Mjafton një grusht me bajame dhe nivelet e kolesterolit të mirë që ka lidhje direkte me shëndetin kardiovaskular, rritet me 19 për qind.Të dhënat e një studimi të fundit, tregojnë se bajamet, jo vetëm rrisin nivelet e kolesterolit të mirë, por edhe fuqizojnë largimin e kolesterolit të keq nga mëlçia.Studime të mëparshme kanë konfirmuar se ky arror ka aftësinë të ulë nivelet e kolesterolit të keq. Ky kolesterol shton rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare.Përgjatë një periudhe prej 6 javësh, shkencëtarët e studimit mbajtën nën vëzhgim dy grupe pacientësh me një nivel të lartë të kolesterolit të keq.Grupi i parë i pacientëve…
Author: Hamdi Kumanova
Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me prodhimin e preparateve për flokëDallimi i madh midis njerëzve të suksesshëm dhe të atyre të pasuksesshëm qëndron në atë që të suksesshmit punojnë gjithë ato që të pasuksesshmit nuk duan, thotë miliarderi dhe ndërmarrësi John Paul DeJoria.Pasurinë e tij e ka arritur si njëri ndër themeluesit e kompanisë e cila merret me preparate të flokëve, Paul Mitchell, mirëpo në moshën 16-vjeçare ka bërë punë të imta në një punëtori të pastrimit kimik.Ka vendosur varëse, ka pastruar dysheme dhe është paguar 1,25 dollarë në orë.“Një…
Pyetja se a duhet të hani para apo pas stërvitjes në mëngjes, ka nxitur debat prej vitesh.Disa thonë se ushqimi para stërvitjes rrit sheqernat në gjak, duke i dhënë karburant trupit për të rritur intensitetin dhe gjatësinë e një stërvitje, si dhe bën që ju të os lodheni.Të tjerët thonë se ju digjni më shumë kalori nëse ushqeheni pasi t’i kryeni stërvitjet.Një studim i vogël në Mbretërinë e Bashkuar mbështet pikëpamjen e fundit – në një grup prej 30 burrash me peshë, ata që ushtroheshin para mëngjesit, digjnin dy herë më shumë yndyrë krahasuar me burrat që hëngrën mëngjes para…
Avokati Tomë Gashi ka parashikuar që gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë mund të zgjashë për rreth pesë vjet.“Unë kam marrë pjesë në disa prej gjykimeve të pjesëtarëve të UÇK-së, apo të komandantëve të UÇK-së që kanë qenë në Tribunalin e Hagës, por edhe në Kosovë nuk ka pasë asnjë rast prej rastve të tilla, pra i akuzave të tilla për krime të luftës, që ka zgjatur më pak se pesë vjet”, ka thënë Gashi në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Ne e kemi pasur rastin më të madh dhe më të gjatë që ka ndodhur,…
Në qendër të çdo risie të rëndësishme është gjithmonë një ide. Ideja e Clarence Birdseye për ngrirjen e peshkut revolucionarizoi industrinë ushqimore.Ideja e Charles Schwab rreth komisioneve të sheshta ndryshoi investimin përgjithmonë.Ideja e Steve Jobs për të krijuar një pajisje që do të vendoste një bibliotekë të tërë muzikore në xhepin tuaj, do të ndryshonte fatin e Apple.Megjithatë, nuk duhet të ngatërrojmë se nga ka ardhur një ide e mrekullueshme. Idetë me të vërtetë të dobishme nuk dalin nga ajri ose nëpërmjet teknikave të dashura si brainstorming ose të menduarit divergjent.Në hulumtimin e librit të tij, Mapping Innovation, autori Greg…
Sot fjalën e saj do të thotë mbrojtja e të akuzuarve.Në seancën e cila do të fillojë në orën 09:00 sipas kohës lokale në Kosovë, por që sinjali i transmetimit vjen për 45 minuta me vonesë, për shkaqe sigurie, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Këta të fundit, të hënën për nga ora 09:00 deri në orën 17:00, me dy pauza, paraqiten pikat e aktakuzës ndaj ish drejtuesve…
