Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje mbrëma (02-prill) rreth orës 23:00, në një objekt hotelierik në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat B.H. (43) nga Tetova, pronar i objektit, F.B. (53) nga Haraçina e Shkupit dhe A.R. (56) nga Singeliçi i Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale kumar e dënueshme në bazë të nenit 398 të Kodit Penal. Të tre janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për ta do të përgatiten parashtresa përkatëse. Në të njëjtin objekt, gjatë kontrollit të kryer ndaj B.A. (34) nga Çairi…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se pamjet nga Haga e kthejnë pas në kohë, duke kujtuar se kështu mblidheshin kudo në Evropë për të protestuar për shkeljet që u bëheshin popullit shqiptar. “Pres që ky proces të përfundoi ashtu siq e presin të gjithë shqiptarët”, ka thënë Ahmeti për gjykimin e sotëm në Hagë. “Koha dëshmoi që ne që demostronim para gjithë këtyre kancalarive, gjithë këto peticione, u vërtetua që shqiptarët po diskriminoheshin ndaj shqiptarëve”, ka thënë Ahmeti. “Ishte ushtruar dhunë sistematike që pas vendosjes së regjimit komunist poolicor që nga viti 1945 dhe u jemi mirënjohës, falënderues…
Sektori i punëve të brendshme-Tetovë njofton qytetarët se nesër 04.04.2023 (e martë) nga ora 11:45 deri në ora 13:15, në trasenë rrugore nga Strazhë deri në Grupçin të Tetovës do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, për shkak të mbajtjes së ceremonisë së organizuar me rastin e fillimit të punimeve ndërtimore në autostradën Tetovë-Gostivar informon Tetovasot. Gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve të mallrave do të ndërpritet plotësisht, ndërsa automjetet e mallrave që veç më do të gjenden në autostradë do të devijohen në kryqëzimin e parë të autostradës dhe do të mund të vazhdojnë duke shfrytëzuar drejtimet rrugore…
Gjumi është i nevojshëm për të gjitha funksionet e trupit dhe mungesa e gjumit mund të rrisë rrezikun e një sërë gjendjesh shëndetësore si sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti dhe depresioni. Por sa kohë mund të qëndrojë vërtetë zgjuar? Sipas të dhënave të vitit 1963, 17-vjeçari Randy Gardner ka mbetur pa gjumë për gjithsej 11 ditë e 25 minuta, duke vendosur rekordin botëror për kohën më të gjatë që dikush ka qëndruar zgjuar. – Advertisements – Ka gjithashtu informacione se Robert MacDonald arriti të qëndrojë zgjuar për 18 ditë e 22 orë në vitin 1986, por nuk u monitorua nga…
Policia ka arrestuar 4 persona në Tetovë pasi të njëjtit dyshohet se në mënyrë të paligjshme kanë organizuar kumar, përcjell TV21. Tek njëri prej të arrestuarve, policia ka gjetur një thikë. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje mbrëma (02-prill) rreth orës 23:00, në një objekt hotelierik në rrugën e “Lubotenit” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat B.H. (43) nga Tetova, pronar i objektit, F.B. (53) nga Haraçina e Shkupit dhe A.R. (56) nga Hasanbegu i Shkupi, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “kumar” e dënueshme në bazë të nenit 398 të Kodit Penal. Të tre janë ndaluar në…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në kuadër të vizitës zyrtare, u takua me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Robert Gollob, me të cilin mbajtën takim tet-a-tet, ndërsa më pas edhe takim dypalësh në të cilin morën pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministrja dhe ministre për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon dhe ministrja për Digjitalizimin e Sllovenisë, Emilija Stojmenova Duh. Në takim u konstatua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenia tani më 31 vite zhvillojnë miqësi të sinqertë…
Shkupi ka një vit e gjysmë në kaos, qytet jofunksional që ngec në vend që të zhvillohet, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së, duke akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryetaren e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Nga atje thonë se në vend që të punojnë për zgjidhjen e problemeve, “VMRO-DPMNE dhe Arsovska po merren me idenë e kthimit të monumentit në Qoseto, i cili në kohën e regjimit ishte vendosur ilegalisht në qendër të qytetit”. “Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Arsovskën, së bashku e festuan fitoren, pastaj u grindën, për tenderat, komisionet dhe ndikimet…
Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të profileve të caktuara të punonjësve shëndetësorë. Më së shumti mungojnë infermierët, mjekët e përgjithshëm dhe mjekët specialistë. E për këtë është shkak ikja jashtë vendit e kuadrit mjekësorë, për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, por edhe për pension më të mirë. Dy vendet më të preferuara të kuadrit mjekësorë janë Gjermania dhe Italia. Nga Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë, Farmacisë dhe Mbrojtjes Sociale për MIA-n thonë se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 ka pasur një largim gradual të infermierëve nga vendi. Advertisements “Në periudhën e treguar nga…
Gjatë ditës së djeshme (04.02.2023) në zonën e Shkupit, sipas informatave të marra, Departamenti i Policisë Kriminale në koordinim me Prokurorinë Publike Shkup pas urdhëresave të gjykatës, kanë bastisur shtëpi dhe disa objekte. Nga 19 lokacione ku janë ndaluar 16 persona për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paligjshme të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve, si dhe pesë prej tyre janë ndaluar në lidhje me dijeninë e një vepre tjetër penale. Gjatë kontrolleve u gjet një sasi e madhe parash me origjinë nga shitja e drogës, të dhëna për persona të…
Ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Dr. Zhan Mitrev kanë kryer me sukses operacionin kirurgjikal të njohur si “zemër mekanike” për zgjidhjen e dështimit kronik të ventrikulit të majtë të zemrës. Te pacienti me sëmundje koronare terminale, ku për shkak të mjekimit afatgjatë, kishte dobësim të madh të muskulit të zemrës, i është implantuar e ashtuquajtura “zemër mekanike”, gjatë së cilës është vendosur një pompë speciale që mbetet në trupin e pacientit dhe e cila ka si funksion të zëvendësojë punën e zemrës. Pacienti ndihet mirë pas kryerjes së këtij operacioni dhe tashmë vijon rikuperimi postoperativ. “Ky operacion është i nevojshëm…
Zëvendës ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut Agim Nuhiu ka vizituar sot Gjimnazin e Tetovës.Ai është takuar me drejtoreshën e këtij institucioni të mesëm në Tetovë Teuta Llalla informon Tetovasot. Nuhiu me këtë rast u shpreh se javën e filluam në Gjimnazin e Tetovës, me “Çadrën Blue” që simbolizon vlerat evropiane në arsim! “Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës me sukses kanë ndjekur disa programe nga Projekti Erasmus+ në Rumani, Itali dhe Turqi!”deklaroi Nuhiu. Ai në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka uruar Drejtoreshën zonj. Kamberi – Llalla, profesorët dhe nxënësit për të gjitha të arriturat në fushën…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot do të jetë në vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski. Në kuadër të vizitës zyrtare Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim me homologun e tij slloven, Robert Golob. Në kuadër të vizitës është paraparë takim bilateral i delegacionit maqedonas dhe slloven. Gjatë kësaj vizite është paraparë nënshkrim i deklaratës së përbashkët për përforcimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Sllovenisë.

