Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja gjegjësisht rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,31% në raport me vendimin e datës 6.3.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BSС-98 rriten për 1,00 den/l. Nga data 14.3.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 83,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 85,50 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 77,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i…
Author: Hamdi Kumanova
Të hënën në ora 10:40 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën e “Ilindenit” afër një lokali në Gostivar është gjetur i ndjeri M.A.(63) nga Çegrani i Gostivarit dhe menjëherë është lajmëruar ambulanca, mjekët e të cilit kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë kryer këqyrje të plotë. Sipas urdhrit të prokurorit publik, ndaj të ndjerit do të bëhet autopsi.
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME NË BULLGARI MË 2 PRILL Në këtë takim është diskutuar edhe për bashkëpunimin e mundshëm të Komunës së Tetovës me komunat bullgare dhe shfrytëzimin e përvojës së tyre në marrjen e fondeve të Bashkimit Evropian. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Dimitrov, njofton KlanM. Pas përfundimit të takimit, në profilin zyrtar në Facebook të Komunës së Tetovës, sic percjell KlanM, është njoftuar se një nga temat e takimit ka qenë edhe organizimi i një vendvotimi në Tetovë për shtetasit bullgar që do të donin të…
Ndërtimi i 3-4 shkollave, rikonstruimin e 118 shkollavë, ndërtimin e 10 sallave sportive, kampusin e ri universitar për Universitetin “Nënë Terezëa”, si dhe vazhdimi i ndërtimit të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinerisë Kompjuterike dhe FKF-së, janë planet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, theksoi në një intervistë për Fakulteti.mk ministri Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk. “Këtë vit kemi mbulim të njësive të reja për të cilat po zhvillohen planet mësimore, programet dhe tekstet shkollore, të cilat patjetër duhen të jenë gati dhe të disponueshme para 1 shtatorit. Gjithashtu, do t’i përkushtohemi përmirësimit të infrastrukturës arsimore, jo vetëm në arsimin fillor,…
Ministria e Punëve të Brendshme sot ka shënuar 42 vjetorin e formimit të njësitit anti-terror “Tograt”, përcjell TV21. Mes tjerash, sot u ndanë dhurata dhe mirënjohje për Goran Angelloviç dhe Dushko Nikolloski, pjesëtarë të këtij njësiti, të cilët do të pensionohen.
Një zjarr ka shpërthyer herët në mëngjesin e sotëm në një lokal në afërsi të Lidhjes auto-moto të Maqedonisë. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, transmeton Portalb.mk. Nga MPB-ja informuan se në ora 04:33 nëSPB Shkup është raportuar se në një objekt hotelik në rrugën “Metropolitan Teodosij Gologanov” ka shpërthyer zjarri dhe është djegur pjesa e brendshme e objektit dhe konstruksioni i kulmit.
“A mund të humbi kilogramë në mënyrë të sigurtë me këtë ilaç? Përgjigja është: Po.” Kjo është vetëm një nga videot e shumta në rrjetet sociale që e promovojnë “Ozempik” si mjet efikas për dobësim, duke mos theksuar se në fakt bëhet fjalë për ilaç të regjistruar për trajtimin e sëmundjes Diabeti i tipit 2. Videoja tjetër “në mënyrë precize llogarit” se me “Ozempik” mund në mënyrë të sigurtë dhe me sukses të humben 15 kilogramë në muaj. TikTok në më shumë gjuhë Në anglisht, frengjisht ose spanjisht…TikToku është i mbushur me dëshmi personale nga gra të cilat tashmë e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 35-vjeçar nga Kumanova, i cili dyshohet se për një muaj, ka realizuar 5 vjedhje. “Me datë 12.03.2023 në ora 17:00, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria J.L.(35) nga Kumanova. Ai dyshohet se gjatë muajit të fundit ka kryer pesë vjedhje, katër prej të cilave në objekte të shitjes dhe një në pronë private. Personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Qytetarët e dhjetëra komunave të udhëhequra nga OBRM-PDUKM kanë marrë shërbime komunale më të shtrenjta, ndërsa tani Qyteti i Shkupit, Ohrit, Resnjës dhe Koçanit janë njësitë e vetëqeverisjes lokale që kërkojnë rritje drastike të çmimit të ujit, akuzojnë sot nga LSDM. Në kumtesën e sotme të LSDM-së thuhet se komunat e mëdha dhe financiarisht të qëndrueshme si Aerodromi, Prilepi, Gazi Baba dhe Buteli planifikojnë t’i obligojnë qytetarët e tyre me obligacione komunale për të cilat askush nuk e di se si do të shpenzohen paratë nga huazimet e tilla. “Në ndërkohë kryetarët e OBRM-PDUKM-së këtë vit do të shpenzojnë miliona…
SHA EMV më 12.03.2023 prodhoi 17.050 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 10.677 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 6.373 MWh. Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 12.03.2023.
Miliona njerëz përreth botës preferojnë kafen nga të gjitha llojet tjera të pijeve.Në të vërtet ka shumë opsione të përzgjedhjes për këtë pijë: ekspres, me ose pa qumësht të nxehtë të ftohtë. Por, çka është më mbresëlënëse është se si shumica e njerëzve e përdorin këtë pijë më shumë se sa vetëm për pije. Dhe disa nga këto përdorime nuk janë vetëm për gatim, raporton “Bright Side”. Në këtë artikull gjeni disa gjëra ku mund ta përdorni kafen përveç se ta pini atë.Kafenë mund ta përdorni si dezinfektues të duarve. Nëse dëshironi ta largoni erën e hudhrës dhe qepëve nga…
Sipas gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung, një operacion spiunimi në emër të Katarit, vendi i cili priti Kupën e Botës 2022, përgjoi një takim në një hotel, në vitin 2017 midis presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe prokurorit të përgjithshëm të Zvicrës, Michael Lauber, gjatë një hetimi ndaj drejtuesve të lartë të futbollit. Raporti thotë se agjentët e inteligjencës të lidhur me një ish-oficer të CIA-s përgjuan një takim midis Infantino dhe prokurorit Lauber në një hotel në pronësi të Katarit në Bernë, i cili në atë kohë strehonte gjithashtu ambasadën e emiratit. Raporti gjithashtu thekson se dokumentet dhe burimet…