Me marrëveshjen e fundit të arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, po vlerësohet se Kosova dhe Serbia kanë bërë një hap të rëndësishëm për normalizimin e plotë marrëdhënieve me njëra-tjetrën. Deputeti gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, thotë se në fillim ishte skeptik sa i përket iniciativës franko-gjermane, por tani vlerëson se është bërë një progres i rëndësishëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ai ka edhe kritika ndaj Bashkimit Evropian, për shkak se nuk ofron një rrugë të qartë për integrim të dyja vendeve në bllokun evropian. closevolume_off “Të them të drejtën në fillim…
Ia morën dy vajzat me arsyetim banal. E ulur në trotuar para banesës, duke shijuar ato pak momente që i mundësohet t`i kalojë me bijat e saj. Nga 14 marsi, sic njofton KlanM, Stanisllava ka mbetur pa vajzat, e arsyeja ka qenë sëmundja ngjitëse, skraja e zorrëve. Sëmundje që mund të kapet kudo, por shërbimet e Qendrës për punë sociale, e kanë konstatuar se kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së pastërtisë dhe kujdesit nga ana e nënës. Edhe pse funksionin themelor ky institucion e ka që t`i ruajë fëmijët nga çdo traumë, mënyra se si janë marrë fëmijët…
Habibja është nxënësja e vetme e shkollës periferike “Emin Duraku” në fshatin Raoviq të Komunës së Sarajit. Ajo tashmë po ndjek mësimet në klasë të tretë. Pavarësisht se nuk e shoqëron asnjë fëmijë tjetër, dëshira e saj për të mësuar nuk u zbeh asnjëherë. Siç pëshpëriti ajo, shokë të ngushtë tashmë ka mësuesit që thotë se nuk i mungojnë as edhe një ditë. “Kur kemi filluar në klasë të parë kam qenë unë, një shoqe dhe tre djem më duket kanë qenë. Gjithsej sa keni qenë? Dhjetë nxënës, të gjithë kemi qenë. Ku shkuan ata? Kanë shkuar poshtë, në fshat…
Teksa Finlanda po përgatitet për orët e fundit fundit që e ndajnë nga anëtarësimi zyrtar në NATO, ka ardhur dhe reagimi i Rusisë për këtë vendim. Nëpërmjet një deklarate, zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, ka deklaruar se do të shtohet prezenca ushtarake ruse në Perëndim. Reagimi është raportuar nga agjencia e lajmeve RIA Novosti, ndërsa nuk dihet nëse do ketë reagim edhe nga presidenti Vladimir Putin. “Federata Ruse do të forcojë potencialin e saj ushtarak drejt Perëndimit dhe Veriperëndimit në përgjigje të hyrjes së Finlandës në NATO ”- thuhet në deklaratë.
SPB Tetovë njofton se dje në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut. “Më datë 02.04.2023 në Njësinë policore-Mavrovë është raportuar se tek vendi i “Kali i Bardhë” në ujërat e liqenit të Mavrovës në Hanet e Mavrovës, të Gostivarit janë gjetur mbetje të eshtrave nga një skelet njeriu. Inspektimi në vendin e raportuar është kryer me koordinim të Prokurorit Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Ashtu si filloi ky vit shkollor ashtu edhe po si duket do të përfundojë. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në bankat e shkollës u ulën pa libra shkollorë dhe vazhduan gjatë tërë kohës me mungesë të tyre. Përkundër shumë premtimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se librat do të arrijnë, megjithatë edhe sot e kësaj dite libra nuk ka. Nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës thonë se gjendja me librat është e njëjtë si në fillim. Advertisements Në komunën e Tetovës është mbajtur një takim me drejtoritë dhe këshillat e shkollave dhe është nisur një…

