Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët sonte do të mbledhë kryesinë e partisë në Tetovë për të biseduar për zhvillimet politike, mes të cilave edhe formimin e grupit negociator për hyrjen e mundshme në qeveri. Ky grup do të jetë i autorizuar të zhvillojë takime me partitë në koalicionin qeveritar gjatë periudhës së mundshme për të matur pulsin e tyre për zgjerimin eventual të shumicës. Nga ana tjetër, kryeministri Kovaçevski duhet po ashtu të mbledhë partnerët e koalicionit, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur kundër zgjerimit, kurse disa kundër shtimit të ministrave shqiptarë në ekzekutiv. Vendimin për të filluar ose jo negociatat,…

Lexo më Shumë

Pothuajse një e treta e të anketuarve në shtet të përfshirë me hulumtimin “Shprehi të reja digjitale” në Viza shpenzojnë prej 600 deri 900 denarë në muaj (26,5 për qind) që të kryejnë punë përmes aplikacioneve apo platformave virtuale. Çdo i dyti i anketuar (56 për qind) shfrytëzon shërbime online disa herë në ditë dhe pothuajse secili (99 për qind) atë e bën përmes smarfonit. “Katër nga dhjetë qytetarë të Maqedonisë së Veriut theksojnë se shprehitë e tyre janë bërë më digjitale apo kryesisht digjitale, si rezultat i pandemisë. Për gjysmën e të anketuarve, koha private është aspekti më digjital…

Lexo më Shumë

Transportuesit privatë thonë se e kanë humbur plotësisht besimin te kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, andaj nuk kanë konkurruar në thirrjet e fundit për linja të caktuara. Transportuesit thonë se pas çdo deklarate, Arsovska dëshmon se nuk ka interes të zgjidh problemin me transportin publik e as me borxhin e transportuesve privatë. Isen Halili thotë se kushtet në thirrjet e qytetit të Shkupit ishin skandaloze, pasi fillimisht numri i autobusëve që kërkohej nuk e plotësonte as 20% e nevojave, ndërsa obligimet ishin të papërballueshme. “Në atë konkurs ishte paraparë që ne me vetëfinancim ta financojmë transportit e pas…

Lexo më Shumë

Nxënëset e Medresesë së Tetovës sot përmes një tubimi në sheshin e qytetit kërkuan që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend, ata thonë se zgjidhja për problemin e tyre zvarritet për vite me radhë dhe institucionet nuk po punojnë në këtë drejtim. Pavarësisht se ka nismë të tillë në Parlament, ajo po zvarritet dhe nuk po gjen implementim, shkruan Portalb.mk. Edhe pse kishin paralajmëruar tubim në shesh, nxënëset nuk u paraqitën në kohën e lajmëruar por u vonuan. Kjo për shkak se thanë se kanë pasur kërcënime dhe presione që mos të dalin madje u është mbyllur edhe…

Lexo më Shumë

Njësiti Nacional për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Tregti me Njerëz pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dje në bashkëveprim me SPB Veles dhe SPB Tetovë, në udhëheqjen e Prokurorit Publik nga PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit realizuan rastin me veprën penale të kryer “tregti me fëmijë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-g të Kodit Penal, e kryer nga pesë persona të moshës nga 25 deri më 35 vjeçare, prej të cilëve katër nga Velesi dhe një nga Tetova, të cilët janë privuar nga…

Lexo më Shumë

Shkruan: Fejzi HAJDARI Edhe një vit më parë kur ndërroi jetë, por edhe sot kur minimalisht me një shkrim ose veprim simbolik, do të duhej të përkujtohet patrioti, ushtari i luftrave të UÇK’së dhe veprimtari tanimë i ndjerë Rexhail Qerimi, ne PO HESHTIM, sikur të jemi në varrë. A thua për kend luftoi e sakrifikoi ai, sikurse edhe shumë luftëtarë tjetër të UÇK-së? Ku janë shokët e idealit, së paku ata të Kumanovës e rrethinës, ku janë idealistët me të cilët ai e kishte nisur ndërtimin e kauzave kombëtare, ku janë politikanët e Kumanovës e Likovës (që nuk kujtohen të…

