Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në konferencën për shtyp shpjegoi se me ndryshimet ligjore për blerjen e barnave që prodhohen nga një prodhues, gjegjësisht kur bëhet fjalë për medikament të patentuar, zgjidhet problemi dhjetëvjeçar i pacientëve me fibrozë cistike dhe sëmundje të rralla. Medikamenti “Trikafta” për pacientët më kritikë me fibrozë cistike para disa ditësh ka mbërritur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe në Klinikën e Pulmologjisë. Angazhimet e Kryetarit të Qeverisë për të bërë qasje sistemore për kujdesin ndaj pacientëve me fibrozë cistike dhe sëmundje të rralla, rezultoi me iniciativë për…

Lexo më Shumë

Disa banorë të cilët jetojnë  në rrugën Hoshemin në Lagjjen Butel 1, kanë mbajtur sot protestë paqësore kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për zgjerimin e rrugës “Boca Ivanova”, e cila duhet të shtrihet nga rrethrrotullimi deri në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh dhe të kalojë përpara   shtëpive të tyre. Siç bëjnë të ditur banorët, ata  për një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit, që të zhvendoset rruga për disa metra që të mos shkatërrohen oborret, por sipas tyre, këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhur. QYTETAR “Qyteti i Shkupit dëshiron të ndërton rrugë dhe dëshirojnë të…

Lexo më Shumë

Për shkak të operacionit kirurgjik të njërit prej avokatëve të të akuzuarve, është shtyrë seanca e sotme gjyqësore në Ohër për rastin e lehonës nga Dibra, Jëlldëz Veaposka. Bëhet fjalë për rasti në vitin 2020. Pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, mjekët ia kanë hequr mitrën, një vezore dhe një veshkë. Mjekët akuzohen për vepër të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Procesi ka nisur në qershor të vitit të kaluar dhe deri më tani është mbajtur vetëm një seancë. I akuzuari i parë, doktor Muhamed Asani, nuk ka dashur të deklarohet sot. I akuzuari i dytë është…

Lexo më Shumë

Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, e kanë arrestuar një të mitur nga Rakoveci i Tetovës, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Afati për ankesa për institucionet e kulturës, shoqatat e qytetarëve dhe artistët, të cilët nuk janë të kënaqur me vendimin e Komisionit për mjete financiare dhe me projektet e miratuara nga Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës po mbaron, theksoi ministrja e kulturës Bisera Kostadinovska- Stojçevska. “Dëshiroj të them se ka ende një mekanizëm ligjor për të reaguar ndaj të gjitha pakënaqësive që janë shfaqur, por të merret parasysh se çfarë dhe çfarë përgjegjësie kanë personat përgjegjës, përkatësisht parashtruesit e atij aplikacioni, në lidhje me çfarë shkruan në vetë aplikacionin. Kur të përfundojë ai afat ligjor, gjegjësisht ai mjet ligjor…

Lexo më Shumë

Sekretari Shtetëror i SHBA-së ka paralajmëruar mitmarje nga firmat kineze. Grubi dhe Kovaçevski kanë zgjedhur firmë kineze për mbikqyrjen e Korridorit 8 dhe 10D – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke shtruar pyetjen nëse në prapavijë fshehet benefiti për qeverinë, percjell KlanM. “Grubi dhe Kovaçevski me zgjedhjen e EPTISA-s janë në kundërshtim me qëndrimin e administratës amerikane, që ishte thënë nga sekretari Majk Pompeo gjatë vizitës në Ohër. Grubi dhe Kovaçevski I mundësuan kompanisë kineze EPTISA të ketë qasje në teknologjitë e “Behtel”. A janë të korruptuar ashtu siç tha Sekretari Shtetëror Pompeo, këtë duhet të hetojë Prokuroria” – tha Bojan Stojanoski,…

Lexo më Shumë

Përshpejtimi i procesit për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan -Miratoc ka qenë temë kryesore e diskutimit sot në takimin e kryediplomatit Bujar Osmani dhe Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në margjinat e Forumit Ballkanik, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë. Ministri Osmani ka hapur temën e kufirit dhe i ka folur Daçiqit për rëndësinë e hapjes së vendkalimit kufitar, duke theksuar mundësimin e lëvizjes së lirë si një prej qëllimeve kryesore të iniciativës së Open Ballkan. Kujtojmë, Protokolli për mënyrën e kryerjes së kontrollit kufitar në pikën e përbashkët kufitare Llojan-Miratoc u nënshkrua muajin e kaluar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se komuniteti hebre do të jetë një nga komunitetet që duhet të jenë pjesë e Kushtetutës sonë gjatë ndryshimeve kushtetuese që duhet të miratohen nga Kuvendi, transmeton Portalb.mk. Ndryshimi i Kushtetutës për të përfshirë bullgarët është kusht që Maqedonia të vazhdojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian pas përfundimit të skriningut në fund të vitit. Përveç bullgarëve dhe hebrenjve, parashikohet që në preambulën e Kushtetutës të përfshihen edhe kroatët dhe malazezët. “Kam pasur takim me përfaqësuesit e Knesset-it, asamblesë izraelite. Ata janë këtu për të përkujtuar 80-vjetorin e dëbimit të 7,144 hebrenjve nga Maqedonia në kampin…

Lexo më Shumë

Javën e ardhshme do të bëhen analiza dhe do të përcaktohet nëse do të ngrihen çmimet e sheqerit, vezëve dhe orizit, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç potencoi Bekteshi në konferencën për media në Qeveri, çmimet me siguri do të ngrijnë nëse prodhuesit nuk i ulin ato. Sipas tij, analizat e Sektorit të Tregtisë dhe të Odave Ekonomike kanë treguar se shumica e kompanive përdorin marzhin maksimal dhe janë në një farë mënyre të bashkuar për të mos reduktuar fitimet e tyre. “Sipas të gjitha analizave të Sektorit të tregtisë, konstatohet se shumica e kompanive përdorin marzhin maksimal…

Lexo më Shumë

Nuk do të merrja kurrë apanazh sepse do t’i rikthehem angazhimit tim profesional në fushën e drejtësisë, tha deputetja e PLD-së, Monika Zajkova e ftuar në TV Alfa, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila javën e kaluar hoqi apanazhin për zyrtarët që do jep dorëheqjen, transmeton Portalb.mk. “Kur e hapim çështjen e apanazhit si përfitim, duhet të hapim edhe çështje të tjera, përkatësisht se sa në institucione ka bodre drejtuese dhe mbikëqyrëse ku anëtarë janë njerëz që sipas ligjeve “marrin” deri në 4 rroga mesatare, përafërsisht rreth 150 deri në 200 mijë denarë paushall për vetëm një paraqitje…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë po përgadit letër të re për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, njoftoi ministri Krenar Lloga. Ai thotë se letra ka të bëjë edhe me 9 raste të tjera, ndërsa në arsyetim për ekstradim do të shkruhet se dënimin do ta vuajë në qelitë e Hagës, që plotësojnë kushtet, pasi azilin e ka fituar me arsyetimin se Maqedonia e Veriut nuk ka kushte të mira në burgje për atë kategori të dënuarish. “Gruevizmi nuk do të ikë nga Maqedonia e Veriut derisa ky person dhe personat përrreth tij dhe kjo frymë nuk merr dënimin e merituar. Këto…

Lexo më Shumë