në stabilitetin e Qeverisë, kreu i ekzekutivit, Dimitar Kovaçevski tha se kjo nuk paraqet problem për shumicën parlamentare, përcjell TV21. Kovaçevski tha se edhe deputetët e pakënaqur brenda BDI-së nuk vënë në pyetje çështjen e stabilitetit të Qeverisë. “Kjo nuk i bën problem Qeverisë sepse…fillimisht unë nuk dua të komentoj ngjarje në parti tjera politike. Megjithatë edhe nëse i shihni deklaratat e deputetëve nga BDI, pa dallim diskutimeve tjera që i zhvillojnë, asnjëri prej tyre nuk e ka vënë…
Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur në banesë me qira në Bujanoc, konfirmon Prokuroria e Lartë Publike nga Vranja. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar nga Shkupi. “Policia në Bujanoc e ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë se në Bujanoc është gjetur trupi i pajetë i N.N. Pas hetimit nga ekipi inspektues i Stacionit Policor Bujanoc, në prani të mjekut ligjor, është konstatuar se bëhet fjalë për A.R (30) nga Shkupi”. “Nga ana e ekspertit mjeko-ligjor është kryer hetimi dhe ekspertiza e trupit dhe është konstatuar se nuk ka gjurmë që të tregojnë se…

