Në fundjavë në Mitrovicën e Veriut është raportuar për helmimin e qenve dhe gjetjen e trupave të ngordhur nëpër rrugët e qytetit.
Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Šapa”, citohet nga mediumi “Kossev.info” të ketë thënë se helmi i mbetur në rrugë nuk është i dukshëm si më parë, por është i pangjyrë.
Ata gjithashtu treguan se kanë marrë informacione nga qytetarët që kanë pasur kontakt me helmin, se kanë vërejtur reagime të pazakonta në trup.
I kontaktuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se ky rast është hapur në polici.