Në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një mekanizëm i cili duhet të kontribuojë për uljen e tensioneve dhe për identifikimin e dukurive të urrejtjes, që është shënuar qartë në Protokollin të cilin vitin e kaluar e nënshkruan ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, por ai nuk po zbatohet, thotë këshilltarja për Politikë të Jashtme e ish kryeministrit Kiril Petkov, Vesela Çerneva. “Nuk mund të themi se nuk ka instrumente të mjaftueshme”, thotë Çerneva në intervistë për emisionin “Para të gjithëve” në Radion Kombëtare Bullgare, duke e komentuar zhvillimin më të ri të ngjarjeve mes Shkupit…
Author: Hamdi Kumanova
Nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shkollor nuk ka rritje të numrit të kontrolleve dhe të hospitalizuarve në spitalin e fëmijëve “Kozle” kanë informuar për MIA nga spitali, ku për momentin janë të hospitalizuar rreth 40 fëmijë me bronkopneumoni. “Situata është e qetë dhe stabile. Edhe pse është vetëm java e parë e gjysmëvjetorit të dytë. Deri të premten javën tjetër do të shohim nëse fillimi i gjysmëvjetorit të dytë do të ndikojë në numrin e pacientëve të cilët do të vijnë tek ne”, ka thënë drejtori i spitalit Besnik Zeqiri, transmeton SHENJA. Zeqiri ka rikujtuar se numër të madh…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se ka arrestuar një 47-vjeçar nga Çegrani pasi i njëjti dyshohet se ka kryer 5 vjedhje në Gostivar. “Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (26-janar) rreth orës 13:30, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, kanë privuar nga liria 47-vjeçarin Z.S. nga Çegrani i Gostivarit për shkak të dyshimit se gjatë këtij muaji ka kryer pesë vjedhje nëpër shtëpi në Gostivar”. “Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përpilohet raport përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.
Varshava është gati të dërgojë dhjetëra tanke në Ukrainë në mbështetje të forcave të armatosura ukrainase, sipas një deklaratë të kryeministrit të vendit. Duke folur për kanalin televiziv kanadez CTV Neës, Mateusz Moraëiecki, një nga mbështetësit më të zjarrtë të Kievit, tha se Polonia mund të forcojë menjëherë këmbësorinë ukrainase me 74 tanke të tjera. “Polonia ishte vendi i parë që dorëzoi 250 tanke në Ukrainë. Tani jemi gati të dërgojmë 60 tanke luftarake kryesore të modernizuara PT-91, si dhe 14 tanke luftarake Leopard 2”, tha kryeministri polak. Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se tanket moderne tani janë shumë të…
Polica e Kosovës në Pejë ka arrestuar të dyshuarin, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:30, në Pejë, raporton Zeri.info. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare, e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Zëri
Janë prodhuar 18.449 MWh energji elektrike, amvisëritë dhe furnizimet shtesë janë të plotësuara tërësisht me energji elektrike nga kapacitetet e EMV-së SHA EMV më 26.01.2023 prodhoi 18.449 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 11.850 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 6.599 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 26.01.2023.
MPB njofton se ka zbardhur një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Dositej Obradoviç” në Shkup. Nga MPB thonë se një i burgosur 30-vjeçar nga Kumanova ka pranuar veprën. “Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konstatuar se kryesi i veprës është M.Z.(30) nga Kumanova, i cili është duke vuajtur dënimin me burg në “Idrizovë”. Më 26 janar 2023, në institucionin penal me të është zhvilluar një bisedë zyrtare, gjatë së cilës ai ka pranuar krimin. Atij i janë marrë edhe sende që lidhen me krimin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do…
Qepët mund të konsiderohen si një ushqim kryesor në shumë pjesë të botës, por ka një shtet ku çmimi i tyre është i paarritshëm. Prej gati një muaji qepa duket se është kthyer në një artikull luksi në Filipine. Në fakt, rritja e çmimit që ka regjistruar është e tillë që tashmë e ka vendosur mbi mishin. Për momentin, një kilogram qepë në Filipine kushton rreth 10.15 euro , ndërsa një pulë e tërë mund të blihet për vetëm 3.69 euro. Çmimi i qepëve është më i lartë se paga minimale ditore në vend, e cila llogaritet rreth 8.30 euro.…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Fushë Kosovë është ndaluar një veturë me targa gjermane. Gjatë kontrollit, Policia njofton se në veturë, në çanta janë gjetur gati 33 mijë euro. Me urdhër të prokurorit kujdestar shuma e parave te lartcekura është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “Fsh. Bresje -Fushë Kosovë 26.01.2023-20:45. Njësia policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën me targa gjermane me vozitës mashkull shqiptar, gjatë kontrollimit në çantat e tyre janë gjetur në pronësi një shumë e parave në vlerë tridhjetë e dymijë e nëntëqind (32 900)€. Prejardhja e…
Meshar Selimaj, avokati i të moshuarës Minire Nura që muaj më parë u rrah nga Aurona Pelaj në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë, ka thënë se e dyshuara mund të ketë ikur në Gjermani. Ai tha se ndaj Pelajt nuk është ngritur ende aktakuzë dhe se prokuroria ende s’i ka kryer hetimet. “Me informacionet që kam Aurona Pelaj, mund të gjendet në Gjerman. Kështu po përflitet këto ditët e fundit. Prokuroria ende nuk i ka kryet hetimet. Prokuroria ende nuk e ka ngritur aktin-akuzues në Gjykatë dhe Gjykata ende nuk e ka mundësinë që ta ftojë Pelaj. Duhet të…
Nga vëllau Jetulla Qerimi: Sot 1 vit, vëllau i jonë Rexhail Qerimi ndërroi jetë në burgun famëkeq të Idrizovës. Kur padrejtësia bëhet jetë, vdekja Rexho VËLLA për ty u bë Liri! Kur u desht të ngrihet zëri për shkollat shqipe viteve të 80-ta ti ishe aty. Më vonë kur u desht mobilizimi për ti dalë në mbrojtje vendit dhe popullit tonë ti more pushkën dhe u rreshtove në radhët e UÇK – së! Pas lufte kur ti dhe gjithë ne menduam se erdhi liria, atëherë kur u deshtë që të shijosh jetën dhe lirinë, të montuan dhe të burgosën ata…
“Gjuha shqipe është në përdorim zyrtar në çdo institucion, komunë apo drejtori”, tha zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi duke iu përgjigj në një nga pyetjet e shumta të parashtruar nga qytetarët në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit të BDI-së – Ali Ahmeti me elektoratin dhe bazën partiake. “Më bëhet zemra mal në çdo tubim të Tetovës! Po bëhen shumë pyetje të mira dhe të gjitha bëhen për projekte infrastrukturore dhe projekte kapitale. Për përdorimin e dygjuhësisë, unë do them ta ndiqni seancën qeveritare të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë, çdo shkrim sot është në…

