Author: Hamdi Kumanova

Është qetësuar situata nga reshjet e shiut në territorin e qarkut të Lezhës. Gjatë orëve të fundit reshjet kanë qenë me intensitet të ulët, rreth 11 mm shi megjithatë rreth 230 hektarë tokë mbeten ende nën ujë. Nuk raportohet për problematika me energjinë elektrike ndërsa nuk ka akse rrugore të bllokuara. “Kuota lumit Drin është në nivelin +0.6 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, (Kemi rrënie me 0.1 m, nga darka), kurse kuota e lumit Mat vazhdon të kete gjendje të ngritur duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. – Advertisements – Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike. David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e…

Lexo më Shumë

Policia njoftoi sot për vrasjen e 48-vjeçarit me inicialet N.C., në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër. Viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjet. Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Gjithashtu, janë gjetur dy automjete të djegura. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i vrarë është N.Cena.

Lexo më Shumë

Qyteti më verior i Kinës, Mohe, ka regjistruar temperaturat e tij më të ulëta në histori. Mohe – i njohur si “poli i Veriut i Kinës” është në provincën e Heilongjiang, afër kufirit rus. Të dielën, stacioni i tij meteorologjik lokal regjistroi një temperaturë rekord të ulët prej -53C në orën 07:00 të mëngjesit.Temperatura e mëparshme më e ftohtë e regjistruar në qytet ishte -52.3C, në vitin 1969. Mohe nuk është i panjohur për motin e ftohtë, pasi qyteti konsiderohet si më i ftohti në Kinë dhe se periudha e tij e dimrit “zakonisht zgjat tetë muaj”. Si rezultat, ajo…

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj një shkupjane e cila në vitin 2016 kishte ndërtuar një vikend shtëpizë pa leje, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se 56-vjeçarja nuk posedon asnjë dokumentacion për ndërtim. “Zyra e jashtme për çështje penale në Kriva Pallankë ka paraqitur kallëzim penal kundër A.L. (56) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “ndërtim pa leje”. Në vitin 2016, e raportuara, në kundërshtim me Ligjin e Ndërtimeve dhe pa pasur leje ndërtimi, dokumentacion teknik, tarifa komunale të paguara dhe tatime të tjera, ka ndërtuar një vikend shtëpi në një…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar incidentin në Ohër, tha se nuk e justifikon dhunën e asnjë lloji dhe se do të kundërshtojë provokimet që vijnë nga vendi apo jashtë. Ai u tha qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të arsyeshëm, por jo naivë. Sipas tij, gjithçka që po ndodh është shpërqendrim nga e ardhmja evropiane e vendit. “Gjëja më e rëndësishme është se ata që iniciuan ngjarjet e javës së kaluar dhe ato që i paraprinë, nuk duan ta shohin Maqedoninë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryetar i Qeverisë. Kovaçevski gjithashtu kërkoi nga opozita që të rishqyrtohet. “Anëtarët…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në orët e para të ditës së sotme ka arrestuar një të arratisur nga burgu i Kumanovës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i njëjti është dërguar në burg për të vazhduar vuajtjen e dënimit me burg. “Sot (23.01.2023) në ora 00:30, zyrtarët policorë të MPB-së së Kumanovës kanë privuar nga liria G.M.(25) nga Kumanova. Ai kërkohej për arratisje nga Burgu K’shanje, ku vuante dënimin me burg. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB./tv21.tv

Lexo më Shumë

Bujqit në Maqedoninë e Veriut kërkojnë rritjen e subvencioneve, pagesën e tyre me kohë, por edhe masa të tjera për nxitjen e prodhimit vendor. Në të kundërtën, ata thonë se do të detyrohen të heqin dorë nga ky profesion për shkak të pamundësisë për t’i përballuar humbjet. Ekrem Idrizi, bujk nga Tetova, thotë se ende nuk i ka marrë subvencionet për të mbjellat e pranverës së vitit të kaluar dhe kjo e bën shumë të vështirë që të vazhdojë me të mbjellat e reja për shkak të rritjes së çmimeve për produktet bujqësore. Plehrat për prodhimin bujqësor nuk kanë qenë…

Lexo më Shumë

Një fëmijë 12-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në spital pasi i njëjti mbrëmjen e djeshme është rrëzuar nga banesa ku jetonte, përcjell TV21. Nga MPB thonë fëmija ka qenë i vetmuar në dhomë para se të rrëzohej. “Me datë 22.01.2023 në ora 17:13 në SPB-Shkup është raportuar se një djalë 12 vjeçar nga Shkupi ka rënë nga banesa në rrugën “Luka Gerov” në Shkup. Sipas raportimit të nënës, i mituri është rrëzuar në moment teksa ka qenë i vetëm në dhomë. Një ekip nga SPB-Shkup ka kryer kontroll dhe i mituri është dërguar për ndihmë në kompleksin klinik “Nënë Tereza”.…

Lexo më Shumë

Bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe koalicionit Qeveritar ende nuk kanë filluar. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, thotë se përkundër vullnetit të mirë dhe qëndrimeve pro zgjerimit në një bllok pro evropian, ende nuk ka bisedime zyrtare për përfshirjen e ASh-së në Qeveri. Edhe partnerët e koalicionit do t’i njoftojë pasi të jenë sqaruar detajet programore dhe kadrovike me ASh-në. “Kam biseduar me të gjithë partnerët e koalicionit. Edhe sot kam bisedime me një pjesë të mirë të partnerëve të koalicionit për tema me rëndësi për punën  e Qeverisë dhe me rëndësi për qytetarët. Edhe me Alternativën kam biseduar, me kryetarin…

Lexo më Shumë

Fillimi sezonit të skijimit tërhoqi një numër të madh të skiatorëve dhe vizitorëve në Kodër të Diellit, prandaj për shkak të kësaj u krijuan kolona me automjete për ardhje dhe shkuarje nga qendra e skijimit. Një banor i Tetovës dëshmon se nuk kishte shkuar në Kodër të Diellit për shkak të asaj se shumë larg e kishte mundësinë që të linte veturën. “Rreth orës 9 e 30 minuta mbërrita pesë kilometra në afërsi të Kodrës së Diellit. Policia nuk lejonte të vazhdohej për shkak se kishte shumë vetura dhe nuk kishte vend për parkim. Më thanë se mundet vetëm në…

Lexo më Shumë

Zhurma e nxënësve sërish u rikthye në shkollat fillore dhe të mesme në ditën e parë të fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë. Pavarësisht mungesës së teksteve të caktuara shkollore, drejtuesit e shkollave paralajmërojnë proces mësimor të suksesshëm. “Puna e ngrohjes është rregulluar nga institucionet më të larta që janë kompetent për këtë çështje, kanë siguruar që mësimi të vijohet ashtu siç duhet. Kishim vonesa për kompletimin e disa librave, shumicën e librave i kemi nëpër shkolla dhe presim që pakicën të na i sjellin në vazhdimësi”, deklaroi Elita Demiri, drejtore e sh.f “Vasill Gllavinov”. Nxënësit që takuam rrëfyen momentet më…

Lexo më Shumë