Njëzet e shtatë vjeçari nga Tetova, dje (09- mars) në ora 10:55 në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 16:30 në Jazhincë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga prindërit e ish gruas së tij. Personat e raportuar sot janë thirrur në Policinë e Tearcës dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Author: Hamdi Kumanova
E pyetur për rritjen e paralajmëruar të pensioneve, Trençevska thotë se pensionistët do t’i marrin me pagesën e pensioneve në mars. “Si Qeveri jemi të përkushtuar në zgjidhje sistemore, ndërsa zgjidhjet sistemore nënkuptojnë më shumë të ardhura në xhirollogaritë edhe të punëtorëve edhe të pensionistëve. Me pagesën e pensionit për mars, i cili bëhet në fund të marsit, të gjithë pensionistët do të kenë rritje të pensioneve për 8,4 për qind. Nëse dikush merr pension 14.000 denarë do të ketë rritje për 1.200 denarë. Domethënë ai që ka marrë 14.000 do të marrë rreth 15.200 ose 15.180 denarë”, tha…
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp, treguan vendimet e reja të qeverisë në lidhje me çmimet e produkteve bazë. Ata njoftuan se çmimi i makaronave do të lirohet për 15 për qind, i produkteve të qumështit për 10 për qind dhe çmimet e tyre do të ngrihen, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. Vendimi për makaronat mbulon makaronat dhe shpagetin. Për këto produkte, detyrimet doganore të importit janë hequr nga data 13 mars deri më 31 maj 2023. Vendimi për produktet e qumështit, i cili do të…
Me ritëm dhe dinamikë të pandërprerë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë vazhdojnë me aktivitetet e tyre të kontrollit të komunikacionit në rajonin Tetovë-Gostivar. Dje (09-mars) nga ora 08:00 deri në ora 16:00 janë zbuluar dhe sanksionuar 6 automjete me parregullsi teknike (TE-4 dhe GV-2), dy prej tyre (TE-1 dhe GV-1) kanë pasur frena të parregulta, 3 automjete kanë pasur parregullsi në pajisje dhe sisteme të tjera (TE-2 dhe GV-1) dhe 1 automjet (TE) ka qenë mangësi të tjera teknike. Automjetet me parregullsi të konstatuara teknike janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe drejtuesve u janë përgaditur parashtresat përkatëse. Gjatë kontrollit janë zbuluar…
Nën masa të rrepta të policisë është sjellë sot 17 vjeçarja që dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit në Banjën e Tetovës pak muaj më parë informon Tetovasot. Pritet që sot para gjykatësit të procedurës paraprake, e mitura që dyshohet të ketë kryer vrasjen e 16 vjeçarit, të deklarohet edhe një herë para gjykatësit në procesin e rradhës gjyqësor transmeton Tetovasot. Vrasja e 16 vjeçarit atë kohë u shoqërua edhe me protesta nga nxënësit e shkollës ekonomike para gjykatës në Tetovë Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike ku mësonte 16 vjeçari i vrarë nga Novosella, kishin protestuar para…
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.Në njoftim thuhet se duke i’u uruar sukses kandidatëve ministri Mehaj, ka thënë se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që presin ti bashkohen FSK-së.“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët…
Progresi në integrimin evropian dhe fillimi i negociatave me BE-në sjell përfitime për qytetarët, shtetin dhe ekonominë. Një grant prej 80 milionë eurosh ka ardhur nga BE, si mbështetje për zbutjen e krizës, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Granti prej 80 milionë eurosh nga BE-ja është mbështetje për subvencione për qytetarët për faturat e energjisë elektrike, mbështetje për kompanitë e vogla dhe të mesme për të ruajtur vazhdimësinë e biznesit, si dhe për investimet shtetërore. Fjala është për mjetet që tashmë janë në dispozicion dhe janë pjesë e pakos së masave kundër krizës në vlerë prej mbi 760 milionë eurosh…
Një lëkundje e tokës në intensitet prej 3 deri në 4 ballë të shkallës makrosizmike evropiane dhe me magnitudë të Rihterit prej 3.3 ballë, është ndjerë mbrëm në Maqedoninë e Veriut. Dridhjet janë regjistruar në ora 21:59 dhe janë ndjerë në Manastir dhe rrethinë. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematik-shkencor në Shkup, njofton se epiqendra e tërmetit është 125 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si një nga problemet kryesore në vend dhe Qeveria duhet të tregojë se po merret me këtë problem”. Këtë e tha në një intervistë për AIM, përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. “Sondazhet këtu tregojnë se publiku, qytetarët e Maqedonisë së Veriut e perceptojnë korrupsionin si problem. Qeveria duhet të tregojë se po merret me këtë problem. Të kesh një sistem emërimesh të pavarur të bazuar në merita, për shembull një proces transparent përzgjedhjeje për postet kyçe, duke përfshirë gjyqtarët, anëtarët e Komisionit Kundër Diskriminimit…
Pasi ka botuar para pak muajsh një vepër madhore nga Sava Pasha, “Studim mbi teorinë e të drejtës islame”, Fondacioni ALSAR e kompleton paraqitjen e këtij personaliteti shumëdimensional me nxjerrjen nga shtypi të botimit, “E drejta islame e shpjeguar”. Fjala është për një përgjigje të detajuar të një shkrimi nga Injac Goldziher, mbushur me argumentime që ia hedhin poshtë konkluzionet këtij të fundit. Sava Pasha, ofiqari osman me origjinë shqiptare, na shfaqet më i plotë në botimin tonë të ri, një tekst i karakterizuar nga gjuha e thukët. Ai mbron punën e tij studimore në përgjigjen e gjatë, duke vënë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është dhunuar dje në Vushtrri.Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari dhe se është dërguar në mbajtje.“DHUNIM- Vushtrri 09.03.2023-19:00-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Udhëheqësit kinez Xi Jinping iu dha një mandat i tretë pesëvjeçar si president i Kinës të premten. Miratimi i emërimit të Xi në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012. Vota për Xi në Kongresin Kombëtar Popullor ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet. Xi, 69 vjeçar, e kishte emëruar veten…

