Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti nga një ngjarje në Sellcë të Tetovës iu referua takimit të ardhshëm në Ohër të shtunën ku pritet të nënshkruajnë marrëveshjen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke e vlerësuar atë si procedurën përfundimtare të pajtimit. Ahmeti konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta përsërisë rastin me Bosnjë dhe Hercegovinën, transmeton Portalb.mk. “Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, inkurajojmë autoritetet e Kosovës, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe presidentin, deputetët dhe opozitën më 18 mars në Ohër që të marrin një vendim të qëndrueshëm dhe të drejtë që…
Author: Hamdi Kumanova
Sulmet hibride synojnë të shkaktojnë rënien e qeverive, kryesisht ato që kanë orientim perëndimor. Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në emisionin “Click Plus” në TV21. Sipas saj, është e qartë se sulmuesi nuk dëshiron që ne të kemi një Ballkan stabil dhe paqësor. “Më shpesh, qëllimi i luftërave hibride apo sulmeve kibernetike është të prishin praktikisht jetën shoqërore, gjë që në fakt ndodh kur ka sulme të shpeshta. Gjithnjë e më shumë, kur knaqësia krijohet në një shoqëri, ajo plotësohet me pakënaqësi në një sferë tjetër. Qëllimi është të shkaktohet, në shumicën e rasteve, rënia e qeverive,…
Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi. Shifra alarmante janë shënuar nga ikja e mjekëve edhe deri më tani në këtë vit. “52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”. Kështu ka bërë të ditur kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu. Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut është çështja e pagave. Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri…
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar skenën e futbollit botëror në 15 vitet e fundit, duke ofruar një rivalitet spektakolar dhe ndarë tifozët në dysh, kur ngrihet pyetja kush është më i miri. Megjithatë, mosha nuk i lejoi që të vazhdojnë pafund këtë dominim dhe pas Cristiano Ronaldos, edhe Lionel Messi po bëhet gati të largohet nga futbolli evropian. Kontrata e yllit argjentinas me Paris Saint Germain skadon në fund të sezonit dhe prej 1 qershorit Messi do të jetë lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij, teksa mediat spanjolle kanë dhënë një lajm të bujshëm. Skuadra e…
Në Universitetin e Tetovës, sot u mbajt MasterClass, me temë: “Terapia me grimca”, veprimtari kjo që u realizua nga profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, Prof. Dr. Bashkim Ziberi, përfaqësuesja e shkollës së mesme “7 Marsi”, Nermine Muradi dhe Yiota Foka nga GSI Darmstadt. Ky takim organizohet si një punëtori në kuadrin e “International Masterclasses for High School Students”, si pjesë e International Particle Physics OutreachGroup(IPPOG), një program që përfshin më shumë se 225 universitete dhe institute kërkimore nga 60 shtete të ndryshme. Në këtë Masterclass morën pjesë nxënës të shkollave të mesme nga Tetova dhe Gostivari. Ata…
E dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit sot nga gjykata e Tetovës ështe dënuar me 10 vjet heqje lirie, përcjell TV21. Me 21 dhjetor të vitit 2022 në banjën e Tetovës u gjet trupi i pajetë i 16-vjeçarit nga Novosella e komunës së Zhelinës. Ndersa si e akuzuar ishte 17-vjeçarja A.I nga Kapaçindolli i komunës së Zhelinës.
Një deputet i Kuvendit të Kosovës është kërcënuar me sëpatë nga disa persona të dyshuar në Bjeshkët e fshatit Bukosh. Policia thotë për ngjarjen është njoftuar më 12 mars të këtij viti. “Me datë 12 mars 2023, rreth orës 15:00 Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar një informatë nga një ankues, se në bjeshkët e fshatit Bukosh ishin kanosur nga disa persona të dyshuar, të cilët i kishte hasur duke bartur dru me dy traktor”, thuhet në komunikatën për media. Tutje, policia njofton se pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të Suharekës, të mbështetur nga dy…
– Të votoni për mua! Të votojmë për ty, por këtu të mos ndërtohen ndërtesa dhe rrugë. Le të ndërtohet andej rrugës ka mjaftueshëm vend. Më përqafoi mirë dhe më tha as rrugë as ndërtesa asgjë nuk do të ketë këtu. Kjo ishte ajo që gjyshe Nevena i tha gjatë fushatës zgjedhore kryetares së Shkupit Danella Arsovska, ndërsa si përgjigje pretendon se mori premtim nga kryetarja e Shkupit që një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Nga ana tjetër para disa ditëve Arsovska tha se rruga Cetinjska do të bëhet sipas programit që vetë qytetarët e kanë…
Kompanitë gjermane e shohin vendin si mundësi të mirë për investim, por jo edhe si vend adekuat për transferimin e prodhimtarisë së tyre nga ato vende të cilat janë të pasigurta për shkak të konfliktit rus-ukrainas. Megjithatë, ende kanë vërejtje për procedurat jo aq të shpejta burokratike. Siç tha sot u.d. ambasadori i Gjermanisë, Oto Graf, secili që udhëheq biznes dhe prodhon, ka interes që procedurat të jenë më efikase. Ai vend që do ta ofrojë këtë, do t’i tërheqë investitorët. “Shpresojmë se Maqedonia e Veriut do të thjeshtojë dhe përshpejtojë të gjitha procedurat. Për të gjitha kompanitë gjermane këtu,…
QEVERIA E RMV OFROI ME ZEMËRGJERËSI ORGANIZIMIN E TAKIMIT PETER STANO, ZËDHËNËS I KE-së: “Për Bashkimin Europian është e rëndësishme të sigurohet një vazhdimësia e shpejtë e dialogut dhe të ruhet momentumi. Ne patëm një takim shumë të mirë në 27 shkurt me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, të cilët ranë dakort në parim mbi propozimin e BE-së, duke konsideruar se nuk ishte më e nevojshme të diskutohej ky propozim. Ata gjithashtu ranë dakort për të diskutuar zbatimin e udhërrëfyesit të këtij propozimi në raundin e ardhshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse kur ka një propozim, nevojitet të dihet, se si…
Koordinatori global kundër korrupsionit i angazhuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, Richard Nephew në një intervistë për emisionin “360gradë” në Alsat ka deklaruar se çfarëdo indikacioni për korrupsion në ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D pavarësisht angazhimit të kompanive amerikane duhet hetuar. Sipas tij, një hetim i tillë duhet të ketë edhe mbështetjen e Ambasadës amerikane në Shkup. “Ambasada është mbështetës i fuqishëm i biznesit amerikan dhe aktiviteteve të tyre këtu. Është shumë e qartë se ne jemi mbështetës të fortë të vlerave dhe deklarimeve për luftën efikase kundër korrupsionit. Nëse ka indikacioni për korrupsion, duhet hetuar. Ato hetime duhet…
Në mungesë të prokurores Ivana Trajçeva, zëvendësja e saj e mori në pyetje ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski në lidhje me lëndën “Softuerët”. Ai gjatë gjithë seancës ka folur për përfitimet e mundshme të softuerëve, të cilat i kishte porositur por para mediave, nuk tha asnjë fjalë për mënyrën e blerjes së tyre. “Qëllimi i daljes sime sot në seancë ishte që të tregoj se cilat janë përfitimet e këtyre sistemeve të cilat i kemi porositur. Nuk përbën ndonjë shumë që e ka ngarkuar shtetin, absolutisht është jashtë 2,3 për qindit që për të njëjtin qëllim shfrytëzohen…

