Komuniteti hebraik në Maqedoninë e Veriut sot do të shënojë 80 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7 mijë e 144 hebrenjve të Maqedonisë së Veriut në kampin e përqendrimit, Treblinka. Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm. Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj. Më…
Author: Hamdi Kumanova
Dorëzimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta nga Republika e Francës në Maqedoninë e Veriut pritet të ndodhë gjatë vitit 2025. Në fund të vitit të kaluar, në vitin 2022, është paguar kësti i parë i prokurimit të këtyre sistemeve, ndërsa pagesat tjera do të bëhen gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, thanë nga Ministria e Mbrojtjes, lidhur me prokurimin e paralajmëruar në shtator të vitit të kaluar. Ministria e Mbrojtjes tashmë ka filluar prokurimi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore në lartësi shumë të ulëta nga Republika e Francës, për të cilat më 29 shtator 2022…
Bajern Munihu mund të blejë një lojtar për 100 milionë euro për të forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm. Për Uli Hoeness, megjithatë, ai nuk duhet të jetë Hari Kejn, për një sërë arsyesh. Ka qenë vetë drejtuesi sportiv që ka shpjeguar qëndrimin e tij për “Sky Sport”. “Nuk ka asgjë në tavolinën time tani. Unë jam një nga nëntë anëtarët e bordit mbikëqyrës që kanë fjalë në bordin ekzekutiv kur bëhet fjalë për shpenzime të mëdha mbi 25 milionë euro. Unë shpreha mendimin tim personal, privat. Mund ta imagjinoj që një ditë një lojtar që mund të kushtojë…
Irani dhe Arabia Saudite janë pajtuar për të rivendosur raportet pas shtatë vjetësh armiqësi, që ka kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë në Gjirin Persik dhe ka ndihmuar në nxitjen e konflikteve në Lindjen e Mesme, nga Jemeni deri në Siri. Më 10 mars u njoftua për marrëveshjen pasi për katër ditë zyrtarët kryesorë të sigurisë së dy shteteve rivale të Lindjes së Mesme, kishin mbajtur takime të fshehta në Pekin. Teherani dhe Riadi janë pajtuar për të “rinisur raportet diplomatike dhe për të rihapur ambasadat dhe misionet e tyre brenda një periudhe jo më të gjatë se dy muaj”, u…
I ftuar në një intervistë për mediat, ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci tha se fakti që DEA ka zgjedhur të vijë në Shqipëri tregon se trafiku i kokainës është bërë i rrezikshëm. ”Dea ndërhyn zakonisht në vende ku tregu i kokainës bëhet problematik. Në këtë formë bashkëpunimi ka qenë i ngushtë me organet ligjzbatuese edhe para shumë viteve, por me anë të një filiali që DEA e kishte në Athinë. Fakti që vitet e fundit kokaina është bërë trafiku më i rëndësishëm sa i takon paligjshmërisë në këtë luftë kundër narkotikëve duket se i ka dhënë DEA-s…
Njëzet e shtatë vjeçari nga Tetova, dje (09- mars) në ora 10:55 në SPB-Tetovë ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 16:30 në Jazhincë të Tetovës është sulmuar fizikisht nga prindërit e ish gruas së tij. Personat e raportuar sot janë thirrur në Policinë e Tearcës dhe po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Senati i Universitetit të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 27 shkurt të vitit 2023, e udhëhequr nga kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, e ka miratuar njëzëri Propozimin që, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip të shpallet festë shtetërore edhe në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës. Pas miratimit të propozimit të sipërpërmendur, Universiteti i Tetovës përmes një kërkese zyrtare u është drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të Republikës së Shqipërisë (Presidencave, Kuvendeve, Qeverive, Akademive të Shkencave dhe Arteve, si dhe ambasadave të shteteve përkatëse), që kjo datë me rëndësi kombëtare…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për aksidentin tragjik të ditës së djeshme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku humbën jetën 3 të rinj. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shprehu pikëllimin për ngjarjen e ndodhur, teksa bëri thirrjen ‘mos ecni më shpejt seç lejohet, mendoni për të njerëzit tuaj’. “Miq, jam rrugës duke shkuar në Laç. Dua të shpreh pikëllimi tim më të madh për lajmet që janë shpeshtuar për aksidentet tragjike për shkak të pakujdesisë dhe shpejtësisë. closevolume_off Ndaj kam një lutje për të gjithë ju ‘Mos ecni më shpejt seç lejohet. Mendoni për njerëzit tuaj…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në konferencën për shtyp shpjegoi se me ndryshimet ligjore për blerjen e barnave që prodhohen nga një prodhues, gjegjësisht kur bëhet fjalë për medikament të patentuar, zgjidhet problemi dhjetëvjeçar i pacientëve me fibrozë cistike dhe sëmundje të rralla. Medikamenti “Trikafta” për pacientët më kritikë me fibrozë cistike para disa ditësh ka mbërritur në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe në Klinikën e Pulmologjisë. Angazhimet e Kryetarit të Qeverisë për të bërë qasje sistemore për kujdesin ndaj pacientëve me fibrozë cistike dhe sëmundje të rralla, rezultoi me iniciativë për…
Disa banorë të cilët jetojnë në rrugën Hoshemin në Lagjjen Butel 1, kanë mbajtur sot protestë paqësore kundër vendimit të Qytetit të Shkupit për zgjerimin e rrugës “Boca Ivanova”, e cila duhet të shtrihet nga rrethrrotullimi deri në bulevardin Hristijan Todorovski Karposh dhe të kalojë përpara shtëpive të tyre. Siç bëjnë të ditur banorët, ata për një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Qyteti i Shkupit, që të zhvendoset rruga për disa metra që të mos shkatërrohen oborret, por sipas tyre, këto kërkesa kanë hasur në vesh të shurdhur. QYTETAR “Qyteti i Shkupit dëshiron të ndërton rrugë dhe dëshirojnë të…
Për shkak të operacionit kirurgjik të njërit prej avokatëve të të akuzuarve, është shtyrë seanca e sotme gjyqësore në Ohër për rastin e lehonës nga Dibra, Jëlldëz Veaposka. Bëhet fjalë për rasti në vitin 2020. Pas lindjes me prerje cezariane në spitalin e Strugës, mjekët ia kanë hequr mitrën, një vezore dhe një veshkë. Mjekët akuzohen për vepër të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Procesi ka nisur në qershor të vitit të kaluar dhe deri më tani është mbajtur vetëm një seancë. I akuzuari i parë, doktor Muhamed Asani, nuk ka dashur të deklarohet sot. I akuzuari i dytë është…
Punonjësit policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë rreth orës 21:45, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, e kanë arrestuar një të mitur nga Rakoveci i Tetovës, për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse.

