Author: Hamdi Kumanova

Pas protestave disaditore të banorëve të Komunës së Butelit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se nuk heqë dorë nga ndërtimi i bulevardit “Boca Ivanova”. Ky projekt, thotë ajo, është paralajmëruar gati 20 vite dhe se është në programin e saj të punës. Një pjesë e rrugës vërehet se kalon nëpër oborret e disa prej shtëpive që ndodhen pranë. Por Arsovska thotë se bëhet fjalë për pjesë që kanë qenë pronë shtetërore, të cilat qytetarët i kanë uzurpuar. “Në një pjesë të trasesë ku do të ndërtohet ky bulevard janë dhjetëra familje që kanë zgjeruar oborret e…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut thuajse gjysma e popullatës janë duhanpirës. Varësinë ndaj duhanit e ndihmon fakti që vendi ka duhanin më të lirë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Nga ana tjetër edhe pse gjobat kundër duhanpirjes në hapësira të mbyllura janë të larta, në shumicën e kafeneve këtu në Maqedoninë e Veriut është vështirë të qëndrohet për një kohë të gjatë për shkak të tymit Duhanit sherrin nuk ia shohin vetëm duhanpirësit, por edhe një pjesë e madhe e qytetarëve që qëndrojnë në hapësira të mbyllura ku pihet duhani. Sipas pulmologut Sead Zejnel, kjo kategori është…

Lexo më Shumë

Nëse rajoni i Ohrit do që ta ruajë statusin UNESCO nuk varet vetëm nga shteti dhe komuna, por edhe nga Struga. Megjithatë, kjo e fundit nuk ka dalë asnjëherë publikisht me regjistër të numrit të përgjithshëm të ndërtimeve pa leje në territorin e saj, pavarësisht obligimit. Aktivistët kërkojnë që shteti t’i kushtojë më shumë vëmendje që rajoni të mos përfundojë në listën e zonave në rrezik. Kryetari i Strugës Ramiz Merko në disa raste ka pohuar se nuk ka ndërtime pa leje në Strugë në zonën e liqenit. Por, Alsat dy vite më parë ka deklaruar se në atë…

Lexo më Shumë

Në dy muajt e parë të këtij viti, Agjensia e Mbikqyrjes Policore ka arrestuar 14 punonjës policie. Referuar raportit, një prej tyre u kap në flagrancë dhe 13 të tjerët me vendim gjykate pasi hetimet ndaj tyre për vepra të ndryshme penale, si korrupsion e shpërdorim detyre, kishin nisur muaj më parë. Nga 13 oficerët e arrestuar me vendim gjykate, për 9 prej tyre ishte vendosur masa e sigurisë arrest në burg dhe për 4 të tjerë arrest në shtëpi. Ndërsa 6 punonjës policie janë pezulluar nga detyra. Gjatë muajit Janar e Shkurt, nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, janë…

Lexo më Shumë

Nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së z. Ali Ahmeti sot u bë prezantimi i dosjeve të ilegales shqiptare të periudhës 1945-1999, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë”. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke shpjeguar për këtë periudhi tregoi se gjeneralët shqiptarë ishin të njoftuar hollësisht saqë dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë. “Gjeneralët që na jepnin mësimnga Shqipëria dinin edhe foletë e dallëndysheve në kazermat e Jugosllavisë dhe ne i kemi ditë të gjithë dallëndyshet bashkëpunëtorë të UDB-ës që janë dhe çdokush që fluturonte në çdo aeroport të Europës mbrenda 24 orësh ne…

Lexo më Shumë

Si pasojë e neglizhencës së qeverisë mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Kështu vlerëson Visar Azemi nga LDK, i cili thotë se ekzekutivi nuk i ka paraprirë krizës “Tash është e pashmangshme ngase nuk ka ku shkon më. Po të ishin bërë marrëveshje nuk do të kishte ardhur deri tek shtrenjtimi”, është shprehur Azemi në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM. Ai ka theksuar se po të ishte LDK ajo që do të qeveriste me vendin, tarifat e energjisë nuk do të ndryshonin. “Po të ishte LDK në qeveri do të merrnim masa që të…

