Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pekën, i cili akuzohet për mashtrimit kompjuterik.Sipas Prokurorisë, Peka dhe një person tjetër i paidentifikuar kanë hakuar profile në Facebook të disa shtetasve nga Kosova. Më pas, ata iu shkruanin të afërmve të këtyre personave duke iu thëne: Jam sëmurë. Më çoni 1 mije ose 1 e 500 euro sepse nuk dal dot nga spitali se jam rëndë.Ata iu kërkonin t’i dërgojnë paratë online. Peka ishte në arrest shtëpie që në qershor për të njëjtat dyshime. Tërheqjen e parave e kanë bërë të afërm të një burri 85-vjeçar. Nipi i të moshuarit, nusja e nipit, vëllai dhe dy shokë, 9 veta në total.Një shtetas nga Kosova kishte denoncuar në Prishtinë që kishte marrë nipin dhe i ka thënë që a i ke tërhequr lekët, por ai i ka thënë jo, kujdes se je mashtruar.Avokati i Pekës, Tefik Sulejmani, pretendon se prokuroria nuk ka asnjë provë që të lidhë klientin e tij me mashtrimin e pretenduar./A2CNN
Data 19.04.2024
Aktuale
- ASH: Mickoski konfirmoi se po përgatitet një front anti BE dhe NATO
- Këto janë rreziqet me të cilat përballeni nëse flini me flokë të lagur
- Adelina Ismaili: Lejoni armëmbajtje për femrat e rrezikuara, vini re se asnjë klerik fetar nuk…
- Lukaku do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit
- Jakimovski: “Guximshëm për Maqedoninë”, opsioni i vetëm me qëndrime të qarta maqedonase
- Në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni punojnë 4.656 mësues dhe bashkëpunëtorë
- As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshim në pamjen e saj
- Mërgata pret rezultate nga zyra e diasporës