Kushtëzimin eventual nga disa parti shqiptare të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare me heqjen e 20%-shit që përkufizon përdorimin e gjuhës shqipe, LSDM-ja do ta cilësonte si shantazh. Ata mbeten në mendimin se heqja e 20%-shit mund të hapet si temë, por nuk është momenti për t’u realizuar. “Në këtë moment prioritet janë ndryshimet kushtetuese dhe vlerësojmë se pikërisht në këtë periudhë kur kemi shans historik, nuk është koha që ky proces të ngarkohet, sigurisht se mund të bisedohet për gjithçka por vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë shfrytëzimi i këtij shansi historik. Vlerësojmë se as në…
Author: Hamdi Kumanova
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i hap rrugën rritjes së madhe të pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar ka vazhduar të ngjallë reagime politike por edhe në opinion. Ekonomisti Abil Baush vlerëson se rritja e pagave nuk do të ndikojë në zbutjen e inflacionit. “Në momentin kur ne marrim masa për kufizimin e çmimeve të disa produkteve bazë dhe nga ana tjetër kur marrim edhe disa masa të tjera për ta zbutur inflacionin në vendin tonë, paraqitet një realizim i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i cili do të duhet t’i rrisë pagat për disa përqindje jashtëzakonisht…
Pas premtimeve të njëpasnjëshme, madje edhe një plani të detajuar urbanistik liqeni I Treskës vazhdon të duket kështu. Asnjë lëvizje në ndërtimet që shihen në letër, autoritetet hedhin fajin njëra tjetrës për ngecje në procedura. – Advertisements – Qytetarët kujtojnë me nostalgji liqenin e dikurshëm të Treskës, thonë se gjendja aktuale është tmerruese, ndërsa janë skeptik se do të ketë përmirësim të situatës. U bëjnë thirrje autoriteteve të bëjnë punë dhe jo vetëm premtime boshe. “Nuk është puna do ta bëjmë sot do ta bëjmë nesër, vetëm me fjalë, me punë nëse nuk bëhet -nuk bëhet. Në 75 është lëshu,…
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri…
VMRO-DPMNE-ja menjëherë do t`i pranojë ndryshimet kushtetuese sipas shembullit kroat – është shprehur I prerë lideri I opozitës, Hristijan Mickoski. Sipas tij, sic njofton KlanM, në Kushtetutën e Kroacisë në mënyrë të zgjeruar përmenden bashkësitë etnike dhe se kjo është formulë e suksesit. “Nuk e di nëse janë të sigurtë se duan që të jetë sipas preambulës së Kushtetutës kroate. Unë jam I gatshëm nëse kjo është formulë suksesi, që nesër të nis procedura, që Maqedonia të jetën shteti I një populli dhe I pakicave në të. Që nesër le të hapim Preambulën e Kushtetutës dhe ta bëjmë sipas modelit…
Izet Mexhiti i cili njihet si kryesori i Grupit të Zjarrit para fillimit të mbledhjes në BDI e thirurr nga Ali Ahmeti u shpreh se brenda javës ka pasur shkarkime pa potencuar emra. I pyetur nëse do të jetë hera e fundit e Mexhitit dera e BDI-së ai nuk deshi të flas para, por u shpreh se pas mbledhjes do të jep deklaratë. Nga burime brenda partisë thonë se mbledhja do të jetë e nxehtë ku sot mund të përfundojë gjithçka ose të zgjidhet çështja mes Ali Ahmetit dhe Grupit të Zjarrit.
Para disa orëve janë gjetur 12-vjeçarja Anisa Ajro dhe 15-vjeçarja Melisa Kurtishi të zhdukura dy ditë më parë, përcjell SHENJA. Policët të cilët gjetën dy vajzat e humbura janë Dashmir Kamberi dhe Valon Ferati. “Sot (01.04.2023) në orën 13:30 në rrugën “Xhon Kenedi”, pranë një objekti shitës në park, nga ana e punonjësve të policisë pranë stacionit policor Bit Pazar kanë gjetur të miturit M.K. (15) dhe A.A. (12), për të cilët mbrëmjen e datës 30 mars ishte denoncuar se kanë humbur kontaktet me familjen” – thonë nga MPB.
Një numër i madh i deponive ilegale me lloje të ndryshme të mbeturinave mund të vërehen në afërsi të Dibrës dhe zonave të banuara. Një pjesë e mirë e këtyre mbeturinave përfundojnë më pas në lumenj, por edhe në liqenin e Dibrës, përmes ujërave të zeza. Kohët e fundit u gjetën vendet ku u hodhën më shumë se 200 goma makinash. Një prej tyre ishte pothuajse pranë liqenit. Një Organizatë Joqeveritare ka gjetur një mënyrë për të ngritur alarmin kur ndodhin hedhje të paligjshme. Përmes një droni, gjejnë lokalitetet e kontaminuara dhe i bëjnë publike. Çdo informacion që…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të një piktori shqiptar në Londër me pretendimin se kishte drogë në mjetin e tij, por në të vërtetë ishte çaj mali. Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Ndërkaq, Rama thekson se Andi Hoxhaj, personi i cili përhapi lajmin në lidhje me arrestimin, është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani. Ndër të tjera kryeministri shtron pyetjen se pse bëhen padrejtësi ndaj këtyre individëve të virtutshëm. “Andi Hoxhaj është një anëtar…
Diplomati i njohur francez dhe ekspert i gjeopolitikës, Mishel Fushe në intervistë për agjencinë shtetërore MIA porosit se ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për vendosje të bullgarëve dhe bashkësive tjera në Kushtetutë janë vetëm çështje teknike për shkak se në të tashmë kemi duzinë pakicash, njofton Portalb. “Në Kushtetutën tuaj tashmë ka garanci për rreth gjysmë duzinë të pakicave të cilët ndodhen këtu. Mungojnë dy ose tre – malazezët, bullgarët, kroatët. Bullgarët janë 3 500 persona. Këtu nuk flas për pasaportat. Sinqerisht në këtë nuk shoh kurrfarë rreziku, as kanosje. Mendimi im për amendamentet,…
Shefja e OKB-së për çështjet e çarmatimit paralajmëroi të premten se rreziku i përdorimit të një arme bërthamore tani është më i lartë se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.“Lufta në Ukrainë përfaqëson shembullin më të fortë të këtij rreziku”, tha Përfaqësuesja e Lartë e OKB-së për çështjet e Çarmatimit, Izumi Nakamitsu në një takim të Këshillit të Sigurimit. Në takimin e kërkuar nga Ukraina, të cilën e mbështetën Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, u diskutua njoftimi i Rusisë më 25 mars se po planifikon të dislokojë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.“Kur bëhet fjalë për çështjet që lidhen…
Me fillimin e muajit të Ramazanit, për herë të parë filloi të thirret ezani nga altoparlantët në xhamitë në New York, raporton Anadolu. Në tri xhami në lagjen Astoria në Queens, ku shumica e popullsisë përbëhet nga muslimanë me origjinë shqiptare, boshnjake dhe arabe, zëri i ezanit mund të dëgjohej nga jashtë. Muslimanët që dëgjuan thirrjen për namaz pranë Qendrës Islame Astoria, Dar Al-Dawah Masjid dhe Xhamisë Al-Iman, u dyndën për t’u falur.

