Mimoza Paja kishte 10 ditë që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit. 58 vjeçarja, e cila punonte si banakiere u vra aksidentalisht nga të shtënat me armë gjatë mbrëmjes së djeshme. Policia dyshon se objektiv i atentatit ishte Fatjon Murati, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu. E plagosur mbeti edhe mbesa e 60 vjeçares si edhe pesë të tjerë. Nga hetimet rezulton se Fatjon Murati është larguar nga Kosova për në Turqi. Sakaq, vetëm pak më parë është gjetur i djegur një automjet tip “BMW” në zonën e Bubqit. Brenda automjetit totalisht të shkrumbuar,…
Author: Hamdi Kumanova
Për t’ia hedhur fajin Bullgarisë për deportimin e hebrenjve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut është e joserioze, thotë Angel Dimitrov, bashkëkryetar i Komisionit të përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës të Maqedonisë së Veriut. Duke komentuar deklaratën e presidentit Stevo Pendarovski me rastin e 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga territori i sotëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov për “BTA” tha se është krejtësisht e papranueshme të flitet në këtë mënyrë për Bullgarinë. “Drejtësi do të thotë të njohësh dhe emërtosh të vërtetën dhe që ajo të respektohet nga…
Të paktën pesë persona u plagosën dhe një grua mbeti e vrarë, pas të shtënave me armë zjarri në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në “Don Bosko”, në kryeqytet mbrëmjen e së dielës. E lënduar nga ky atentat mbeti dhe një 10-vjeçare. Fation Murati është një emër i njohur për botën e krimit. Ndërkaq dyshohet se mbi dy persona ende të paidentifikuar kanë marrë pjesë në atentat, ku dyshimet janë se ata u afruan në këmbë në ambientet e lokalit duke qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me makinë. Po ashtu, dyshohet se ngjarja e rëndë ka lidhje…
MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas të Kosovës në Shkup, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur gjera personale të një shtetasi turk. “Më 12.03.2023 në ora 18:05 në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Qendrës kanë privuar nga liria F.R.(49) nga Republika e Kosovës. Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje rreth orës 17:30 në një qendër tregtare në zonën e Qendrës, gjatë së cilës i ka marrë një send personal nga xhepi i B.B.(25) nga Republika e Turqisë, me banim në Shkup. Sendi i vjedhur i është gjetur dhe i…
Gjykata e Apelit nga Manastiri e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë me të cilin i është ndarë dëmshpërblim në të holla një banoreje të Manastirit e cila është sulmuar dhe kafshuar nga një mace endacake. Ngjarja ka ndodhur në natën e Vitit të Ri në vitin 2021 derisa gruaja ka hedhur mbeturina në kontejner në rrugën “Tosho Daskallo”. Avokati i të lënduarës Marjan Petrovski, i cili arriti ta fitojë procesin gjyqësor, për sdk.mk thotë se klientja e tij është sulmuar befasisht dhe disa herë nga një mace e madhe, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime – i është shkëputur…
Prodhuesit e qumështit dhe produkteve nga qumështi në Maqedoninë e Veriut brenda një jave duhet t’i ulin çmimet për dhjetë për qind, kurse ata të brumërave për 15 për qind. Kështu, makaronat nga 50 denarë do të ulen në 43 denarë, kurse qumështi nga 78 më 70 denarë, njofton REL. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, paralajmëroi dhe ngrirjen e çmimeve edhe për produkte të tjera ushqimore, si vezët, sheqeri dhe orizi. Ministri Bekteshi, në një intervistë për Radon Evropa e Lirë, ngrirjen e çmimeve për produkte të caktuara ushqimore e ka arsyetuar me, siç ka thënë, “bashkimin e disa kompanive…
Një studim i ri ka bërë të ditur se një ditë pa gjumë mund ta plakë trurin tuaj me dy vjet. Një artikull i botuar në “Journal of Neuroscience” deklaroi të njëjtën gjë, duke shtuar se megjithatë, ndryshimet, mund të kthehen pas një gjumi të mirë të natës. Për studimin, në të cilin morën pjesë 134 njerëz të moshave mes 19 dhe 39 vjeçare, studiuesit përdorën mësimin e makinës për të gjeneruar vlerësime të “moshës së trurit” nga skanimet e rezonancës magnetike (MRI) të trurit të njerëzve të privuar nga gjumi, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv. “Humbja akute totale e gjumit…
Tri ditë pas shpalljes së gjendjes ushtarake në Kosovë, mësuesi nga Gjakova, Haki Taha nga Gjakova, më 13 mars 1945 në Prishtinë, ka vrarë Miladin Popoviçin, atëherë sekretar i Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit dhe njeriu numër një i pushtetit politik në Kosovë. Hakiu shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e mbylli në shkollën fillore “Kosova” në Krumë të Hasit në Shqipëri. Gjimnazin e ulët e kreu në Shkodër e Shkollën Normale në Elbasan, në vitin 1939, kur edhe u emërua mësues në Shinavlash të Shqipërisë. Në vitin 1941, me grupin…
Në Gjykatën Penale të Shkupit, sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën në të cilën akuzohet Muhamed Zekiri, njofton Portalb.mk. Seanca e kaluar e 21 marsit, u shty pasi që Zeqiri, sipas mendimit të mjketëve, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Gjykimi ka filluar më 15 dhjetor 2022, ndërkaq për shkaqe shëndetësore është shtyrë edhe gjykimi i 16 shkurtit. Gjykimin po e udhëheq gjyqtarja Fanka Jançuleva – Mihailovska. E njëjta gjykatëse aktualisht po gjykon edhe ish-sekretarin e përgjithshëm të qeverisë, Dragi Rashkovski. Sipas aktakuzës, Zeqiri si sekretar i përgjithshëm i qeverisë ka lidhur privatisht kontrata për shërbime konsulente për…
Policia ka njoftuar se një person në Shtime ka lajmëruar rrejshëm policinë se është sulmuar dhe i janë grabitur 3 mijë e 500 euro. Bëhet e ditur se i dyshuari e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore. Policia në njoftim ka bërë të ditur edhe se ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, përcjell Klankosova.tv. “Me datën 11.03.2023 rreth orës 07:30, personi A.G ( M/K) i moshës 48 vjeçar kishte raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në…
Korrupsioni në vend rritet për çdo ditë dhe në çdo sferë të jetës. Kështu vlerësojnë qytetarët. Ata thonë se në vendin tonë me korrupsionin ballafaqohesh sapo të hapësh sytë në mëngjes. Qytetarët thonë se nuk u besojnë deklaratave të politikanëve për luftën kundër korrupsionit dhe shtojnë se më të korruptuar janë ata që premtojnë se e luftojnë korrupsionin. “Një dokument të thjesht të nxjerrësh do të keqtrajtojnë, do të thotë dhjetë ditë duhet të presësh, nëse e do menjëherë dihet tarifa. Ka, korrupsioni është si mirëmëngjesi tani, asgjë tani nuk është për çudi, populli u mësua prej shumë vitesh…
Ministria e Drejtësisë po përgadit letër të re për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Këtë njoftim e bëri ministri Krenar Lloga në TV21. Njoftime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën nga ministra të drejtësisë, që kur ish kryeministri autoritar u arratis në Hungari, në momentin kur i ngushtohej rrethi dhe pritej të përfundojë në burg. Mirëpo paralajmërimi i Llogës është shumë më konkret dhe më serioz në krahasim me paralajmërimet e bëra nga paraardhësit e tij, që deri tani nuk ia prishën Gruevskit komoditetin katërvjeçar në Budapest. Lloga paralajmëroi se kërkesa e re për…

