Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “Unë e përgëzoj Milatoviqin për zgjedhjen e tij si presidenti i parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar”, ka shkruar Abazoviq në kanalin Telegram. Ai shtoi se Mali i Zi ka një të ardhme të ndritur. “Ne do të punojmë së bashku për një Mal të Zi evropian”, tha Abazoviq. Milatoviq sipas rezultateve preliminare ka mundur bindshëm kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq në raundin e…
Author: Hamdi Kumanova
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në zonën e Astirit në Tiranë. Tv Klan ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku këmbësori kalon nga njëra anë e trotuarit duke tentuar të kapërcejë në anën tjetër të rrugës kryesore të Unazës së Madhe. Pasi që e kalon gjysmën e rrugës dhe kapërcen murin ndarës mes korsive, tenton të kalojë gjysmën tjetër. Por fatkeqësisht, është përplasur nga një makinë. Goditja ka qenë e fortë dhe viktima ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Shihni pamjet këtu:
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor kundër ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe tre ish zyrtarëve të tjerë të Kosovës, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Atje po ashtu do të mbahet protestë nga qytetarë të Kosovës, që kanë marrë rrugën drejt Hagës, për ta kundërshtuar këtë gjykatë. Ndërsa, dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësi, në përkrahje të ish krerëve të luftës.
Policia ka arrestuar një femër 34-vjeçare me inicale B.S. nga Kavadari, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitjr të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Ajo akuzohet për shkak se më 8 dhjetor të kaluar në rrugën “Sloga” në Kavadar, policët e kanë vërejtur duke hedhur pako me heroinë.
Aleanca për Shqiptarët propozimin e VMRO-së e konsideron si mosnjohje të realitetit ose lajthitje të qëllimshme për efekte elektorale. Sipas ASH-së koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë. Maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët 30% dhe së bashku nuk bëjnë përqindjen e kroatëve që janë mbi 90%. Cilësimi i shqiptarëve në propozimin e VMRO-së si pakicë kombëtare edhe një herë tregon se mentaliteti i tyre është kthyer dekada pas dhe kjo është për keqardhje, theksojnë nga ASH.
Në fëmijëri jemi të shtyrë që të falim. P.sh kur dikush ju ka marrë lodrat ai/ajo ka qenë e detyruar që të kërkoj falje, si dhe ju ta falni atë. Ndërsa në moshën e rritur shpesh presim kërkim falje nga dikush e që rrallë herë ndodh. E edhe atëherë kur ndodhë ne nuk harrojmë atë çfarë na kanë bërë, dhe bartim peshën atyre veprimeve gjatë gjithë jetës sonë. Megjithatë është e rëndësishme që të jeni në gjendje të falni e të jetoni të qetë. Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse duhet vepruar kështu. Na ndihmon që të vazhdojmë…
Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, beson se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të zgjasë mbi dy apo tre vjet, pasi thotë se rasti i tyre nuk është aq i madh, në krahasim me raste të tjera që janë hetuar në Hagë në të kaluarën. Më 3 prill do të nisë gjyqi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Dhomat e Specializuara…
Kosova është një ndër vendet e vetme që nuk ka sigurime shëndetësore. Qytetarët në Kosovë, tash e sa vite vazhdojnë të presin nga qeveritë që ta bëjnë sigurimin shëndetësor, por deri më sot kjo nuk është arritur.Ekspertët shëndetësorë kanë thënë për Radio Kosovës se 15 vite pa sigurime shëndetësore, çdo ndryshim tjetër është kozmetik. Qeveria duhet t’i dizajnojë programet e veta dhe shoqëria duhet të përgatitët që të paguajë për shëndet, përkatësisht për sigurimet shëndetësore, është shprehur për Radio Kosovën deputeti i AAK-së, Shëmsedin Dreshaj, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi. Dreshaj tutje ka theksuar se procesi i sigurimeve…
Studentja Emira Selimi, ka njoftuar se ka mbledhur rreth 30 mijë libra, të cilat do të vendosen në bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit. Në paraqitjen e saj në “Opinion”, Emira tregoi se librat i ka mbledhur nga të gjitha qytetet shqiptare, edhe atë vetëm nga qytetarët. “Deri tani më duket se ka shkuar numri në 30 mijë libra. Qyteti i alfabetit e meriton këtë. Librat i kam mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare. Asnjë institucion nuk më ka ndihmuar, libra kanë dhuruar vetëm qytetarët”, tha Emira Selimi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më herët në një intervistë për Telegrafi…
Nëse qengjat dhe delet mund të theren, atëherë pse nuk mund të theren qentë. Deklaratë të këtillë skandaloze ka bërë kryetari i komunës së Strugës, Merko, në seancën e djeshme të rajonit planor Jugperëndimor, në prani të kryetarëve të komunave tjera dhe përfaqësuesve të administratave komunale. Merko në vend që ta zgjidhë problemin me numrin e madh të qenve endacakë në Strugë, tani gjen arsyetime tjera. “Është mirë të therësh qengj, është mirë të therësh kec, por nuk mund të therësh qen. Të rrahim kafshët e egra, të kapim peshk, të shkatërrojmë bimë. Ne bëjmë atë që na duhet për…
Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë, Papa Françesku është liruar të shtunën dhe tani pritet t’i fillojë përgatitjet për javën më të ngarkuar në agjendën e tij vjetore, transmeton REL. Teksa po dilte nga spitali, ai bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarë të grumbulluar duke thënë se ai është “ende gjallë”. Ai ishte hospitalizuar të mërkurën shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij ishte përmirësuar me kalimin e ditëve pasi kishte marrë trajtim mjekësor. Të premten, Papa Françesku e kishte vizituar repartin e fëmijëve me kancer në spitalin e…
Anthony Joshua do të kthehet në ring këtë të shtunë mbrëma, ku do të përballet me Jermaine Franklin në O2 Arena. Lufta do të jetë e para për Joshua që nga humbja e tij ndaj Oleksandr Usyk në gushtin e vitit të kaluar. Joshua do të shpresojë të fillojë historinë e tij të rikthimit në Londër këtë fundjavë, por Jermaine Franklin do të dëshirojë të bëjë më të mirën për t’i dhënë fund narrativës përpara se të fillojë. Lufta mes Joshuas dhe Franklinit do të zhvillohet në O2 Arena në Londër të Anglisë, me fillim nga ora 22:00. Aksionet e…

