Author: Hamdi Kumanova

Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit me -4 gradë Celsius, ndërsa 7 gradë maksimale janë matur në Gjevgjeli. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike -2 gradë janë matur në Llazaropolë, -1 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, 2 në Kriva Pallankë, Pretor, Ohër dhe Berovë, 3 në Prilep, Vinicë dhe Kumanovë, 4 në Shkup – Zajçev Rid, Shkup – Petrovec, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Dibër, ndërsa 6 në Strumicë, Demir Kapi dhe Dojran. Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 9 centimetra, 6 në Hanet e Mavrovës dhe 1 centimetër në Llazaropolë. Gjatë 24 orëve të…

Lexo më Shumë

Instituti i Politikave Publike – Arbën Xhaferi ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se partia e tij do të mbështes ndryshimet kushtetuese sipas modelit të preambulës kroate. “Deklarata e Kryetarit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski se partia e tij do të mbështesë ndryshimet kushtetuese me kushtin që prembula e Kushtetutës të ndryshohet sipas modelit kroat, duke definuar Maqedoninë e Veriut si shtet-komb i maqedonëve dhe i pakicave është anti historike, retrograde dhe luftënxitëse. Maqedonia e Veriut në fillet e saj si vend i pavarur, përmes Kushtetuës së vitit 1991 të miratuar në mënyrë unilaterale…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani realizoi takim bilateral me homologun e tij italian, Antonio Tajani. Në fokus të bisedimeve ishin procesi i anëtarësimit të vendit tonë në BE, dinamika rajonale dhe ripërtëritja e interesit për Iniciativën I8 ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Italisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë përgjatë Korridorit 8. Ministri Osmani e përshëndeti fokusin e shtuar të Italisë drejt rajonit, i cili ka për qëllim riaktualizimin dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit, duke promovuar njëherit dialogun dhe bashkëpunimin. “Jemi dëshmuar si partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i BE-së…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 03.04.2023 prodhoi 15.600 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 12.446 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.154 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 03.04.2023.

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në cilësinë e senatorit më 1999, në takimin që kishte zhvilluar me Hashim Thaçin kishte theksuar se ai është I vetdijshëm që Thaçi nuk ka kontroll mbi UÇK-në.Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka sjell një deklaratë të Biden.“Ai (Thaçi) më pyeti, cila është këshilla juaj? I thashë këshilla numër një; mos e merr veten kaq seriozisht dhe numër dy; kupto se e di që ti e di që nuk e kontrollon UÇK-në”, kishte theksuar Biden.

Lexo më Shumë

Sot nga ora 13:00 deri në orën 15:00 para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit përsëri sot me anë të një proteste paqësore do të shprehin edhe një herë pakënaqësinë e tyre për të ardhurat e tyre mujore. Ata reagojnë se në Ministrinë e Kulturës dhe Administratën për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, pagat e pothuajse 70% të të punësuarve janë nën pagën mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa dallimi me pagat e të punësuarve në të njëjtën pozitat në institucionet nga lëmia e kulturës…

Lexo më Shumë

Është zhdukur një burrë në Prizren që nga e premtja e kaluar. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në mëngjesin e së premtes ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është nën hetime. “Prizren 01.04.2023 – 09:30. Me 03.04.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia që nga data e lartcekur ende nuk është kthyer. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh policor./Arbresh.info

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, thotë se prokurorja e njohur Fatime Fetai e ka dhënë provimin e jurisprudencës para kohe dhe këtë e ka lejuar ministri i atëhershëm i Drejtësisë i VMRO-DPMNE-së, Mihajlo Manevski. Sipas Ruskovskës, arsyeja për dhënien e një privilegji të tillë Fetait ishte se ajo u tregua një studente jashtëzakonisht e mirë. “Ajo u lejua, me vetëm një vit përvojë pas përfundimit të fakultetit, të jepte provimin e jurisprudencës herët. Nuk ishte sekret, të gjithë e dinim në atë kohë. Ajo kishte mbaruar Fakultetin Juridik dhe në vend të dy viteve…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, së bashku me Emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe Përfaqësuesin Special të Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner. Ky takim sipas njoftimit të zyrës së Kryeministrit, është bërë mbrëmë me ftesë të ambasadorit gjerman në Kosovë, Joern Rohde në rezidencë, raporton “Arbresh.info”. Bashkë me kryeministrin Kurti, ishin edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,…

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump, ka qenë duke u konsultuar me avokatë në Kullën Trump në Nju Jork, ndërsa përgatitet të përballet këtë të martë me akuza penale.Trump ka qenë nën hetim për një transfertë bankare prej 130,000 dollarësh (105,000 £) nga ish-avokati i tij, Michael Cohen, te ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, shkruan BBC.Në lidhje me ngjarjen, avokati i Trumpit, Joe Tacopina, tha se klientit të tij nuk do t’i vihen prangat kur do të marrë pjesë në seancën gjyqësore.Masat shtesë të sigurisë janë vendosur me autoritetet që presin protesta jashtë…

Lexo më Shumë