Lexo më Shumë

PRESIDENTI NË TAKIM ME KORIN DIPLOMATIK NË VEND Është koha kur angazhimet deklarative duhet të zëvendësohen me vendime të guximshme, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, zgjerimin e BE-së ose për sigurinë dhe progresin ekonomik të hapësirës evropiane. Kështu, sic njofton KlanM, tha Presidenti Pendarovski në takimin tradicional vjetor me korin diplomatik të akredituar në Maqedoninë e Veriut. Sipas Presidentit Pendarovski, në historinë më të re të Evropës, gjatë periudhës së kaluar, përvec Ukrainës, vetëm Maqqedonia e Veriut është përballur me sfida të mëdha dhe sulme joparimore ndaj parametrave identitare. “Ndryshimet kushtetuese së…

Lexo më Shumë

Kompanitë ajrore “Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian erllajns” dorëzuan oferta në tenderin për ndarjen e mbështetjes financiare për linja të reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi” dhe aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër për periudhën prej vitit 2023 deri në fund të vitit 2025. Ofertat u hapën sot në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nga ana e Komisionit për këtë qëllim. Javën e ardhshme do të bëhet vlerësimi i ofertave pas çka pritet të zgjidhen kompanitë ajrore me të cilat do të lidhet marrëveshje për subvencione për fluturime të reja. Me thirrjen që ishte e hapur nga 20 dhjetori i…

Lexo më Shumë

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulture të Shqiptarëve në Shkup, u përkujtua Dita ndërkombëtare e përkujitimit të Holokaustit, me ç’rast u organizua edhe një ekspozitë retrospektive me fotografi autentike të një grupi diplomatësh që vepruan në Zvicër në periudhën 1941-1945, të cilët iu ndihmuan herbrenjëve që me dokumenta të falsoifikuar të strehohen nël shtet e Amerikës Latine. Të pranishëm ishin zv. Kryeministri i parë, Artan Grubi, ambasadorët e Polonisë, Suedisë, Ukrainës si dhe përfaqësues të disa ambasadave të tjera të akredituar në Shkupi. Me pjesëmarjne tyre këtë akademi përkujtimore e nderuan edhe përfaqësuesit e BFI-së si dhe të…

Lexo më Shumë

“Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në çdo institucion, komunë apo drejtori”, tha zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi duke iu përgjigj në një nga pyetjet e shumta të parashtruar nga qytetarët në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së – Ali Ahmeti me elektoratin dhe bazën partiake. “Më bëhet zemra mal në çdo tubim të Tetovës! Po bëhen shumë pyetje të mira dhe të gjitha bëhen për projekte infrastrukturore dhe projekte kapitale. Për përdorimin e dygjuhësisë, unë do them ta ndiqni seancën qeveritare të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, çdo shkrim sot është në…

Lexo më Shumë

PAGA MESATARE DHE MINIMALE MEZI MBULOJNË HARXHIMET PËR NJË MUAJ A do të ketë lajme të mira për ekonominë e vendit ose kriza edhe më tej do ta vështirësojë jetën e qytetarëve? Pas vitit të kaluar turbulent, sic njofton KlanM, parashikimet për këtë vit janë pak më optimiste. Banka Popullore pret stabilizimin e çmimeve, por paralajmëron se rreziqet, para së gjithash të jashtme, ende janë të mëdha. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska – Bezhoska për Dojçe Velen thotë se priten efekte pozitive nga masat monetare dhe aktivitetet fiskale. “Për momentin pritet stabilizimi i çmimeve të produkteve primare, që bashke…

Lexo më Shumë

Më 4 shkurt shënohet data e lindjes së revolucionarit Goce Dellçev. Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë kremtim solemn. Me këtë rast, kryeministri Kovaçevski tha: “e siguroj publikun maqedonas se Ministria e Punëve të Brendshme do të bëjë gjithçka, në përputhje me të gjitha ligjet dhe kushtetutën e vendit, që 4 shkurtin – datën e lindjes së Goce Dellçevit, ta kremtojë në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme, duke garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve në shtet.” Kovaçevski e theksoi këtë nga foltorja e parlamentit, duke u përgjigjur në pyetje të deputetit…

Lexo më Shumë