Author: Hamdi Kumanova

Udhëheqësit kinez Xi Jinping iu dha një mandat i tretë pesëvjeçar si president i Kinës të premten. Miratimi i emërimit të Xi në ceremoninë e Kongresit Kombëtar Popullor (NPC) ishte diçka e pritur dhe e paramenduar, pasi lideri ka lënë mënjanë rivalët e mundshëm politikë dhe ka mbushur radhët e larta të Partisë Komuniste që udhëheq vendin me mbështetësit e tij, që nga marrja e pushtetit në vitin 2012. Vota për Xi në Kongresin Kombëtar Popullor ishte unanime, me 2,952 pro dhe asnjë kundër. Anëtarët e këtij Kongresi emërohen nga partia në pushtet. Xi, 69 vjeçar, e kishte emëruar veten…

Lexo më Shumë

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka nënshkruar ligjin që lejon shqiptimin e dënimit me vdekje kundër zyrtarëve dhe ushtarakëve të dënuar për tradhti të lartë, tha zyra e tij. Bjellorusia, aleate e ngushtë e Rusisë, është shteti i vetëm në Evropë që ende zbaton dënimin me vdekje. Ky dënim veçse shqiptohet për krime sikurse vrasjet apo aktet e terrorizmit. Ekzekutimet kryhen me një goditje të vetme me plumb pas koke. Ligji i ri është pjesë e ndryshimeve të Kodit Penal që synon të forcojë luftën e Bjellorusisë kundër “krimeve të ekstremistëve [terroristëve] dhe orientimit kundër shtetit”. Sipas ndryshimeve të miratuara nga…

Lexo më Shumë

Laboratori i parë bioteknologjik në Qytetin e Shkupit do të hapet sot në ora 11, në SHMQ “Maria Kiri-Skllodovska”. Në ngjarje do të mbajnë fjalime Armen Gregorian, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Patricia DiXhovani, përfaqësuesja e UNICEF-it dhe kryetare e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. “Me hapjen e këtij laboratori bioteknologjik nga UNDP, UNICEF dhe Qyteti i Shkupit, formohet Nisma nacionale për transformimin e biombeturinave dhe bioteknologjive, e cila do të nxisë inovacione, edukim dhe të inspirojë angazhman dhe aktivitetet nga bahskësi të ndryshme në vend për gjetjen e zgjidhjeve për mbrojtjen e mjedisit jetësor, thonë nga pushteti lokal.…

Lexo më Shumë

Qumështi nuk mund të jetë më i shtrenjtë në Maqedoni sesa në Austri. Aktualisht, një qumësht në Maqedoni është 80 denarë, në Austri 1,25 euro, thotë ekonomisti Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare. “Nuk ka asnjë justifikim ekonomik për një gjë të tillë. As rryma nuk është më e shtrenjtë në Maqedoni, as rrogat, as taksat. Nëse Qeveria nuk kujdeset për të varfrit nëse do të kenë ushqim, atëherë nuk duhet t’i ngrijë çmimet, kështu që do të shohim, ata që janë të pasur do të bëhen edhe më të pasur, ata që janë të varfër…

Lexo më Shumë

Kuvendin sot do ta vizitojë drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë energjetike, Artur Lorkovski. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, Lorkovski do të marrë pjesë në takimin me Komisionin për çështje ekonomike, ku do të prezantohet Raporti për implementimin e legjislaturës së Bashkësisë energjetike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit hapë lëndë për mbikëqyrje të ndërtimit të autostradave të korridoreve 8 dhe 10 që e mori kompania IRD, ndërsa si nënkryes janë zgjedhur edhe tre kompani. Sipas KSHPK-së, duhet të kontrollohen informatat e plasuara në mediume se ndërmarrja “Eptisa”, e cila është një prej nënkryesve, ka pasur ndalesë nga shteti që të mos angazhohet në mbikëqyrje ndërtimore për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale, por para tenderit Qeveria e anuloi atë ndalesë. Thonë se do të nevojitet kohë që të sigurohen të gjitha dokumentet sepse bëhet fjalë për tender tejet të madh. “Nëse kihet…

