Skenës politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut, i shtohet edhe një subjekt i ri politik, i quajtur Vetëvendosje Kombëtare (VVK), që do t’i prijë politikologu Nevzat Dervishi.
Ai paralajmëron një ideologji krejtësisht të re në skenën politike shqiptare të MV-së.
Theks të veçantë vë në procesin e vendimmarrjes, barazisë dhe bashk(ëpun)imit vëllazëror me të gjitha partitë shqiptare në vend.
Fillimisht ai shprehet se me Vetëvendosjen Kombëtare, populli shqiptar në MV, do t’i hedh themelet e vetëvendosjes së brendshme në shtet, me të drejtë vendimmarrjeje në të gjitha nivelet e pushtetit shtetërorë.
“Dua ta përgëzoj popullin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, se me Vetëvendosjen Kombëtare, popullit do t’i jepet mundësia që t’i hedh themelet e vetëvendosjes interne në shtet me të drejtë vendimmarrjeje, duke vënë në praktikë mekanizmin e Institutit të Kundërfirmës (kundërnënshkrimeve).
Sipas tij, në një shtet siç është Maqedonia e Veriut me dy bashkësi më të mëdha etnike (shqiptarë dhe maqedonas), e vetmja formulë është barazia.
“Si shtet me dy bashkësi etnike më të mëdha siç është Maqedonia e Veriut, e vetmja formulë është barazia në të gjitha nivelet shtetërore”. – shprehet ai.
Në vija të trasha, ai shpalos vetëm dy pika fundamentale të VVK-së, siç është ndryshimi substancial i sistemit politik në MV si dhe vendimmarrja.
“Vetëvendosja Kombëtare, ka pikpamje krejtësisht të kundërta nga partitë tjera. Vjen si një ideologji e re shqiptare, fillimisht duke shpalosur dy pika më fundamentale të platformës së saj, siç është ndryshimi rrënjësor i sistemit politik, dhe inkorporimi i vendimmarrjes, që është çelësi i barazisë në shtet”.
“Prandaj, nuk ka rrugë që të çon në Vetëvendosje, Vetëvendosja është vetë rruga”– thotë ai.
Dhe në fund, ai i bën thirrje popullit shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, që në mënyrë masovike t’i bashkangjitet këtij projekti të pakthyeshëm kombëtar, projekt ky që do të jetë i pakompromis në drejtim të barazisë në shtet, i cili ka vetëm një emër Vetëvendosje Kombëtare (VVK).
Data 28.03.2024
Aktuale
- Si do të reagojë Lirimi? Santiana zbulon se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm
- Taravari në panel diskutimi për integrimin e personave me aftësi të kufizuara
- BDI nesër zyrtarizon marrëveshjen me Lëvizjen e Turqve, Salih Murat dhe Sulejman Baki
- Grubi pas vendimit të Selës t’u bashkuar me BDI: Si mbet puna e 20 plusit?!
- Nita Latifi feston ditëlindjen, ja sa vite mbush
- Moderatorja e vë në siklet Bucin, para Veronës e pyet për Santianen
- ASH-ja e “Selës” vendos, do të shkojë bashkë në zgjedhje me BDI-në
- (VIDEO) Taravari: Sela e ka shansin e fundit të mos shkojë me BDI-në