Author: Hamdi Kumanova

Komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM. Nga atje thksojnë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia. Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, shumica e nxënësve e kanë përzgjedhur gjuhën gjermane si gjuhë të dytë të huaj, duke llogaritur që gjuha angleze është gjuha e parë. Maqedonia e Veriut gjatë këtij viti shkollor numëron 185 099 nxënës vetëm në arsimi fillor, ndërsa të gjithë e kanë gjuhën angleze si gjuhë të parë, ndërsa 51 981 nxënës e gjermanishten si gjuhë të dytë të huaj, 26 177 nxënës e kanë frëngjishten si gjuhë të dytë, ndërsa 364 nxënës gjuhën ruse. Gjuha e dytë e huaj është e obligueshme prej klasës së gjashtë deri në…

Lexo më Shumë

Moti dimëror do të rikthehet me temperatura nën zero për disa ditë radhazi. Mot dimëror në javën e parë të prillit. Ftohtë e me reshje dëbore. Pritet formim edhe i shtresës së dëborës. 2.04.2023 – Javën e parë të prillit do të kemi mot tipik dimëror. Të reshurat e shiut që fillojnë gjatë ditës së hënë, shndërrohen në borë në kalimin nga dita e martë, kur edhe do të mbajë mot më i ftohtë. Reshjet e shiut lokalisht mund të jenë mjaft të dendura, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje lokale, e ato të borës edhe të formojnë…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme ka regjistruar gjithsejtë 187 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 134 për tejkalim të shpejtësisë, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 për ngasje të makinës në gjendje të dehur… Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë apel për respektim të rregullave të trafikut me qëllim kontributin për rrugë më të sigurta.

Lexo më Shumë

Në qendrat e votimit në Maqedoni në kuadër të zgjedhjeve parlamentare në Bullgari kanë votuar gjithsej 453 persona që ndjehen si bullgarë. “Dita e zgjedhjeve në vend ka përfunduar e qetë dhe pa fluks votuesish në shtatë njësitë zgjedhore”, njoftojnë nga “BTA”. Siç thonë nga atje, numri më i madh i votuesve ka qenë në Shkup, në Ambasadën Bullgare, ku të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 186 persona, pak më shumë se ata që kanë votuar në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, kur kanë votuar 172 persona. Të drejtën e votës në Tetovë e kanë shfrytëzuar së…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të nisë së shpejti podcastin e tij. Rama ka dhënë detaje përmes Facebook-ut, duke treguar se në këtë podcast do të ftojë politikanë, njerëz të artit, kulturës apo medias. Në podcastin që do të quhet ‘Flasim’, Rama thotë se do të ftojë kundërshtarët e tij, nëse ata e pranojnë ftesën.

Lexo më Shumë

Një person në Leposaviq ka raportuar se pesë persona të panjohur duke i bllokuar rrugën dhe e kanë sulmuar fizikisht.Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pesë persona të panjohur duke i bllokuar rrugën e kanë sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e së dielës, Chelsea njoftoi se ka shkarkuar trajnerin Graham Potter, pas vetëm 7 muajve bashkëpunim. Ky vendim erdhi pas rezultateve negative të trajnerit, derisa ndeshja e fundit në krye të londinezëve ishte ajo e së shtunës ndaj Aston Villa, që e humbën 0-2. Potter udhëhoqi Chelsea në 31 ndeshje, duke regjistruar 12 fitore, 11 humbje dhe 8 barazime. Në këto takime, ekipi i tij shënoi 33 gola, ndërsa pranoi 31. Përqindja e ndeshjeve të fituara është 39%, që është më e vogla se cilido trajner i mëparshëm i Chelsea në shekullin 21.

Lexo më Shumë

Xhamia Shqiptare në Sidnay mundësoi ndarjen e pakove të Ramazanit në Komunën e Likovës dhe Kumanovës me nje vlerë prej 50 euro në produktet bazë. Në këtë mënyrë u solidarizuam me nevojtarët e kësaj ane në kohën e një krize të thellë ekonomike që ka kapluar mbarë globin. Banorët e kësaj ane i falënderohen Xhamisë Shqiptare në Sidnay për kontributin duke lutur Zotin që t’ia jap të gjitha të mirat.

Lexo më Shumë

Pas marshit të zhvilluar dje në sheshet e Prishtinës, një protestë do të zhvillohet sot në Hagë. Shqiptarë të shumtë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugë për në Hagë, që t?u dalin në përkrahje ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në kuadër të Dhomave të Specializuara. Shumë prej tyre me vetura, e të tjerë edhe me organizime të bëra përmes linjave të autobusëve janë duke udhëtuar tashmë për në Hagë. Numri më i madh i shqiptarëve që po mblidhen për këtë mars janë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria. Në disa fotografi të bëra…

Lexo më Shumë

Para 16 vitesh filloi shqyrtimi i planit të Ahtisaarit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Pas dyerve të mbyllura më 3 prill 2007, ishte dëgjuar i dërguari special për Kosovën, Marti Ahtisari duke shpalosur planin që pritet t’i jap Kosovës një pavarësi të mbikëqyrur. Ishte planifikuar që edhe Fatmir Sejdiu të merrte fjalën por pas protestave të Serbisë dhe Rusisë u vendos që ai të mos flas dhe fjalimin e tij ta lexoj PSSP-ja Joachim Ruecker. Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perëndimore si SHBA, Britania e Madhe, Franca po…

Lexo më Shumë

Ushtria e Ukrainës ka bërë një bilanc të ushtarëve rusë që kanë humbur jetën gjatë luftës, ku deri më tani shifrat regjistrohen 174,500. Sipas tyre vetë gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 560 persona që luftonin për Rusinë. Shifra nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet ruse, pasi sipas statistikave të tyre numri është shumë më e lartë se shifrat e publikuara nga ata. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se Rusia kishte pësuar deri në 200,000 viktima, por kjo përfshin trupat e vrarë dhe të plagosur. Загальні бойові втрати противника з 24.02.22 по 02.04.23 орієнтовно склали /…

Lexo më Shumë