Diplomati i njohur francez dhe ekspert i gjeopolitikës, Mishel Fushe në intervistë për agjencinë shtetërore MIA porosit se ndryshimet kushtetuese që duhet t’i bëjë Maqedonia e Veriut për vendosje të bullgarëve dhe bashkësive tjera në Kushtetutë janë vetëm çështje teknike për shkak se në të tashmë kemi duzinë pakicash, njofton Portalb.
“Në Kushtetutën tuaj tashmë ka garanci për rreth gjysmë duzinë të pakicave të cilët ndodhen këtu. Mungojnë dy ose tre – malazezët, bullgarët, kroatët. Bullgarët janë 3 500 persona. Këtu nuk flas për pasaportat. Sinqerisht në këtë nuk shoh kurrfarë rreziku, as kanosje. Mendimi im për amendamentet, t’ju përgjigjem në pyetjen, edhe pse nuk do të doja të përzihem në punët tuaja të brendshme është se bëhet fjalë për problem teknik. Nga ai do të mund të bëjmë problem të madh politik nga arsye politikane. Problem teknik është për shkak se në Kushtetutë tashmë ekziston ky status i pakicave. Pasi që ato amendamente do të hyjnë në Kushtetutë, ju automatikisht kaloni në fazën e dytë të negociatave. Do të thotë, duhet të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë që është e mundur dhe këtë e quaj interes kombëtar. Unë nuk jam maqedonas, kjo është vetëm një këshillë miqësore”, thotë Fushe, i cili është profesor i gjeopolitikës së zbatuar.
Ai pret që në vend të gjindet mençuri e mjaftueshme që të bëhet ky hap për shkak se shteti tashmë ka humbur 15 vite për shkak të Greqisë, ndërsa tanik rrezik ekziston që kjo të jetë rast edhe me Bullgarinë.
“Maqedonia e Veriut humbi 15 vite në inkuadrimin drejt NATO-s, jo për shkak të fajit personal, por për shkak të fqiut jugor. Kjo është gjeopolitika e emrit dhe rreziku është që të humbet kohë edhe me një fqinj tjetër, Bullgaria. Shpresoj se në këtë vend do të gjindet mençuri e mjaftueshme, pragmatizëm dhe largpamësi që të ndërmerren vendimet të cilat i përkasin interesit kombëtar. Nga njëra anë në interesin tuaj ëshzë që të konsolidohet ai model tipik i Maqedonisë, qytetar i shoqërisë multietnike dhe t’i shtohet edhe një dimension tjetër i përkatësisë, përkatësisë drejt BE-së, drejt identitetit evropian”, thotë Fushe.
Lidhur me atë se nga viti 2013, kur anëtare u bë Kroacia nuk ka progres lidhur me zgjerimin, gjeopolitikani francez decid se progresi nuk varet nga Brukseli, por del nga stagnimi i reformave të vendeve anëtare.
Për metodologjinë e re konsideron se është e volitshme për shtetet kandidate sepse mund të matet progresi i tyre, etapë pas etape, por thotë, edhe në BE gjithashtu ka nevojë për reforma të brendshme, ndërsa ai ishte qëndrimi i Francës në vitin 2019.
“Këtu bën pjesë posaçërisht çështja për vendimmarrjen e njëzëshme, rreth çështjeve fiskale, rreth çështjeve nga sfera e politikës së jashtme dhe mbrojtjes. Për më shumë vende të Evropës, ky është prioritet. Nëse e pezullojmë të drejtën e vendimmarrjes së njëzëshme lidhur me politikën e jashtme, nuk do të kishte veto bullgare. Do të thotë, kemi nevojë të ecim shumë më shpejtë me zgjerimin, megjithatë vendet kandidate duhet të realizojnë reforma të vërteta. Reforma esenciale është në pikëpamje të shtetit juridik. Pavarësi të gjyqësisë”, potencoi Fushe.



