Nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, ka folur në lidhje me gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Ai foli edhe për një anë tjetër të ish-udhëheqësve të UÇK-së në paraburgim në Hagë.Krasniqi tha se xhaxhai i tij merret me përgatitjen e çajit, Nasim Haradinaj me bukën, ndërkaq të tjerët shërbejnë me rend.“Në qëndrimin ku janë i kanë edhe punët e ndara, dikush e bën bukën dikush shërben me ndonjë çaj. Në këtë aspekt baca Jakup është edhe më i lehtësuar, për shkak edhe të moshës, ai e maron çajin, për përgatitjen e ushqimit, siç thonë, është Nasimi, të tjerët, varësisht se kush qëllon aty, e shërbejnë çajin”, është shprehur Krasniqi.Krasniqi tha se është goxha e rëndë kur në të njëjtin burg ndodhen çlirimtarët e luftës dhe ata që kanë bërë gjenocid. Madje ai përmendi edhe një përplasje verbale të Gucatit me Mlladiqin.“Është goxha e mundimshme dhe e rëndë kur në një burg ndodhen çlirimtarët tonë që e kanë pasur qëllim lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të tjerë që kanë bërë gjenocid. Në vendin ku e shfrytëzojnë të dyja palët, nuk kanë pasur kontakte fizike, por ka ndodhur kur është takuar Hysni Gucati me Mlladiqin dhe janë përplasur me fjalë”, ka shtuar Krasniqi.Ai theksoi se që katër herë i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke shtuar se për të hyrë brenda kanë kontrolle të rregullta, madje herën e fundit i kontrolluan edhe me qen për shkaqe sigurie.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Monika Lubonja reagon edhe njëherë pas publikimit të PAMJEVE me Adi Hilën – kësaj radhe paska goditur rëndë
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar



