Author: Hamdi Kumanova

Ndërtimi i autostradës përgjatë Korridorit 8 dhe një pjese të Korridorit 10, por për pesë në vend të 35 viteve, siç theksoi Ministri i Transportit, është i mundur me partnerët që i ka zgjedhur Qeveria, kompania “Behtel” dhe “Enka”, si dhe kompanitë për konsultime dhe mbikëqyrje. Si dëshmi se nuk ka të panjohura në marrëveshje, siç pohon opozita dhe media të caktuara, Ministri Bllagoj Boçvarski dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike Ejup Rustemi, para gazetarëve e treguan dokumentacionin për këto marrëveshje. Marrëveshjen me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” – kompani e dëshmuar për ndërtimin e autostradave në rajon, Qeveria e nënshkroi…

Lexo më Shumë

Organizata për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme (ODAGJ) do t’i dërgojë kërkesë Kuvendit dhe Qeverisë për të lehtësuar kalimin e maturës shtetërore për gjeneratën e sivjetme – ose të shkurtohet vëllimi i materialit ose të reduktohet numri i provimeve të brendshme. Kryetarja e ODAGJ-it, Anisia Ugrinovska, për MIA-n deklaroi se këto janë konkluzionet nga diskutimi që e organizuan të shtunën dhe do t’i dërgohen Kuvendit dhe Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ajo është shkëputur nga protesta që gjimnazistët mbajtën sot para MASH-it me një kërkesë të tillë. Ugrinovska tha se ata nuk…

Lexo më Shumë

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka dorëzuar në Kuvend propozimin për zgjidhje ligjore për Arsimin e Mesëm, i cili parasheh transport publik falas për nxënësit e shkollave private, ata që jetojnë në një distancë më të vogël se 2.5 kilometra nga shkollat, nxënësit me aftësi të kufizuara dhe nxënësit që bëjnë praktikën feriale. Nga Unioni presin që kërkesa e tyre të miratohet pas një procedure të shkurtër, me mbështetjen e të gjithë deputetëve. “Presim që ky propozim ligj të kaloj me procedurë të shkurtër. Nëse propozimi nuk kalon në afat prej dy muajsh ne si Union i…

Lexo më Shumë

Nga Sofja zyrtare nuk ka asnjë reagim pas thirrjes së presidentit Stevo Pendarovski, drejtuar Bullgarisë për të kërkuar falje për deportimin e hebrenjve maqedonas. Gjatë përkujtimit të djeshëm të Ditës së Holokaustit, kreu i shtetit tha se “që të ketë pajtim, duhet të kërkohet falje për rolin e qeverisë profashiste në Sofje në atë kohë për deportim”. Kjo kërkesë e Pendarovskit, megjithatë, hapi polemika në opinionin bullgar, ndërsa presidenti u kritikua edhe nga politikanët e djathtë. I pari që reagoi ishte bashkëkryetari i Komisionit të Përzier të Historisë, nga pala bullgare, Angel Dimitrov. Ai tha se qëndrimet e Pendarovskit,…

Lexo më Shumë

Rreth 80% e mjekëve të punësuar në Maqedoni kanë përjetuar dhunë verbale ose fizike në vendin e punës. 13 mjekë të anketuar kanë përfunduar me lëndime trupore të theksuara. Ndërkohë një pjesë e madhe e tyre janë përballur me ofendime nga ana e pacientëve. Këto janë të dhënat e Odës së Mjekëve të cilat kanë dalë nga një anketë e realizuar me mjekë, e cila është zhvilluar në shënimin e ditës botërore kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësorë. Punonjësit shëndetësor alarmojnë që posaçërisht gratë që punojnë në institucione shëndetësore janë qendër e sulmeve dhe diskriminimit në vendin e punës. “Gratë…

Lexo më Shumë

Kriza e vazhdueshme në vend prej disa vitesh ka mbushur zyrat e psikoterapisë. Psikologët kanë punë si kurrë më parë. Të gjitha objektet janë përplot, thotë psikologia Mirjana Jovanovska për Alsat. Qytetarët ankohen për probleme të ndryshme si ankthi, paranoja dhe depresioni. Ata janë të të gjitha moshave. “Ata që janë më të rritur shqetësohen nëse do të kenë karrierë, nëse do të mund të fitojnë mjaftueshëm, të sjellin mjaftueshëm në shtëpi për fëmijët. Tani do të shkojnë në ekskursione a do kenë para, nëse do të kemi sa për të ngrënë deri në fund të muajit, çfarë do të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, përmes një video mesazhi mbajti fjalim në panelin diskutimit të Biznes Akseleratorit UKIM, “Mbështetje e vazhdueshme e inovacioneve në botën e ndryshimeve”. Në ngjarjen ku u diskutuan të arriturat e Akseleratorit UKIM në katër vitet e fundit dhe u prezantuan investimet e fundit, zëvendëskryeministri u shpreh i kënaquri me faktin se Qeveria ka krijuar një hapësirë dhe sistem që mundëson zhvillim dhe mbështetje për rritjen e komunitetit startap. “Inkubatorët dhe akseleratorët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për bizneset…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ia ka ofruar atij. Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit. Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e atentatit të djeshëm në zonën e Don Boskos, ku 58-vjeçarja Mimoza Paja që punonte në lokal ka humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Blutë kërkojnë ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorëve të atentatit, duke vënë në dispozicion një numër telefoni dhe 20 mijë euro. Sipas tyre, kushdo që jep informacione të vlefshme, do të shpërblehet. Policia ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Në një njoftim, ata bëjnë me dije se autorët kanë përdorur një makinë BMW, e cila sipas numrit të shasisë rezultonte e vjedhur…

Lexo më Shumë

“Navalny”, një film për helmimin dhe burgosjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, fitoi çmimin Oscar për filmin dokumentar më të mirë në orët e para të mëngjesit të së hënës. Dy fëmijët e Navalny dhe gruaja e tij Yulia morën pjesë në ceremoninë në Los Angeles dhe iu bashkuan regjisorit të filmit në skenë për të marrë çmimin. “Burri im është në burg vetëm për të thënë të vërtetën, burri im është në burg vetëm për të mbrojtur demokracinë,” tha Yulia Navalnaya. “Alexei, po ëndërroj ditën kur ti do të jesh i lirë dhe vendi ynë do të…

Lexo më Shumë

Familja e foshnjes nga Kumanova e cila ndërroi jetë nga tuberkulozi, nuk jeton në kushte të këqija. Këtë e konstatuam me vizitën e ekipit profesional nga Qendra për punë sociale nga Kumanova, ku u pa se familja ka edhe kushte higjienike dhe materialisht është e siguruar. Për momentin avokati i popullit dhe sektori shëndetësor punojnë në këtë rast, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Ajo përmndi se rasti po ndiqet dhe për momentin po punohet me familjen në mënyrë që fëmijët sërish të mund të kthehen në shkollë, ndërkaq babai në punë. Siç tha ministrja, tre fëmijët…

Lexo më Shumë

SPASOVSKI: NUK KA MBROJTJE PËR ASNJË VRASËS Vrasje, krisma, likuidime brutale, të zhdukur, të rrëmbyer, arratisje të përgjakshme nga burgu – Maqedonia është shndërruar në në terren mafiozësh, për shkak se institucionet në vend që ta ndjekin bashkëpunojnë me krimin. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE të cilët thonë se policia me Oliver Spasovskin dhe Sasho Tasevskin është shndërruar në degë të mafias. “Dora e djathtë e Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevskit, Kryeshefi i Krim Policisë, Muzafer Karishiq, është edhe anëtar dhe Kryetar I Komisionit për dhënien e lejeve për armë. Si ka mundësi që leje për armë policia…

Lexo më Shumë