Zyrtarët policorë po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shtip dhe Shkup, në kuadër të një hetimi për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, si dhe për dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik nga ana e një drejtuesi të sektorit të informatikës në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, transmeton Portalb.mk.
“Me urdhër gjykate, të siguruar nga Prokuroria Themelore Publike e Shtipit, po kryhen bastisje në disa lokacione në Shtip dhe Shkup, në lidhje me veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar’ dhe ‘dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistemin kompjuterik’, të dyshuara se janë kryer nga R.T., drejtues i sektorit të informatikës në Universitetin ‘Goce Dellçev’ në Shtip. Pas përfundimit të plotë të aksionit, do ta informojmë publikun në mënyrë përkatëse”, njoftuan këtë mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Aksionin po e realizojnë zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike, Sektori për Punë të Brendshme në Shtip, Sektori për Punë të Brendshme në Shkup dhe Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së.