Lexo më Shumë

Suedia ka nisur një hetim ndaj politikanit danez të së djathtës ekstreme, Rasmus Paludan, i njohur për djegien e Kuranit, raportuan mediet. Paludan-i dyshohet se nxiti “një grup njerëzish” me provokimin e tij në prillin e vitit të kaluar, raportoi gazeta “Expressen”, duke theksuar se hetimi po niset gati një vit pas incidentit. Prokurori i rastit, Adrien Combier-Hogg, tha se, për shkaqe teknike, u nevojit gati një vit për ta nisur hetimin.Paludan-i i tha gazetës “Dagens Nyheter” se nuk do të shkojë në Suedi për t’u marrë në pyetje për shkak të shqetësimit për sigurinë. Kjo gazetë, megjithatë,…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit vazhdon me sanimin dhe asfaltimin e rrugëve. Autoritetet komunale kanë asfaltuar rrugën Lekë Dukagjini. Në profilin e saj zyrtar Komuna e Çairit ka shkruar: 🏘️🚧👷🏻Asfaltuam rrugën “Lekë Dukagjini”(ish-Pero Toshev) në Komunën e Çairit, me sipërfaqe prej 330m2. #vazhdojmë #PërÇairintonë♥️ #Përpopullintonë♥️

Lexo më Shumë

ISHT: INSPEKTORËT NË TERREN – EDHE QYTETARËT TË DENONCOJNË PARREGULLSI TË ÇMIMEVE Dënimet për mosrespektimin e vendimit qeveritar për uljen e çmimit të pastave dhe prodhimeve të qumështit do të jenë nga 800 deri 10.000 euro, varësisht operatorit ekonomik, ka njoftuar Inspektorati Shtetëror i Tregut, njofton KlanM. Ndryshe, çmimi i pastave nga 13 Marsi, do të ulet për 8 deri 9 denarë apo 15%, kurse për 10%, nga 16 Marsi do të ulen çmimet e prodhimeve të qumështit. Kjo masë, sic njofton KlanM, do të vlejë deri më 31 Maj 2023. “Është kohë e mjaftueshme që tregtarët…

Lexo më Shumë

Vullkani Merapi ka shpërthyer sot, duke ngritur një shtëllungë hiri 7 km mbi qiellin e Indonezizë. Shpërthimi i vullkanit që ndodhet në rajonin e Yogyakartës ndodhi rreth orës 12 të mesditës me orën lokale dhe sipas autoriteteve u vu re një rrjedhë llave prej 1.5 kilometrash. Banorët u paralajmëruan të ndalonin çdo aktivitet në zonat e rrezikshme, pra brenda një rrezeje prej tre deri në shtatë kilometra nga krateri i vullkanit, tha në një deklaratë agjencia indoneziane e menaxhimit të fatkeqësive. Vullkani Merapi 2963 metra është një nga më aktivët e Indonezisë dhe ishte tashmë në nivelin…

Lexo më Shumë

Paga mesatare është rritur, por në mënyrë artificiale – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, rritja artificiale ka nxitur një shkallë inflacioni më të lartë që është vërrejtur nga Banka Botërore, raporton KlanM. Sipas Anastasija Ilievskës nga VMRO-DPMNE-ja, Qeveria kot lëvdohet me rritjen e pagës minimale për shkak se të gjitha produktet janë me rritje të çmimeve. Sipas saj, aktualisht, 500 denari vlen sa 100 denarë. Ndryshe mendojnë nga LSDM-ja. Mbrojmë qytetarët, për 10 dhe 15% ulim çmimet e pastave dhe produketeve të qumështit, thonë socialdemokratët duke shtuar se Qeveria është e përkushtuar për të mbrojtur stanbdardin…

Lexo më Shumë

Futbollisti i Celtic-it, Sead Hakshabanoviç (me 8 mars shënoi) shënoi një gol të bukur ndaj Hearts-it në fitoren 3:1, ndërsa mediat skoceze shkruajnë se ai është në kulmin e formës para pjesës kyçe të sezonit. Po ashtu kombëtarja malazeze është në pritje të ndeshjeve të para në eliminatoret për Kampionatin Evropian, kundër Bullgarisë dhe Serbisë më 24 dhe 27 mars “Herën tjetër do të shënoj”, – pat thënë javën e kaluar përfaqësuesi i Malit të Zi dhe anësori i Celtic-it, Sead Hakshabanoviç. Shtatë ditë më vonë, sulmuesi 23-vjeçar goditi bukur nga e majtë, e cila u drejtua në…

Lexo më Shumë