Gjykata e Apelit Shkup sot i pranoi ankesat e të akuzuarve Trajko Veljanoski, Spiro Ristovski, Mile Janakieski dhe Vlladimir Atanasovski, e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe lënda rikthehet për rigjykim para shkallës së parë, njofton Portalb.mk. Apeli i Shkupit thotë se Gjykata Themelore Penale është dashur ta shqyrtojë në masë më të madhe çështjen e dispozitave që kanë të bëjnë me amnistinë e ndjekjes penale. Ndryshe, më 26 korrik të vitit 2021, Gjykata Penale e Shkupit i ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” dhe i ka dënuar me gjithsej 25 vjet burg,…
Author: Hamdi Kumanova
Xavi Simons po kalon një sezon mjaft të mirë te PSV Einhoven. Ai është i qartë që performanca e tij mund të bëjë që PSG mund ta riblejë atë përsëri me anë të klauzolës që është në kontratë, por talenti holandez nuk dëshiron të kthehet në Francë. Sipas “Corriere dello Sport”, talenti 19-vjeçar ka rënë në sytë e Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazios. Duket se Lazio është i interesuar për Xavi Simons të cilin dëshirojnë ta sjellin në Olimpico në qershor. Ylli holandez këtë sezon është aktivizuar në total 39 ndeshje, nga të cilat ka arritur të…
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka parandaluar futjen e një pako cigareje në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një Telefon, një kabllo adapteri dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike. Sipas SHKK-së, kjo ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, raporton “Arbresh.info”. “Sot, rreth orës 09:15 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrolle mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera…
Nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, ka folur në lidhje me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Ai foli edhe për një anë tjetër të ish-udhëheqësve të UÇK-së në paraburgim në Hagë.Krasniqi tha se xhaxhai i tij merret me përgatitjen e çajit, Nasim Haradinaj me bukën, ndërkaq të tjerët shërbejnë me rend.“Në qëndrimin ku janë i kanë edhe punët e ndara, dikush e bën bukën dikush shërben me ndonjë çaj. Në këtë aspekt baca Jakup është edhe më i lehtësuar, për shkak edhe të moshës, ai e maron çajin, për përgatitjen e ushqimit, siç thonë, është Nasimi, të tjerët, varësisht…
Në seancën e sotme qeveria ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të disa perimeve dhe frutave, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç tha ai, ngrirja e çmimeve do të jetë në fuqi deri në fund të muajit prill. “Dua ta informoj opinionin se nga data 5 prill e deri në fund të muajit domatet e freskëta nuk mund të shiten më shumë se 70 denarë, kastravecët e freskëta 75 denarë. Qepa nuk mund të shitet më shumë se 60 denarë, lulelakra jo më shumë se 70 denarë, speca jeshil jo më shumë se 90 denarë. Fasulet nuk…
SPB Tetovë njofton se dje në ujërat e Liqenit të Mavrovës janë gjetur mbetje të eshtrave të njeriut. “Më datë 02.04.2023 në Njësinë policore-Mavrovë është raportuar se tek vendi i “Kali i Bardhë” në ujërat e liqenit të Mavrovës në Hanet e Mavrovës, të Gostivarit janë gjetur mbetje të eshtrave nga një skelet njeriu. Inspektimi në vendin e raportuar është kryer me koordinim të Prokurorit Publik dhe po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Prej sonte në mesnatë dizeli do të lirohet për një denarë, ndërkaq benzina do të shtrenjtohet për gjysmë denarë dhe një denarë, informoi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk. Çmimet e reja prej mesnatës: Dizeli: 72 denarë për litër Benzina Eurosupber BS95: 83 denarë për litër Benzina Eurosuper BS98: 85 denarë për litër Vaji ekstra i lehtë 71,50 denarë për litër
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme miratoi vendim me të cilën caktohet çmimi më i lartë i pemëve dhe perimeve. Me këtë vendim, janë të përfshira 11 prodhime edhe atë, domatet e freskëta, trangujt, qepët, lulelakra, speci, grosha, thjerrëza, banania, portokalli, mandarina dhe limoni, informoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, transmeton Portalb.mk. Me vendimin e ri, këto produkte nuk do të guxohet që të shiten më lartë se ky çmim: Domate: 70 denarë Tranguj: 75 denarë Qepë: 60 denarë Lulelakër: 70 denarë Speca: 90 denarë Groshë: 75 denarë Thjerrëza: 110 denarë Babane: 70 denarë Mandarina: 60 denarë…
Vendi ynë dita ditës po shëndrohet në zonë rreziku dhe pasigurie për qytetarët e këtij shteti ku kronika e zezë kap informacionin kryesor të lajmeve në vend. Qytetari i kësaj Republike po sa ta hap televizorin, të lexoj gazetë apo portale përballet direkt me lajme te hidhura që përcjellin frikë dhe pasiguri nga ndodhit e tmershme në shtetin tonë. Alarme të rejshme për BOMBA nëpër shkolla dhe objekte tjera sot e 7 muaj, MPB ende pa zbuluar autorët. Vrasje mafioze në mes të kryeqytetit sikur në filma, autorët në drejtim të panjohur, policia pa rezultat konkret. Vjedhje spektakulare të bankomateve…
Fondacioni Metamorfozis shpall një #CTRLZSfidë për të rinjtë: Arsimi në fokus, ngrije zërin për problemet në arsim – konkurs për videon më të mirë me temë “arsimi”. Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë të rinjtë nga mosha 14 deri në 29 vjet. Pjesëmarrësit në konkurs duhet të krijojnë një video të shkurtër me temën “arsimi” në të cilën ata do të paraqesin një problem të caktuar nga arsimi fillor, i mesëm apo i lartë. Si ndikojnë lajmërimet për bomba nëpër shkolla në procesin mësimor? A mund të ketë mësimi online të njëjtën cilësi si ai në…
Mbrëmjen e djeshme (02-prill) rreth orës 22:20, në Zubovcë të Gostivarit, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 27-vjeçaren A.B. nga Republika e Kosovës për shkak të dyshimit se ajo po qëndronte e padeklaruar në zonë, më pas është ndaluar për procedurë të mëtutjeshme.TS
Në seancën e sotme qeveria ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të disa perimeve dhe frutave, ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Siç tha ai, ngrirja e çmimeve do të jetë në fuqi deri në fund të muajit prill. “Dua ta informoj opinionin se nga data 5 prill e deri në fund të muajit domatet e freskëta nuk mund të shiten më shumë se 70 denarë, kastravecët e freskëta 75 denarë. Qepa nuk mund të shitet më shumë se 60 denarë, lulelakra jo më shumë se 70 denarë, speca jeshil jo më shumë se 90 denarë.…

