Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, është shprehur se dokumentacioni i dërguar në KQZ nga grupimi i Alibeajt është i plotë. Reagimi i tij erdhi pas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ndërsa Klan News raporton se Bardhi shprehet se nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë.
Gazmend Bardhi: Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë. Deklaratat e KQZ s’kanë lidhje me ligjin, janë formalizim i një vullneti politika ekstraligjor. PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim.
Kujtojmë që më herët, Celibashi tha se ligjërisht kreu i PD-së është Lulzim Basha. Autorizimi i dhënë prej tij sipas kryekomisionerit është i paqartë dhe kërkoi plotësim dokumentacioni. Për këtë la një afat kohor prej 48 orësh./tvklan.al