Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë.Në njoftim thuhet se duke i’u uruar sukses kandidatëve ministri Mehaj, ka thënë se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që presin ti bashkohen FSK-së.“Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, ku ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë. Duke u uruar sukses të gjithë kandidatëve, Ministri Mehaj ka theksuar se është kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen FSK-së”, thuhet në njoftim.Teksa thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë.“Ministria e Mbrojtës si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediat, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë”, thuhet tutje.
Data 03.11.2026
Aktuale
- Nga prilli rikthehen fluturimet direkte Shkup–Dubai, tre herë në javë
- Vjedhja e orës luksoze në Tokio: Një kthim befasues me letër ndjese
- Miteva: Rezultati i zgjedhjeve nuk do të ndikojë në funksionimin e koalicionit qeveritar
- Sot zgjedhjet e mesmandatit/ Trump thirrje mbështetësve të dalin masivisht në votime: Do të fitojmë me një diferencë dërrmuese!
- BDI kërkon hetim për mjetet publike në Alta Bankë: Kush i mori vendimet dhe sa para janë ekspozuar ndaj rrezikut?
- Georgievski ua hedh në fytyrë Ilievskit dhe Stoiljkoviqit: Kur patriotizmi maqedonas përkulet para narrativave serbe!
- Bastisje në Shtip dhe Shkup për dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Universitetin “Goce Dellçev”
- Nga Reçica e Madhe te FBI-ja: Si u kthye Maqedonia e Veriut në vatër të tregtisë globale me të dhëna të vjedhura