Lexo më Shumë

Vendimi qeveritarë për uljen të çmimit të bukës të bardhë dhe gjysmë të bardhë në furrat dhe shitoret të bukës, në Dibër filloi të respektohet një ditë pas afatit që dha Qeveria. Por, edhe pse aktualisht vazhdon respektimi i çmimit në disa nga furrat që prodhojnë bukë, respektivisht 33 denarë për bukë është ulur edhe pesha e bukës. Kjo normalisht ka hasur në reagime tek një pjesë e popullatës e cila furnizohet me bukë nga furrat në fjalë. Në bisedën që patëm me qytetarë por edhe me të punësuar në furrat e bukës u informuam se çmimi i ri zbatohet,…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë rrëmbyer Samoil Kostadinovskin, nipin e Ljube Boshkoskit, njofton “A1on”. Të arrestuarit së bashku me kallëzimin penal ndaj tyre i janë përcjellë gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili sot duhet të vendosë nëse do të caktojë ndalimin e tyre. Samoil Kostadinovski u raportua i zhdukur nga vëllai i tij. Ai është nipi i vëllait të Violetës, gruas së Ljube Boshkoskit.

Lexo më Shumë

“Në qendrën për azil në Gjermani gjetëm një turmë njerëzish, kishte shumë sirianë. Ne ishim në këtë qendër për gjashtë muaj dhe më pas na transferuan shumë herë. Karlsruhe ishte lokacioni i fundit”, thotë Marina Milosheviq. Sot ajo është 37 vjeçe. Me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre ata kanë aplikuar për azil në Gjermani, ku dikur jetonin edhe vjehrri dhe vjehrra e saj. “Në fund ne firmosëm se donim të ktheheshim vullnetarisht në Serbi, sepse nuk mund ta duronim më psiqikisht këtë gjendje të rëndë që kaluam atje. Ne nuk kishim akomodimin tonë, ishim të sistemuar në godinat e panaireve…

Lexo më Shumë

Kryekorrespondenti i Sky news, Stuart Ramsay ndodhet në kryeqytetin ukrainas, i cili iu nënshtrua një tjetër breshëri sulmesh me raketa mëngjesin e sotëm. Ai flet me Larysën, një gjyshe që qëndron në xhami të thyer jashtë bllokut të saj të apartamenteve në Kiev. “Ishte një shpërthim dhe sigurisht që u hodha menjëherë”, i thotë ajo. “Unë thjesht shikova jashtë dhe pashë njerëz që vraponin, kështu që vrapova nëpër apartamentin tim dhe kontrollova të gjitha dritaret e mia … dhe më pas pashë ambulancën dhe zjarrfikësit që erdhën 15 minuta më vonë.” Ajo është veçanërisht e zemëruar ndaj Rusisë. “Mallkuar qofshin!…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, tri nxënëse të mitura dyshohet se janë ngacmuar seksualisht nga një person i moshës 63-vjeçare, në afërsi të shkollës së muzikës, në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari H.H., po dyshohet se e ka ngacmuar nxënëset, dy të moshës 10-vjeçare dhe tjetra 11 vjeç, duke ekspozuar organin gjenital posa ka kaluar pranë tyre dhe ka tentuar që komunikojë me to, raporton Sinjali. Ajo çka e bën edhe më shqetësues këtë fakt është se i dyshuari edhe më parë ka bërë veprime të tilla dhe…

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese do të përgatiten nga ekspertët më të njohur të çështjeve juridike, deklaroi të enjten kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke folur mbi rëndësinë e miratimit të tyre, para se ato të dërgohen për miratim në Kuvend, raporton REL. Ai tha se edhe opozita mund të propozojë ekspertë kushtetues, që të përfshihen në debatin për hartimin e amendamenteve nga të cilat varet procesi i mëtejmë i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ndryshimet duhet të bëhen për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës maqedonase, si popull shtetformues, ashtu siç parashihet me marrëveshjen me Bullgarinë,…

Lexo më Shumë