Skuadra e Real Madrid ka reaguar në lidhje me akuzat e Prokurorisë kundër Barcelonës dhe dy prej presidentëve të saj.
Prokuroria e Barcelonës hodhi akuza në drejtim të tyre për shkak të dyshime të bazuara për korrupsion dhe marrëdhëniet e tyre me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë gjë, skuadra ka vendosur që nesër të ketë një mbledhje të Bordit, për të vendosur mbi veprimet që Real Madrid i konsideron të përshtatshme në lidhje me këtë çështje.
Në rast se këto akuza vërtetohen, Barcelona rrezikon të përballet me një dënim të rëndë.