Ambasadorja e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Jain, vendi i së cilës është kryesues aktual i BE-së, në një intervistë për MIA-n tha se korrupsioni është gërryes për shoqërinë dhe se vendi duhet të merret me të dhe klientelizmin për të parandaluar daljen e të rinjve të talentuar, transmeton Portalb.mk. “Reformat e gjera janë vërtet kyçe për përgatitjen e vendit për anëtarësimin në BE. Reformat i referohen legjislacionit, por edhe implementimit dhe zbatimit efektiv të ligjeve. Pa këtë, vendi thjesht nuk do të jetë gati të hyjë në komunitetin më të avancuar ekonomik dhe politik në botë. Do…
Author: Hamdi Kumanova
Tetë deri në 10 për qind e popullsisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut mendohet të ketë një shkallë të caktuar të sëmundjes kronike të veshkave. Në fazat e hershme, sëmundja është pa simptoma, shfaqet në heshtje dhe pacientët as që e dinë se e kanë. Mjekët rekomandojnë ekzaminime të rregullta parandaluese që mund të zbulojnë sëmundjen në fazat e hershme dhe në këtë mënyrë të parandalojnë përparimin e saj. “Shkaktarët më të zakonshëm të kësaj sëmundjeje janë presioni i lartë i gjakut – hipertensioni arterial dhe diabeti. Me trajtimin e tyre në kohë dhe korrekt do të parandalojmë zhvillimin…
Një shofer ka ndërruar jetë pas një aksidenti në pikën pagesën në Kumanovë, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një veturë VW Golf 5, ngjyrë e kaltër, me targa të Shkupit. Aksidenti ka ndodhur sot, në trasenë nga Shkupi drejt Kumanovës. Vetura është përplasur në pjesën e betonit, pas çka ka shpërthyer edhe zjarr, ndërkaq për nxjerrjen e viktimës nga vetura kanë asistuar edhe zjarrëfikësit e Kumanovës. “Me datë 09.03.2023 rreth orës 03:27 minuta në SPB- Kumanovë është raportuar se në pikën e pagesës “Rramanli” në magjistralen Shkup – Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit ka goditur…
Të martën rreth orës 11:50 minuta në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar personin L.T. (23) nga Treboshi i Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent”, i dënueshëm sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pak më vonë, gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një kompjuter laptop, i cili përdorej për menaxhimin e klientëve dhe plotësimin e kredive, si dhe një sasi të caktuar parash. Rasti po…
Dje në orën 10:05 në Stacionin Policor të Koçanit është raportuar se në vendbanimin “Orizari” ka shpërthyer zjarr në shtëpinë e S.L.(53), në të cilën banonte nëna e tij S.L.(79). Nga lëndimet e marra gjatë zjarrit, S.L. (79) ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial i Zjarrfikësve në Koçan, ndërsa hetim kanë bërë ekipi i Stacionit Policor të Koçanit.
Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një burrë në Gjakovë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht tri të mitura. Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur (ngacmim seksuale) ndaj tri femrave të mitura. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me importimin e qymyrit nga Serbia, me çmim tre herë më të shtrenjtë se në Kosovë. Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova ka mjaftueshëm qymyr sa për t’i përmbushur kërkesat e bizneseve. Këtë situatë ai e ka përshkruar me fjalët “Flemë mbi qymyr, por importojmë qymyr”. “Qymyri është importuar edhe nga Serbia, me çmim prej 200 euro për ton, krahasuar me 60 euro për ton nga “Kosova Thëngjilli”. Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo? Pse duhet…
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian do të mblidhet sot, ndërkaq në rend dite është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Demush Shasha, drejtor i Instituti të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK) në një postim në Facebook ka bërë të ditur se kjo nënkupton që konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik “Lajm i shkëlqyer që Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovojë liberalizimin e vizave për Kosovën, nën ‘pikën A’ që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha në Facebook. Më…
Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të përshpejtojnë dërgesat e furnizimeve me artileri dhe të blejnë më shumë municion për t’i ndihmuar Ukrainës, por ende duhet të punojnë se si t’i kthejnë këto synime në realitet. Sipas një plani të përpiluar nga shefi i diplomacisë, Josep Borrell, shtetet e BE-së do të marrin stimuj financiarë prej 1 miliard eurosh për të dërguar më shumë artileri që ata kanë në Kiev, ndërkaq 1 miliard euro të tjera do të përdoren në blerjen e përbashkët të municioneve. “Ka pasur një pajtim të përgjithshëm për këtë procedurë, por ende ka pyetje që…
Beteja për Bakhmut konsiderohet vendimtare për fatin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Presidenti Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se forcat pushtuese do ta kenë rrugën e lirë për të marrë dhe zona të tjera kyçe nëse rezistenca për këtë qytet në rajonin Donjeck do të bjerë. Lideri ukrainas siguroi se nuk do të ketë asnjë tërheqje nga kjo betejë e përgjakshme, e cila po zhvillohet prej muajsh në Bakhmut. “Rusia ka nevojë për një fitore, qoftë edhe të vogël, madje kërkon ta arrijë atë duke shkatërruar gjithçka në Bakhmut dhe vrarë çdo civil atje. Ata kanë nevojë të vendosin flamurin e…
Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka paralajmëruar një ofenzivë ndërtimore në fshatin Luboten. Ky është postimi i tij në Fejsbuk: Ka nisur rikonstrukcioni i plotë i disa rrugëve në Luboten. Pjesë të rrugës 5 në vendbanimin Luboten në lagjen e poshtme për herë të parë pas gërryerjes me makinë dhe vendosjes së tamponit do të asfaltohen. Paralelisht po projektohen edhe rrugë të reja në Luboten që po rikonstruohen. Ekspansioni ndërtimor po realizohet me dinamikë të fuqishme. Pas përfundimit të rrugëve të parapara në Luboten do të vazhdojmë në vendbanimet tjera.
Rusia po përballet me kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë dhe sovranitetin e saj, ka deklaruar presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën në një ceremoni në Kremlin për dhënien e disa çmimeve për gratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në të njëjtën kohë, ai njohu gatishmërinë e popullit për të “mbrojtur të ardhmen dhe për të mbrojtur të vërtetën”. “Tani që Rusia po përballet me kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë dhe sovranitetit të saj, ne shohim shumë shembuj të guximit dhe vendosmërisë, guximit dhe vullnetit për të mbrojtur të vërtetën, për të mbrojtur njerëzit dhe vetë të ardhmen e…

