Skuterat, veçanërisht pas pandemisë janë kthyer në një mënyrë praktike lëvizjeje. Por po aq janë edhe të rrezikshëm, jo vetëm për ata që i përdorin por edhe për të tjerët që janë duke lëvizur në rrugë. Së fundmi parisienët kanë votuar për të ndaluar marrjen me qira të skuterëve elektrikë në qytetin e tyre, duke i dhënë një goditje operatorëve të skuterëve dhe një triumf për aktivistët e sigurisë rrugore. Pothuajse 90% e votave të hedhura të dielën favorizuan ndalimin e pajisjeve me bateri, treguan rezultatet zyrtare. Referendumi u thirr si përgjigje ndaj një numri në rritje të njerëzve të…
Author: Hamdi Kumanova
Thierry Henry dëshiron ta shoh Messin që ta mbyll karrierën e tij te Barcelona. Messi aktualisht luan te Paris Saint-Germainin, dhe kontrata e tij skadon në në qershor të këtij viti, kurse me të ardhmen e tij nuk dihet ende se çfarë do të ndodh. Henry duke folur si analist në “Amazon Prime Video”, Henry shprehu dëshirën e tij për të parë Messin të kthehet në Barcelonë, ku ai fitoi trofe të shumtë dhe u vendos si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. “Unë do të doja ta shihja atë të përfundojë karrierën e tij te…
Një dhunim ka ndodhur me datën 2 prill në Gjakovë, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.I dyshuari është arrestuar edhe për vepra të tjera penale. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Njoftimi i plotë i policisë: DHUNIM/Gjakovë 20.03.2023 – 13:00. Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, vite më parë e kishte publikuar një shkrim ku flet për kërcënimet që ajo kishte marrë nga forcat serbe.Kandiq përmend faktin se serbët kishin dashur ta vrasin dhe fajin t’ia lënë UÇK-së. Ajo ka dhënë detaje tronditëse rreth vrasjes së nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Fehmi Agani.Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, tha se ish-gjyqtarja Danica Marinkoviq, e kishte mohuar vrasjen e numrit dy të LDK-së nga aparati shtetëror serb. “Më 27 maj 1999, në ditën kur u bë publike aktakuza kundër Millosheviqit, isha rrugës për në…
Tre vjet e një muaj burg për pronarin e portalit “DokazM”, Marjan Stamenkovski. Sipas gjykatës, ai përmes portalit të tij ka keqpërdorur të dhënat personale, për të cilat do të duhet të paguajë një gjobë prej 5 mijë eurosh, pra 250 gjoba ditore, përcjell TV21. Gjykata gjithashtu i ka ndaluar kryerjen e veprimtarisë, d.m.th. në 10 vitet e ardhshme ai nuk ka të drejtë të regjistrojë domain. Gjyqi filloi më 7 mars dhe kundër Stamenkovskit janë ngritur disa kallëzime penale. Ai akuzohet për përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik, shantazh, pirateri të veprës audiovizive dhe keqpërdorim të…
Tre persona janë arrestuar në Prishtinë për mundësim të prostitucionit. Sipas raportit të Policisë, ata u kapën mbrëmë gjatë orës 22:30, me dyshimin për veprën penale ”mundësim apo detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”. “Prishtinë, 03.04.2023 – 22:30. Janë arrestuar tre të dyshuar kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën e mbrëmshme për “RTV Sllovenija” folur më shumë për vendimet e vështira që ka marrë Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane. “Deri tani kemi marrë një sërë vendimesh të vështira, duke filluar nga viti 2001 me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, pastaj me Marrëveshjen e Prespës, me marrëveshjen me Greqinë, si dhe me pranimin e kornizës së negociatave dhe Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. Mund të them se pas gjithë atyre marrëveshjeve, Maqedonia e Veriut gjithmonë doli fituese”, tha Kovaçevski. Lidhur me mundësinë e marrëveshjes me opozitën, Kovaçevski tha se do të…
Në mënyrë solemne sot në ora 12 në Tetovë do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Korridorit 8-të. Në këtë akt solemn përveç liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup, Angela Aggeler, si dhe përfaqësues të tjerë shtetëror, të korit diplomatik dhe mysafirë nga vendi e rajoni. Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka deklaruar se me fillimin për ndërtimin e Korridorit 8-të, ëndrra disadekadëshe dhe shumëgjeneratëshe po realizohet. “Erdhi dita miq, dita e shumëpritur…
Sot dhe nesër në Shkup “Fondacioni Metamorfozis” e organizon Konferencën Ndërkombëtare “Transformimi Digjital i Qytetarëve”. Konferenca organizohet në formatin hibrid dhe do të mbahet në Hotelin Meriot (Shkup), ku një pjesë e pjesëmarrësve do të kenë mundësi të ndjekin fizikisht ngjarjen, ndërsa pjesa tjetër mund të ndjekë sesionet online përmes platformës ZOOM dhe përmes Facebook Live në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook. Konferencën do ta hapin, Sllavica Gërkovska, Zëvendëskryeministre Përgjegjëse për Politikat për Qeverisje të Mirë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut dhe Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis. Folësit…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të vazhdojë gjykimi për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit më 13 shkurt të vitit 2019-të, në të cilin humbën jetën 16 persona, ndërkaq 37 të tjerë u lënduan, njofton Portalb.mk. Në seancat paraprake janë deklaruar ekspertët të cilët e kanë përgatitur superekspertizën makinerike të autobusit të aksidentuar. Avokatët e pjesëtarëve të kompanisë “Durmo Turs”, me superekspertizën pretendojnë t’ia hedhin fajin vetëm shoferit të autobusit, duke shmangur përgjegjësinë për gjendjen e rregullt teknike të autobusit. Nga ana tjetër, avokati i shoferit të autobusit, pretendon që shoferi nuk ka faj,…
Dita Ndërkombëtare e Autizmit është shënuar edhe në Universitetin e Tetovës. Me këtë rast është organizuar një tryezë e rrumbullakët nga ana e Fakultetit Pedagogjik. Profesoresha Jasmina Troshanska, tha se në këtë shtet është shumë vështirë të jesh prind i një fëmije me autizëm. Sipas saj, në vend mungon një regjistër për këta persona që më pas të duhet se si të punohet që të kenë kushte më të mira për trajtimin e tyre. “Krahas asaj që është shumë rëndë të jesh prind i një fëmije me autizëm, poashtu është rëndë të jesh edhe edukatore speciale, sepse roli gradualisht ndryshon.Është…
Më shumë se 8.000 persona me arsim të lartë janë duke pritur për punë në Maqedoninë e Veriut, prej tyre 7370 janë me diplomë universitare, 622 magjistra, dhe 17 doktorë shkencash. Edhe pse nga Agjencia për punësim janë hapur shpallje për 7061 vende pune, është vështir që dikush të kërkojë këtë lloj të stafit pasi më së shumti punëtor nevojiten në industrinë përpunuese, tregtinë me shumicë dhe pakicë, në objekte akomodimi dhe shërbime ushqimore. Ajo që parashikoi se numri më i madh i punësimeve pritet të bëhet në industrinë përpunuese ishte anketa për nevojën për aftësi në tregun e punës…

