Author: Hamdi Kumanova

Futbollisti i Celtic-it, Sead Hakshabanoviç (me 8 mars shënoi) shënoi një gol të bukur ndaj Hearts-it në fitoren 3:1, ndërsa mediat skoceze shkruajnë se ai është në kulmin e formës para pjesës kyçe të sezonit. Po ashtu kombëtarja malazeze është në pritje të ndeshjeve të para në eliminatoret për Kampionatin Evropian, kundër Bullgarisë dhe Serbisë më 24 dhe 27 mars “Herën tjetër do të shënoj”, – pat thënë javën e kaluar përfaqësuesi i Malit të Zi dhe anësori i Celtic-it, Sead Hakshabanoviç. Shtatë ditë më vonë, sulmuesi 23-vjeçar goditi bukur nga e majtë, e cila u drejtua në…

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e kaluar në periudhën nga ora 22.00 deri në ora 05.00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup, së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontrolle në objektet hotelierike në territorin e Shkupit. Gjatë kontrollit janë gjetur në kazino dy të mitur. Gjithashtu janë konstatuar shkelje në lidhje me moslëshimin e faturave fiskale dhe shkelje të ligjit për duhan.

Lexo më Shumë

NP “Parkingjet Komuna Qendër” ka 5,170 vendparkime, ndërsa janë dhënë tri herë më shumë kartela për parkim, përkatësisht 16,130. Numri i kartelave për parkim për banorët është 13,350, ndërsa janë lidh 2,780 marrëveshje komerciale me kompani dhe të punësuar, shkruan SDK. “Numri i shfrytëzuesve aktiv të marrëveshjeve është dinamik, përkatësisht ndryshon në pajtueshmëri me nevojat dhe numrin e shfrytëzuesve. Është e dukshme tendenca e rritjes së numrit të banorëve në komunë me çka rriten edhe nevojat për parkim. Për këtë, përkrah asaj që rritet numri i marrëveshjeve të banoerëve, paralelisht punojmë edhe në zgjerimin e përfshirjes së zonave të parkimit…

Lexo më Shumë

Vendosëm të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare pasi kështu japim mundësi për t’u krijuar numrat e nevojshëm për kalimin e ndryshimeve kushtetuese. Kështu e arsyeton vendimin e kyçjes së ASH-në në Qeveri, Isen Shabani – Sekretar Organizativ i këtij subjekti dhe kryetar i Komunës së Vrapçishtit. Ai në emisionin “Politica” në Tv Globi tha se vendimi është ndikuar që të bëhen pjesë e ekzekutivit edhe për të marrë përgjegjësi që vendi të ecë më shpejtë në rrugën evropiane. “Ne mund ta mbështesnim qeverinë e pakicës, por nuk deshëm që të na akuzonin se si opozitë bashkëpunojmë me atë qeveri. Prandaj,…

Lexo më Shumë

“NË LISTË MË SHUMË SE NJË SHTETAS I RMV-së” Hetohen të gjithë personat, që të sanksionohen në mënyrë adekuate, ka deklaruar Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler, pas paralajmërimeve se individë nga Maqedonia e Veriut mund të përfshihet në të ashtuquajturën “listë të zezë” amerikane për sanksione. Ajo, sic percjell KlanM, ka konfirmuar se më shumë se një person pritet të gjendet në këtë listë. ANXHELA AGELER – AMBASADORE E SHBA-së “Qëndroj pas asaj që thash para disa ditëve dhe vlerësoj se është e vërtetë. Megjithatë, informacionet duhet të vijnë nga Uashingtoni. Nuk mund të jap…

Lexo më Shumë

Shumica e pesëdhjetë plumbave të shtënë në “Shisha Bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit përfunduan në trupat e dy të vrarëve, zbuloi Gavril Bubevski, kryetar i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, e cila koordinon hetimet paraprake të rastit. në emisionin “360 Gradë” në Alsat. “Dihet saktësisht se sa plagë ka në trupat e të vrarëve, por ende nuk e kam atë informacion, nuk e kam raportin nga mjekësia ligjore, por rreth trupave të të vrarëve janë gjetur 40 deri në 50 gëzhoja. Shumica e plumbave kanë përfunduar në trupat e tyre, gjegjësisht shumë pak kanë përfunduar jashtë”, tha…

Lexo më Shumë

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka njoftuar se do të zhvillojë një stërvitje ushtarake në pjesën perëndimore nga 14 deri më 17 mars.KFOR-i, nëpërmjet një kumtese për media, ka bërë të ditur stërvitja do të kryhet me mjetë të rënda e helikopterë dhe se provizionet e tyre janë në komunat, Istog, Gjakovë dhe Prizren.“Aktiviteti stërvitor do të kryhet nga Komanda Rajonale e Kontingjentit Shumëkombësh Perëndimor dhe do të fokusohet në gatishmërinë dhe gatishmërinë e njësisë. Ushtarët dhe automjetet e KFOR-it do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit”.“Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizjen e ditës dhe natës me…

Lexo më Shumë

Skuadra e Real Madrid ka reaguar në lidhje me akuzat e Prokurorisë kundër Barcelonës dhe dy prej presidentëve të saj. Prokuroria e Barcelonës hodhi akuza në drejtim të tyre për shkak të dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, përcjell GazetaBlic Sport. Në lidhje me këtë gjë, skuadra ka vendosur që nesër të ketë një mbledhje të Bordit, për të vendosur mbi veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje. Në rast se këto akuza vërtetohen, Barcelona rrezikon të përballet me një dënim…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Dermokratike Sali Berisha në aktivitetin me Grupimin Dhjetori ‘90, në përkujtim të “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari, me rastin e 60 vjetorit të tij të lindjes është shprehur se Hadari ishte një ndër figurat që kontribuoi më shumë në përmbysjen e diktaturës. Berisha u shpreh se ceremonia që po mbahet është për t’i thënë heroit Adem Hajdarit se sot është më i gjallë se kurrë. “Sot ne jemi mbledhur këtu për të festuar 60-vjetorin e ditëlindjes së Azem Hajdarit, njërit prej figurave më të shquara në historinë e lirisë së shqiptarëve. Njërit prej tribunëve të…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (10.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 264 masa, nga të cilat 88 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për shofer fillestar. – Advertisements – Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit, tre masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shtatë sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe). Kontrollet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka promovuar një kënd lojërash në lagjen Shkup Veri, transmeton Almakos. “ Vazhdojmë me realizimin e projekteve të premtuara ndaj qytetarëve tanë. Është ndërtuar një kënd tërësisht i ri lojërash i cili gjendet në rrugën Boro Menkov në vendbanimin Shkup Veri. Një kat i ri për fëmijët që në mënyrë cilësore ta kalojnë kohën e lirë me përmbajtje të reja. Shtresë e re e butë e vendosur për lojëra pa brenga për fëmijët. Pajisje të reja urbane si dhe rregullim i plotë i hapësirës. Paraprakisht u përfunduan edhe rrugët qasëshe deri te njësitë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot është takuar me Richard Nephew, Koordinator global kundër korrupsionit në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në takim, siç thonë nga qeveria, është biseduar për situatën aktuale në luftën kundër korrupsionit dhe masat dhe aktivitetet që Qeveria po ndërmerr në drejtim të zgjidhjeve sistematike për përballimin e korrupsionit në çdo nivel, përfshirë edhe korrupsionin e nivelit të lartë. “Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e përgjithshëm që falë partneritetit të ngushtë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizohet në Maqedoninë e Veriut. Mbështetja është thelbësore në ngritjen e një sistemi efikas për…

Lexo më Shumë