CEKIÇ: QYTETARËT TË REVOLTUAR NGA SISTEMI POLITIK DHE DEMOKRACIA Qytetarët nuk janë të kënaqur nga sistemi politik në vend, gjegjësisht ata janë të revoltuar nga mosefikasiteti i institucioneve dhe nga demokracia në vend. Këtë, sic njofton KlanM, ka treguar hulumtimi i Institutit për Kërkime Sociologjike dhe Politiko-Juridike gjatë Anketës Sociale Evropiane e realizuar për herë të parë në vendin tonë. “Të dhënat fillestare tregojnë se ne nuk qëndrojmë mirë sa i përket sistemit politik, në efikasitetin e institucioneve, pjesëmarrja e qytetarëve në politikë, pakënaqësia e qytetarëve nga demokracia dhe proceset demokratike. Por ka edhe indikator të tjerë që na krahasojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Vendin e pret një verë e thatë dhe me temperatura të larta dhe kjo do të thotë më shumë rrezik nga zjarret. Institucionet apelojnë që qytetarët të vetëdijesohen më shumë për dëmet që shkaktojnë zjarret dhe të tregojnë kujdes maksimal kur janë në natyrë. Por sa të përgatitura janë vet institucionet për të parandaluar zjarre të furishme? Kreu i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, tha se avioni i fundit i servisuar është kthyer në vend një javë më parë dhe se tani janë në dispozicion të tre avionët. Megjithatë për avionët nevojiten pilot. Kjo sfidë ende nuk është…
Skenës politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, i shtohet edhe një subjekt i ri politik, i quajtur Vetëvendosje Kombëtare (VVK), që do t’i prijë politikologu Nevzat Dervishi. Ai paralajmëron një ideologji krejtësisht të re në skenën politike shqiptare të MV-së. Theks të veçantë vë në procesin e vendimmarrjes, barazisë dhe bashk(ëpun)imit vëllazëror me të gjitha partitë shqiptare në vend. Fillimisht ai shprehet se me Vetëvendosjen Kombëtare, populli shqiptar në MV, do t’i hedh themelet e vetëvendosjes së brendshme në shtet, me të drejtë vendimmarrjeje në të gjitha nivelet e pushtetit shtetërorë. “Dua ta përgëzoj popullin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut,…
Ministri i Jashtëm dhe zyrtari i lartë në BDI, Bujar Osmani, gjatë një tubimi partiak të integristëve në Çair të Shkupit, paralajmëroi se për disa muaj Maqedonia e Veriut do ta ketë Kryeministrin e parë shqiptar. Në fakt, sic percjell KlanM, kjo është deklarata e parë e një zyrtari të Qeverisë ku paralajmërohen zgjedhje për këtë vit. “Fillojmë me presidentin e shtetit i cili është konsensual dhe udhëheq ushtrinë me vulë e cila është edhe në gjuhën shqipe. Sot kemi parlament që në 6 vitet e fundit udhëhiqet në shqip. Jo flitet në shqip, udhëhiqet në shqip. Në fakt kemi…
Gjykata Penale në Shkup ka konstatuar se vendimi për dënimin e ish-drejtorin e Doganave, Dragan Daravellski është vjetërsuar, përcjell TV21. Daravellski do të lirohet pasi gjykata ka konstatuar se me 1.12.2022 vepra është vjetërsuar. Daravellski është dënuar në maj të vitit 2007 me burg prej 7 vjetëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Aktgjykimin e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit të Shkupit në mars të vitit 2008, por Daravelski nuk përfundoi në burg sepse ishte në arrati. përcjell TV21. “Kryetari i këshillit gjykues, pas shterjes së debatit, ka konstatuar se ka hyrë në fuqi vjetërsimi absolut i ndjekjes penale,…
Qëndrimi jonë çdoherë është që kjo duhet të ndalohet. Duhet të bëhet dallimi nga ajo private me atë zyrtare, tha kryetarja e Transparency International-Maqedoni, Sllagjana Taseva. Taseva është e prerë se vetura zyrtare nuk duhet të përdoret për qëllime private dhe jashtë orarit të punës. “Funksionarët nuk duhet t’i vozisin veturat vetë”, tha Taseva duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se si i komenton atë që funksionarët i përdorin veturat zyrtare për qëllime private.
Në spitalin e fëmijëve “Kozle” janë hospitalizuar gjashtë fëmijë të dyshuar me tuberkuloz. Për momentin priten rezultatet e analizave siç informon Klan M. Fëmijët janë nga Shkupi dhe nuk kanë asnjë lidhje me foshnjën e ndjerë 9 muajshe, e cila ka rezultuar pozitive me tuberkuloz. Fëmijët janë shtruar të premten me simptoma të tuberkulozit dhe kanë qenë në kontakt me një familjar, gjegjësisht një fëmijë dy vjeç e gjysmë është shtruar në Klinikën e Fëmijëve në gjendje të rëndë që nga fundi i muajit janar. Nga spitali i fëmijëve në Kozle thotë se përveç pritjes së rezultateve për gjashtë fëmijët,…
BYTYQI: MASA PËR TË GJITHË QË DO TË SHKELIN LIGJIN Zv. Kryeministri për ÇështjeEkonomike Fatmir Bytyqi paralajmëroi ngrirje të produkteve ushqimore nga 16 marrsi. Ai paralajmëroi masa për të gjithë ata që do të shkelin ligjin. Përveç ngrirjes e çmimit të bukës nga kjo javë do të hyjnë në fuqi masat e reja për ngrirje të ptodukteve ushqimore këtë e njoftoi mbrëmë zv Kryeministri për Çështje ekonomike Farmir Bytyqi në emisionin Klan Debat. Byqyqi shtoi se po bëhen të gjitha analizat dhe po ndërmerren masat për tu përballur me krizën ekonomike. “Që nga data 16 mars hy në fuqi ngrirja…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u bëri thirrje të gjitha partive politike që me konsensus ta miratojnë Kodin e ri Zgjedhor. Në paraqitjen e tij në konferencën “Reformat Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të cilën e organizoi Instituti Nacional Demokratik (NDI), Ministri Lloga tha se nisma e tij është që partitë politike të ulen në një tavolinë të njëjtë me qëllim që të hartohet një model sipas të cilit do të veprohet në drejtim të përgatitjes së një Kodi të ri Zgjedhor dhe të arrihet konsensus për çështje të përcaktuara të cilat kanë konotacion politik, sepse kjo është…
Drejtoria e Doganave bën të ditur se në pikën kufitare Qafë Thanë në hyrje të vendit gjatë muajit mars, në dy raste janë konfiskuar çanta dhe atlete me firmë. Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se ndaj gjërave të konfiskuara do të hapet procedurë për të konfirmuar të drejtën e pronës intelektuale. “Më 4 mars, doganierët në Qafë Thanë sekuestruan një ngarkesë me çanta femrash me firmën e markave të famshme të modës, të cilat një shtetas shqiptar donte t’i shiste në vend. Më 11 mars, doganierët konfiskuan një ngarkesë me 50 palë atlete dhe 23 çanta shpine në…
Shtatëdhjetë e shtatë vjeçari nga Gostivari, dje (13-mars) në ora 15:15 në SPB Tetovë ka raportuar se më datë 07 të këtij muaji, djali i tij 50 vjeçar S.R. është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe e ka kërcënuar. I njëjti sot (14-mars) është thirrur në Stacionin Policor të Gostivarit dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Një burrë ka pranuar mbrëmë tretman mjekësor në Pejë, pasi është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Policia ka informuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

