Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, konsideron se ndryshimet në Kushtetutë janë vendimtare për fillimin e negociatave. Në pyetjen e gazetarit të MIA-së për zhvillimet aktuale në lidhje me amendamentet kushtetuese, ai theksoi se nëse nuk ka amendamente kushtetuese si parakusht për fillimin e negociatave, ne jemi të kërcënuar me veto nga Bullgaria dhe, siç thekson ai, do të kemi një dekadë bllokim i gjatë, i ngjashëm me veton e Bukureshtit të vitit 2006. Taravari theksoi se si Aleancë për Shqiptarët do të vazhdojnë të veprojnë për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese edhe këtë vit. ” Nuk është vetëm…
Author: Hamdi Kumanova
Shon Kenny– kryetar i departamentit të infrastruktura Bechtel në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të, e cilësojë këtë projekt si i një rëndësie të madhe për Ballkanin Perëndimor dhe vendet e rajonit. “I lumtur që do të punojmë në një projekt që lidh rajonin, aq më tepër do të shënojmë edhe një projekt kualitativ në Ballkan, një projekt të rëndësishëm dhe me një rëndësi kaq të madhe lidhëse. Faleminderit qeverisë dhe partnerëve që besuan punën tonë”, tha Kenny.
“Sot vetëm dua të ju falënderoj”, tha Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të. “Të filloj nga z.Kovaçevski, ish kryeministrin Zaev, gjithë deputetët, kryetarët e komunave për përkrahjen, të gjithë anëtarët e komitetit në qeveri, Ndërmarrjen për Rrugët Shtetërore, Ambasadën e SHBA-ve dhe jam shumë krenar që Bechtel Enka do të ndërtoj këtë projekt madhor. Më së shumti falënderoj një njeri që na dha ëndrrën e tij dhe na mundësoi ta realizoj, Bac u kry, kryetar u kry!”, tha Grubi.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët l, Arben Taravari në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të tha se mbretëresha e komunikimit janë rrugët. “Thonë se mbretëresha e komunikimit janë rrugët, ndaj ky projekt është një ndër investimet më të rëndësishme për vendin dhe rajonin, sepse lidhemi më të gjithë rajonit. Unë uroj punë të mbarë për kompaninë dhe pres të shohim punë kualitative ashtu sic jemi mësuar nga kjo kompani. Punë të mbarë”, tha kreu i ASH-së, Arben Taravari./KlanMacedonia
“Sot po shkruajmë historinë e një Maqedonie moderne dhe progressive, ky gurthemel është dëshmi se po investojmë në projektin më kapital që nga pavarësia vendit”, tha Bllagoja Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të. “Infrastruktura është prioriteti më i madh I kësaj qeverie, kemi dëgjuar shpesh deklarata boshe se duhet investojmë ne infrastrukturë, mirëpo rrugët ishin ato të shekullit të kaluar. Duhet të bëjmë diçka konkrete, duhet punuar për vendin dhe të vendosim që qytetarët të rrinë në këtë vend, të rri rinia dhe të punojmë për…
Hashim Thaçi ka thënë se i vjen keq që për pafajësinë e tij s’do të mund të dëshmojnë disa figura të larta botërore por edhe ato vendore. Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Madeleine Albright, Richard Hoolbroke e disa të tjerë, janë përmendur nga Thaçi si emra që i vjen keq që s’do të mund të dëshmojnë. Ai ka thënë se megjithatë për të do të dëshmojnë “shumë të tjerë që janë të interesuar”.
Masat e marra nga qeveri për ngrirjen e çmimeve do të japin efektin e tyre sidomos gjatë muajit prill. Kjo sipas Bekteshit, do të ndikojë në uljen e konsiderueshme të inflacionit në vend. “Në muajin prill do të ketë rënie të konsiderueshme të inflacionit në RMV.. Nuk e premtoj, por jam i sigurt. Ulje do të ketë edhe në mars, por duke marrë parasysh se masat ndikimin do ta japin gjatë muajit prill, atëherë do të kemi rënie të konsiderueshme të inflacionit në Maqedoni, në veçanti në segmentin për produktet ushqimore dhe energensat në përgjithësi”, deklaroi Bekteshi në “Klan Debat”.…
Ministria e Drejtësisë njofton se VMRO-DPMNE ende nuk ka propozuar një përfaqësues në grupin punues për përgatitjen e Kodit të ri Zgjedhor, madje nuk i është përgjigjur as ftesës që kryesuesi i grupit punues të jetë propozim i tyre. Te Ministria e Drejtësisë deri më tani nuk ka mbërritur asnjë përgjigje, as pozitive e as negative. Për këtë janë informuar të gjithë faktorët dhe organizatat ndërkombëtare. Grupi punues, i cili do të duhet të përgatit Kodin e ri Zgjedhor do të formohet në afatin më të shpejtë të mundshëm. Ministria e Drejtësisë konsideron se në punën e grupit duhet të…
Gjykata Penale në Shkup, duke reaguar ndaj vendimit të Apelit, i cili anuloi vendimin për rastin “Organizatorët e 27 Prillit”, për shkak të pretendimeve për shkelje të theksuara të procedurës, i bëri thirrje opinionit dhe ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, të analizohet se pse po vjetërsohen lëndët gjyqësore. Ky reagim vjen pasi ministri Lloga tregoi se lëshimet po bëhen praktikë për disa gjyqtarë. “Duke iu përgigjur deklaratës së Ministrit të Drejtësisë, si gjykatë i bëjmë thirrje medias dhe opinionin profesional që të analizojnë se ku dhe për cilat dëmtime thelbësore lëndët presin me vite që të marrin formë të prerë…
Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 31 vjeçarin O.A. nga Gostivari të cilin menjëherë e kanë dërguar në burg për vuajtje të dënimit. “Zyrtarët e Policisë të SPB-Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (03-prill) rreth orës 19:30 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 31-vjeçarin O.A. nga Gostivari i dënuar me një vit burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pak më vonë i njëjti është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Maqedonia e Veriut, ashtu si dhe Shqipëria ndodhen aktualisht në fazën e parë të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për fazën e ekzaminimit të legjiclasionit përkatës të të dyja vendeve përballë legjislacionit të BE-së. Kjo fazë njihet ndryshe me termin “sceening” dhe përfshin dhe pjesën e ekzaminimit bilateral ( bilateral screening), që ka të bëjë me mënyrën që secili vend vendos të bëjë përafrimin me legjislacionin evropian. Siç e ka rikujtuar edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez, kjo fazë pritet të vazhdojë deri në fund të vjeshtës të këtij viti dhe më…
Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim në ora 10, organizon ditë të hapur për qytetarët në kazermat “Ilinden” në Shkup, “Jane Sandanski” në Shtip dhe “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e Ditës së NATO-s dhe tre vjet nga anëtarësimi ynë i plotfuqishëm në Aleancë.

