– Të votoni për mua! Të votojmë për ty, por këtu të mos ndërtohen ndërtesa dhe rrugë. Le të ndërtohet andej rrugës ka mjaftueshëm vend. Më përqafoi mirë dhe më tha as rrugë as ndërtesa asgjë nuk do të ketë këtu.
Kjo ishte ajo që gjyshe Nevena i tha gjatë fushatës zgjedhore kryetares së Shkupit Danella Arsovska, ndërsa si përgjigje pretendon se mori premtim nga kryetarja e Shkupit që një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Nga ana tjetër para disa ditëve Arsovska tha se rruga Cetinjska do të bëhet sipas programit që vetë qytetarët e kanë votuar. Megjithatë, kundër vendimit të Arsovkës është edhe kryetari i Butelit Darko Kostovski i cili tha se qytetarët nuk do ta lejojnë uzurpimin e lagjes me ndërtesa, ndërsa ai qëndron prapa tyre.
“Zgjidhje e pranueshme për qytetarët është që traseja të dislokohet. Ky është proces që ne bashkë me Qytetin duhet ta bëjmë por e shoh se nuk kemi mbështetje nga Danella Arsovska për një gjë të tillë. A ka ndonjë presion që të realizohet ky plani me ndërtesat nuk e di dhe si thoshte ajo me duar në mjaltë, tani e kapëm ne atë në mjaltë dhe po përsëritet dhe nga anash thotë t’i ndryshojmë planet dhe qëndrimet”, tha Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit.
Banorët e lagjes Butel akuzojnë kryetaren e Shkupit se qëllimi i saj është të përgatisë terrenin për ndërtesa, e jo bulevard sepse sipas tyre nuk ekziston mundësi reale që kjo rrugë të kthehet në bulevard pasi që mjafton vetëm zgjerimi i saj.
Përndryshe, kryetari i Butelit bëri të ditur se në seancën e nesërme të Këshillit të Komunës do të ngritet procedurë për anulimin e planeve që parashohin ndërtim të ndërtesave në Butel 1 dhe 2.