Ndaj një fëmije 14 vjeçar nga Tetova është paraqitur kallëzim penal nga Sektori për Punë të Brendshme për dhunë. MPB njofton se i mituri ka sulmuar dy fëmijë.
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 14-vjeçari nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. I akuzuari me datë 29.01.2023 në Tetovë është sjellë në mënyrë agresive ndaj një të mituri dhe me një objekt të mprehtë ka sulmuar një të mitur tjetër nga Tetova dhe i ka shkaktuar lëndim”, thuhet në buletinin e MPB-së.