Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një burrë në Gjakovë, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht tri të mitura.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur (ngacmim seksuale) ndaj tri femrave të mitura. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.